KQZ miraton listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, gati për garë edhe kandidatët për Kavajën

28 Maj 2017, 13:14Politika TEMA

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për garën elektorale të 25 qershorit.

Mbledhja e KQZ që u zhvillua sot, ishte parashikuar të mbahej dje pasdite, por u shty për shkak të disa parregullsive në lista.

KQZ ka miratuar gjithashtu edhe kandidatët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, zgjedhjet për të cilën zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme, më 25 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje