VIDEO/ Batuta e Papa Franceskut me Melania Trump: Po me çfarë e ushqen?

25 Maj 2017, 09:05Sociale TEMA

Papa Francesku duket se e ka kapur të pavëmendshme Melania Trump, gjatë takimit në vizitën zyrtarre të çiftit presidencial në Vatikan.

Melania u filmua në momentin e takimit me Papën, kur ky i fundit e pyet me shaka: “Po me çfarë e ushqen? Me potica?

Zonja e parë duket se u hutua për një moment dhe iu përgjigj pyetjes me një tjetër pyetje: “pica?”, duke shtuar më pas me buzëqeshje, “po.”

Në fakt, nuk ka qenë një gabim nga ana e Papës dhe këtë e ka konfirmuar edhe stafi i Melania Trump më pas.

Potica është një ëmbëlsirë tradicionale sllovene, e ngjashme me kekun, për të cilën Papa Francesku ka deklaruar edhe më parë se e ka dobësi dhe është një batutë që e përdor sa herë që takohet me një slloven.

2 komente në “VIDEO/ Batuta e Papa Franceskut me Melania Trump: Po me çfarë e ushqen?”

  1. Demi says:

    Sa te mesoje Melania kulturen, mbaron kater vjecari.

  2. lej feni says:

    Papa ky gaztor koqe produkt perdhunimi i konkuistadoreve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje