Tragjedia në familjen e Gjovalin Kadelit, para tij vdiq edhe gruaja

26 Maj 2017, 18:09Sociale TEMA

Deputeti Gjovalin Kadeli ka ndërruar jetë ditën e sotme, por dhimbja në familjen e tij bëhet edhe më e madhe.

Kjo, pasi edhe bashkëshortja e tij ndërroi jetë më shumë se një vit më parë, po nga një sëmundje e rëndë.

Gjë që pohohet edhe nga ana e kryeministrit Edi Rama, që ka ngushëlluar fëmijët e Kadelit.

“Miq, kundërshtarë, kolegë, po pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës.

Me keqardhje thellësisht të sinqertë, mora lajmin për vdekjen e tij dhe nuk gjej fjalë për të ngushëlluar fëmijët që pas nënës humbën edhe babanë…

U prehsh në paqe Kadel”, shkruan Rama.

1 komente në “Tragjedia në familjen e Gjovalin Kadelit, para tij vdiq edhe gruaja”

  1. Defrimi says:

    VETEM KUR DEGJOJME LAJME TÈ TILLA KUPTOJME RENDESINE E DITEVE QE JETOJME. NGUSHELLIME FAMILIAREVE U PREFTE I QETE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje