Shpëtim Idrizi: Të rikthehet shërbimi ushtarak i detyruar për të rinjtë

25 Maj 2017, 11:24Sociale TEMA

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë nr.5 në Tiranë, ku ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputetja Mesila Doda dhe kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës.

Idrizi gjatë takimit me banorë të kësaj njësie, propozoi që të rikthehet shërbimi ushtarak për të rinjtë, si dhe në moshën 18-vjeçare çdo shqiptar të bëjë betimin mbi flamur.

Ne do të propozojmë që të rinjtë t’i rikthehen shërbimit ushtarak.

T’i rikthehen një muaj shërbimit ushtarak dhe besoj se këtë e praktikojnë edhe vendet më të përparuara në botë.

Ne mendojmë se do na ruajë Zoti dhe të tjerët, por në radhë të parë ne duhet të ruajmë veten tonë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë të bëjnë një muaj shërbim ushtarak.

Ne gjithmonë kemi besuar që një formim atdhetar do të na bëjë ta duam më shumë këtë vend.

Po nuk e deshëm ne atdheun dhe njëri-tjetrin, nuk mund të na duan të tjerët. Një tjetër propozim i PDIU-së është që të rinjtë kur të arrijnë në moshë madhore, të bëjnë betimin para flamurit.

Të bëjnë para flamurit dhe të jenë krenarë dhe të kuptojnë se Shqipëria është vendi ynë dhe duhet ta ruajmë e ta zhvillojmë.

Kjo është arsyeja pse ne kemi veç një atdhe, nuk kemi dy atdhe.

Ne duhet t’ju japim mundësi të rinjve të bëhen pjesë e tregut të dijes dhe tregut të punës”, u shpreh Shpëtim Idrizi.

11 komente në “Shpëtim Idrizi: Të rikthehet shërbimi ushtarak i detyruar për të rinjtë”

  1. AC/DC says:

    Para kujt flamur o idriz atij qe fillon me 20 app atij qe fillon me 50….P.o. ku njef flamur e ideal to dhe race jote e qelbur
    .Pushti

  2. Ushtaraku says:

    Shum dakort, por jo me pak se 3 muaj. Po me mire do te ishte 6muaj.

  3. asd says:

    Kjo do te thote qe ju nuk keni ndermend te shkoni ne cameri?

    1. Lugati says:

      6 muj e kane tamom…osht shume e nevojshme….sa trrine rrugve tu pi bar

  4. Petrit Leka says:

    Mbeshtes plotesisht mendimin e z Shpetim Idrizi. per futjen e detyruar te sherbimit ushtarak pas shkolles se mesme. Jo vetem per rritjen e aftesise mbrojtese te atdheut,qe ne historine e vendit tone eshte e domosdoshme,por dhe ne kalitjen e karakterit burreror te rinise tone . Me pare tek ne” nuk te jepnin nuse pa bere ushtrine” Jeta e njeriut qe te jete e suksesshme kerkon disipline,ndjenje pergjegjesie para ZOTIT, familjes dhe atdhe dashuri te larte, dhe qe te arrihet rreshti dhe edukimi ushtarak ne nje kohe te caktuar eshte i nevojshem.

  5. shefi says:

    jam plotesisht dakort me propozimin tuja , por do te isha i mendimit qe nje muaj ne vit te behet per studentet , kurse per te rinjte qe nuk vazhdojne shkolle te larte te jete te pakten tre muaj , pasi nje muaj nuk vlen mobilizimi qe duhet te bejne , pale njohurite qe duhet te marrin . Vec kesaj sherbimi ushtarak ka vlera te pa zevendesueshme edukative per keta te rinj qe nuk rregullojne as krevatin e tyre .

  6. elvis says:

    Dakord jam edhe une. Ta fillojme nga djali yt nese ke, apo nipcet e tu nese s’ke djale…
    Te lene leshte te rinjte duke ngrene caj e fasule e ju te tallni trapin me dokrrat tuaja…

  7. PE says:

    Po kjo per fushate ishte? I humbe gjysmat e votave.

  8. enter"" says:

    Pse nuk hani nje mut te madh me mire?
    Italia, Spanja, Anglia, Franca, Gjermania, Amerika etj nuk e kane me detyrim.

    Nese keni merak coni femijet tuaj…rrace idiote

  9. lelegu says:

    Duhet sherbimi ushtarak e te pakten minimumi 6 muaj. Sherbimi ushtarak te meson te jesh i disiplinuar dhe te kujdesesh per veten tende dhe mbi te gjitha te duash vendin tend.

  10. sit... back..and relaks →→→ says:

    po cdo mbrohesh ti a tu mbyllte e mendjes, me 1-2-3 apo dhe 1 vit sherbim te detyruar ushtarak?!!! Po lufta pervec ushtareve do dhe arme a tu mbyllte, po me alltije e karabina do e mbrosh atdheun? Po avionet i bete skrap, anijet skrap, nendeteset skrap, tanket skrap, bunkeret i hodhet ne ere per tju marre e shitur hekurin, vendstrehimet ne qytete e fshatra i bete themele per pallate, rezervat shteterore nuk mjaftojne as per nje jave lufte etj etj, pse tallni loqen me njerezit? NUk rritet patriotizmi duke bere ushtrine por duke e futur si lende edukative ne kurrikulat shkollore, ne lenden e gjuhes – historise – letersies – gjeografise. Qe perpara se te shkojne ushtare te mesojne te shkruajne shqip, te flasin shqip, te recitojne shqip, kendojne shqip, te dine malet, fushat e lumenjte e shqiperise, te dine e mrat e atyre qe dhane jeten per te tera keto. Ushtria eshte si te mbash pushken e te luftosh por shkolla eshte ajo qe te ben te kuptosh per cfare po lufton e qe nuk po iken mish per top per interesat e castit te politikaneve te rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje