Një grua në Wiskonsin, SHBA nuk u dorëzua lehtë kur një person tentoi t’i grabiste makinën.
Pamjet e filmuara në një pikë karburanti gjatë ditës, tregojnë momentin kur grabitësi shfrytëzon mungesën e vëmendjes së gruas, hyn në makinën e saj dhe tenton të largohet.
Por, gruaja është hedhur menjëherë mbi kofano, duke u mbajtur pas fshirëseve të xhamave, për të mos e lejuar të largohej.
Rrjedhimisht, grabitësi ka zbritur nga makina disa çaste më pas dhe është larguar, duke marrë vetëm çantën e saj.