Listat e paplota të PD-së dhe mungesa e formularëve të dekriminalizimit të kandidatëve për deputet lka shkaktuar debate në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Denar Biba gjatë mbledhjes deklaroi se nuk ka kohë për verifikimin nëse kandidatët janë me precedent penal, ndërsa anëtarët shprehen kundër plotësimit e pjesës së dytë të listës.
I lihet serish kohe për deklarimin e të dhënave të deputeteve, ndërsa miratohet fleta e votimit për zgjedhjet në Kavajë.
Debatet në mbledhjen e KQZ-së
Biba: Ne nuk kemi më kohë për përgatitjen e procesit zgjedhor. Dihet që për fat të mirë apo të keq, fletët e votimit nuk prodhohen në Republikën e Shqipërisë por jashtë saj prej vitesh tashmë. Kërkohet një kohë e caktuar për prodhimin e fletës.
Zguri: Si deklarata janë të bukura por nuk ke pse ta bësh.
Biba: E bukur apo jo e bukur mos më thuaj mua i thuaj qytetarëve.
Zguri: Merre dhe lexoje rendin e ditës, boll rrëmuje ke bërë.
Juristi i PD, Njazi Kosovrasti: Nëse pranojmë 26-ën ose nëse pranojmë ose të gjithë rregullat sesi administrohet dokumentacioni në Komisionin Qendror të Zgjedhje, kjo nuk do të thotë që 26-ta kur partia bën gjithçka të përsosur.
Juristi Ervin Salianji: KQZ-ja duhet të kishte sjellë atë që PD-ja ka sjellë atë listë dhe ne të kishim konstatuar këtu mbledhje mungesa që do të thotë mungesa në lidhje me vendet bosh që s’ka plotësuar në lidhje me dokumentacionin dhe pastaj atë që thotë Kosavrasti kthimin për plotësim
Dhie zgjebosur dhe bishtin perpjete cfare po behet!!!!!!mbushni barkun njehere me pune pastaj na cani veshet me green ideas