Besnik Mustafaj: Lista ka mungesa të rëndësishme, ja cilët duhet të ishin kandidatë

29 Maj 2017, 21:14Politika TEMA

Në emisionin “Të Paekzpozuarit”, me moderator Ylli Rakipin, sot është diskutuar situata e krijuar në PD.

Mungon Topalli por jo Berisha mungon Patozi por jo Flamur Noka”, tha me ironi Rakipi.

Ndërkohë ish themeluesi i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj deklaroi se lista “Basha” ka mangësi të mëdha.

“Lista është me mungesa të mëdha dhe të papërligjura, unë kam lexuar në media pasi nuk dija asgjë ashtu si të tjerët, këtu kam parasysh shumë emra që do t’i bënin nder dhe do të tërhiqnin elektoratin. Këtu kam parasysh Topallin, Patozin, Bregun, por edhe figura të tjera, apo edhe gjatë kësaj kohe është mungesa e Belind Këlliçit, i cili ka qenë njeriu më i votuar pas Bashës. Këlliçi nuk ka qenë kandidat zyrtar i Bashës, por në vend të tij ka qenë Salianji, po kështu mungon edhe Alizoti i cili është marrë me të përndjekurit politik” – u shpreh Mustafaj.

 Lubonja: Lista ishte një provë për Bashën, premtimi i ndryshimit të madh që ai kishte bërë në çadër, që normalisht pati një mënyrë zhgënjimi që si u mbyll çadra, kërkohej që të paktën të rinovojë lista. Në tërësinë e vetë listës i mungojnë ata personat të cilët unë do të kisha dashur t’i evidentoja në çadër, ajo është një cadër e dështuar dhe lëvizje e dështuar. Çadra duhet të ngjallte shpresën me figura të reja, por kjo nuk ndodhi, pra listës i mungojnë persionalitet e reja të çadrës që nuk ndodhi.

 Rakipllari: Kundërshtarët e sotëm të Bashës e kanë votuar që kryetari të bëjë listën dhe jo të votohen nga forumet. Në zgjedhje gjykohet kryetari pastaj ekipi. Basha ka të drejtë të zgjedhë ekipin e tij . Kjo listë nuk është e papritur, pasi gjatë këtyre katër viteve ka ndërtuar një profil të vetin.

2 komente në “Besnik Mustafaj: Lista ka mungesa të rëndësishme, ja cilët duhet të ishin kandidatë”

  1. Temaperne says:

    Ish themeluesi i kujt mo? Ore po pse mashtroni ne nivele feminore o Tema?

  2. Dhjetoristet '90 says:

    Dy idiote zemer muter,”gjykojne” kryeleshin e pedes qe diktatori i d’ores se fshehur,Ramiz Alia,gatoi ne dhjetor ’90 e ne vazhdim.Mustafaj eshte midis te zgjedhurve te Nexhmie Hoxhes e Ramiz Alias.Kete s’e luan topi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje