Ky është momenti kur një motoçiklist është shtypur nga një kamion në Kinë.
Pamjet filmuara nga një kamera sigurie, tregojnë momentin kur kamioni ishte duke dalë në rrugë, ndërsa shoferi nuk e ka vënë re motoçiklistin që po afrohej më tepër se ç’duhet, duke e shtypur atë.
Kamioni kalon sipër motoçikletës, ndërsa sapo shoferi e ka kuptuar se çfarë po ndodhte, ka zbritur menjëherë për të ndihmuar motoçiklistin.
Video është publikuar në rrjetin “Liveleak,” ndërsa nuk dihet nëse motoçiklisti ka arritur të mbijetojë ose jo, apo në çfarë gjendjeje ndodhet.