Biologë e studentë zhvilluan një ekspeditë në lagunën e Patokut në ditën botërore të breshkave detare, të cilat janë ndër më të rrezikuarat nga ndotja e vijës bregdetare.
Biologu Prof., Dr. Idriz Haxhiu drejtoi disa shkolla të kryeqytetit në këtë ekspeditë ku shpjegoi rëndësinë dhe mbrojtjen e breshkave.
“Kemi të bëjmë me një grup gjallesash shumë të rëndësishme për natyrën. Janë në rrezik,” shprehet Prof., Dr Haxhiu.
Përfaqësues të zonave të mbrojtura e vunë theksin tek zvogëlimi i numrit të breshkave si pasojë e ndotjes së lartë të bregdetit nga prurjet e lumenjve.
“Çdo lloj gjallese është në shërbimin e biediversitetit,” thotë Kreshnik Toni, përf. i zonave të mbrojtura.
Ekspedita ka bërë të mundur lëshimin në det të disa breshkave të rëna në rrjetat e peshkatarëve të Patokut.