‘Hugo Boss’ hedh shtetin shqiptar në gjyq, ja arsyeja

25 Maj 2017, 18:11Sociale TEMA

Shoqëria  gjermane e veshjeve “Hugo Boss Trade Mark Management GMBH” ka hapur një proces në gjykatën administrative në Tiranë kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave ku palë e tretë është edhe avokatura e shtetit.

Kompania gjermane i kërkon gjykatës të shfuqizoje regjistrimin e markës me numër AL/T/2015 me aplikant shoqërinë italianë “Andrea Bossi”, raporton Monitor.

Ankesa e Hugo Boss ne Gjykatën e Administrative të Apelit bë me datën 19 maj.

Kompania italiane Andrea Bossi ka kërkuar të regjistrojë markën e saj për artikuj veshjesh, këpucësh, kapelesh.

Përfaqësuesi i saj në Shqipëri sipas të dhënave nga Drejtoria e markave dhe Patentave është Ardit Loloçi me adresë “Rruga e Bogdanëve”. Mirëpo gjiganti evropian i veshjeve Hugo Boss ka  paditur autoritet shqiptare për regjistrimin e kësaj marke.

Marka është një fjalë, simbol, vizatim, apo kombinim i fjalëve, i frazave, simboleve apo vizatimeve që identifikojnë dhe dallojnë burimin e mallrave të një pale nga ato të një pale tjetër.

Përkufizimi i markës se shërbimit është i njëjtë me atë të markës tregtare, me përjashtim që ato identifikojnë dhe dallojnë burimin e shërbimeve dhe jo produktet.

Sistemi i regjistrimit ndërkombëtar të markave rregullohet nga dy marrëveshje ndërkombëtare në të cilat Shqipëria ka aderuar si shtet anëtar:

 

Legjislacioni kombëtar që rregullon regjistrimin ndërkombëtar të markave përbëhet edhe nga: 1. Ligji Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë industriale” 2. VKM Nr. 1706 datë 29.12.2008 “Për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit” Kreu XV dhe XVI. Kompania Hugo BOSS pretendon se po abuzohet me markën e saj në Shqipëri. Si një grup globalisht aktiv, kompania shet koleksionet e saj në 127 vende në mbarë botën. HUGO BOSS ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme shitjen me pakicë në vitet e fundit.

Në fund të vitit 2016 Grupi ka operuar 442 dyqane të shitjes me pakicë në mbarë botën. Përveç kësaj, HUGO BOSS shet koleksionet e tij në dyqane brenda dyqaneve. Grupi ka 7,700 pika shitjeje. Në vitin fiskal 2016, 62% e shitjeve të grupit janë realizuar nga pikat e veta të pakicës. Biznesi me shumicë i kontribuoi 35% shitjeve të Grupit.

6 komente në “‘Hugo Boss’ hedh shtetin shqiptar në gjyq, ja arsyeja”

  1. Albanian lawyer says:

    Pergezime per lajmin interesant dhe ndergjegjesues per publikun. Por ju beje me dije te keni me merak edhe ligjin per te dhenat personale.. Personalisht i njoh keto marka dhe me duket nga nje pamje e jashtme se marka Andrea Bossi nuk ka element aq sa te ndikoj ne ngaterresen e publikut me marken hugo boss.
    Gjithsesi gjykata do shprehet deri ne fund me arsyetimin e saj.
    Ne shqiperi marka Hugo Boss duhet te kete parasysh te shesi me cmimet me te ulta ne te gjitha vendet e saj duke patur parasysh nivelet e pagave dhe jo te kerkoj lart e poshte neper gjykata sesi te behet monopol edhe te na varferoj duke blere kostume nga me te shtrenjtat ne rajon.
    Gjithsesi suksese..

  2. Albanian law says:

    Pergezime per lajmin interesant dhe ndergjegjesues per publikun. Por ju beje me dije te keni me merak edhe ligjin per te dhenat personale.. Personalisht i njoh keto marka dhe me duket nga nje pamje e jashtme se marka Andrea Bossi nuk ka element aq sa te ndikoj ne ngaterresen e publikut me marken hugo boss.
    Gjithsesi gjykata do shprehet deri ne fund me arsyetimin e saj.
    Ne shqiperi marka Hugo Boss duhet te kete parasysh te shesi me cmimet me te ulta ne te gjitha vendet e saj duke patur parasysh nivelet e pagave dhe jo te kerkoj lart e poshte neper gjykata sesi te behet monopol edhe te na varferoj duke blere kostume nga me te shtrenjtat ne rajon.
    Gjithsesi suksese..

  3. mirel says:

    Mire e kane, nuk e kane shkruajt Bossi

  4. Al KU says:

    Personalisht kam disa vjet që blej veshje tek Andrea Bossi, me çmime të arsyeshme.
    Asnjëherë nuk më kanë lënë përshtypje për ngjashmëri me Hugo Boss. Nuk kanë as reklama që të joshin me emrin e Hugo Boss.
    Nuk e kuptoj sesi emri mund të ndikojë tek ngatërrimi i markave kur lexohet qartë Andrea…. në vend të Hugo…

  5. Armando says:

    Ka shume te drejte H.boss qe e ka hedhur ne gjyq duke ditur dhe nivelin e konsumatorit SHQIPTAR eshte me te drejte me shume nje sakrifice qe bene H.boss sesa per perfitim parash….ketij andre bossit desha ti kujtoj qe nje rast pikerisht ne itali ku gjykata Nuk lejoj nje familje te paraqiste ne lokalin e familjes se vete mbiemrin e tyre Gucci ,,,sepse mund te krijonte konfuzion dhe te shfrytezonte nje imazh tjeter ate te Gucci.edhe po flasim per fusha komplet te ndryshme biznesi njera familje restoratori dhe tjetra ne mode.

  6. Kot says:

    Nje kerkim bera ne fb dhe shof qe asgje ska kopjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje