Bashkia Tiranë/ Ja si do të jenë abonetë duke filluar nga muaji qershor

27 Maj 2017, 14:00Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës njofton qytetarët përdorues të shërbimit të transportit publik qytetës se si do të jenë abonetë për muajin qershor 2017.

Formati i kartonit shoqërues të aboneve, mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimin “Bashkia Tiranë” me germa kapitale. Në anën e djathtë, vertikalisht, shënohet me shkrim muaji dhe viti përkatës me numra natyrore. Në mes të kartonit shoqërues bashkëlidhet aboneja e prodhuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në pjesën e mbrapme të kartonit shoqërues janë të listuara linjat qytetase të Bashkisë së Tiranës, ku është e vlefshme aboneja.

Gjithashtu Bashkia u bën me dije qytetarëve se çdo njoftim tjetër apo prezantim i kartelave të pajtimit mujor (abone) jashtë këtij standardi, që mund të jetë vendosur si njoftim në mjetet e transportit qytetës ose kioska, nuk korrespondon me formatin e miratuar nga Bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës është duke marrë të gjitha masat e nevojshme, si dhe fton qytetarët që të pajisen normalisht me abone, duke mos i konsideruar këto njoftime.

1 komente në “Bashkia Tiranë/ Ja si do të jenë abonetë duke filluar nga muaji qershor”

  1. Ari says:

    Po ai qe do ta filloj muajin psh ne date 7 apo 10 etj si behet? Si ne vendet e tjera te botes, aboneja mujore fillon kur do qytetari jo kur do kompania. E dyta, perse nuk mundesohet psh aboneja ditore? Apo 10 ditore etj? Me ne fund, pse bileta e blere nuk eshte me afat psh 1 ore? Apo 30 min?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje