Ky është momenti kur një adoleshnte shtatzënë, e cila po transportohej për në spital, ka rënë nga barrela dy herë, teksa mjekët e nxirrnin nga autoambulanca.
16-vjeçarja kishte humbur ndjenjat dhe transportohej për në spital, në Huancayo, Peru.
Por, ndërsa e zbrisnin nga barrela, grupi i mjekëve dhe disa persona nga stafi i sigurisë së spitalit, nuk kanë arritur ta mbajnë barrelën, duke e rrëzuar bashkë me vajzën në tokë.
Ata u përpoqën ta ngrinin sërish vajzën, por këtë herë kishin hapur gabim këmbët e barrelës, ç’ka bëri që ajo të rrëzohej sërish.
Megjithatë, vajza nuk u dëmtua dhe arriti të lindte me anë të operacionit Cesarian.