Macron shmang Trump për të përqafuar Angela Merkel

28 Maj 2017, 17:09Sociale TEMA

Diçka duket se nuk shkon midis presidentit francez Emanuel Macron dhe atij të SHBA, Donald Trump.

Pas një shtrëngimi të çuditshëm duarsh, që tregonte kontrollin e presidentit francez, kamerat kanë filmuar një tjetër moment të sikletshëm për Donald Trump.

Gjatë takimit të NATO-s dy ditë më parë, Emanuel Macron shihet teksa i afrohet grupit të udhëheqësve botërorë, midis të cilëve gjendet edhe
Trump, por në momentin e fundit, Macron e ka shmangur presidentin amerikan.

Madje, në video duket qartë edhe zhgënjimi i Trump, i cili ka mbetur për një çast me krahët hapur, ndërsa presidenti francez e ka shmangur për të përqafuar kancelaren Merkel.

Si të mos mjaftonte kjo, Macron ka takuar thuajse gjithë pjesëtarët e grupit, duke e lënë Trump të fundit.

Në momentin e takimit midis të dyve, presidenti i SHBA ka tentuar shtrëngimin e tij karakteristik të duarve, ku përpiqet ta tërheqë personin përballë tij, por nuk i ka ecur me presidentin francez, Emanuel Macron.

Nëse ka diçka që Trump ka përjetuar gjatë udhëtimit të tij në Europë, është pikërisht ajo të cilës ai i trembet më shumë, të qenit larg vëmendjes dhe neglizhuar nga të tjerët.

Kjo u pa kur ai shtynte kryeministrin e Malit të Zi, për të dalë përpara në momentin e fotografisë. Ishte gjithashtu e dukshme edhe në momentet kur bashkëshortja e tij refuzonte t’i jepte dorën, ndërsa zbrisnin në aeroport në Arabinë Saudite dhe Izrael. Por, u pa edhe në tentativën e Trump një ditë më parë në samitin e G7, kur zuri vend në mes të grupit të liderëve gjatë një fotografie, duke mbuluar thuajse plotësisht kancelaren Angela Merkel.

Trump duket se ka vuajtur për pak vëmendje gjatë këtyre takimeve.

1 komente në “Macron shmang Trump për të përqafuar Angela Merkel”

  1. Tirana says:

    Vleresim maksimal për Macron.Qytetërim+ Dinjitet +Personalitet=Burrë Shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje