FOTOT/ Restaurimi: Brenda Bashkisë së Vlorës…

25 Maj 2017, 10:58Sociale TEMA
FOTOT/ Restaurimi: Brenda Bashkisë së Vlorës…

Ndërtesa ku sot gjendet Bashkia e qytetit të Vlorës po i nënshtrohet procesit të restaurimit i cili është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve pasi më parë projekti u shqyrtua dhe diskutua në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Ndërtesa tre katëshe ku gjendet Bashkia e qytetit të Vlorës është monument kulture i kategorisë së parë.

Ky objekt ështe ndërtuar gjatë viteve 1914-1917 dhe shërbente si ndërtesa e Konsullatës italiane.

Autor i kësaj vepre është inxhinieri italian Luigi Beretti.

Në këtë periudhë janë ndërtuar një sërë objektesh administrative cilësore si: ndërtesa e Bashkisë me dy kate (sot Muzeu Historik i qytetit), ndërtesa e Bankës kombëtare me tre kate, e ngritur në sheshin e Flamurit si dhe pavionet një katëshe të spitalit (të cilat ndodhen dhe sot brenda oborrit të spitalit të qytetit të Vlorës).

1 komente në “FOTOT/ Restaurimi: Brenda Bashkisë së Vlorës…”

  1. Vasil Qesari says:

    Skandaloze !!! … Eshte demtuar e tjetersuar, krejtesisht, pamja autentike e nderteses se ish-Konsullates Italiane.
    Sikur te ishte gjalle, projektuesi i saj Italian, Luigi Beretti, do te shkulte floket me ulerima.
    Nuk kuptoj, çfare njerezish dhe institucionesh jane keta qe aprovojne keto lloj shemtish te cilat i quajne “restaurime”.
    Me nje veprim te tille, per vlonjatet, fshihet pergjithmone edhe nje imazh tjeter autentik i asaj çka kishte mbetur nga Vlora e dikureshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje