Ky hajdut bizhuterish në Japoni u përpoq t’i shpëtonte policisë në një arratisje thuajse dramatike.
Ai u filmua teksa vraponte në rrugët e qytetit, i ndjekur nga disa punonjës policie, por në fund kanë qenë mushkëritë e tij, ato të cilat e kanë tradhëtuar.
Duke e patur të pamundur të mbushej me frymë për shkak të vrapimit të gjatë, ai është dorëzuar duke u shtrirë në tokë, pa patur aspak fuqi për të reaguar, ndërsa arrestohej nga policia.