PD dështon përsëri me listat. Digjet afati i vendosur nga KQZ për sonte më 19:30

29 Maj 2017, 20:05Politika TEMA

 


Partia Demokratike ka dështuar sërisht të paraqes sonte më 19 30 listat e plotësuara në KQZ, duke rrezikuar seriozisht rregjistrimin dhe zgjedhjet në tërësi.

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri u shpreh  se PD ende nuk është paraqitur me listat, duke shkelur afatin 24 orë që i ishte lënë.

Të njëjtin shqetësim ndau edhe anëtari i Komisionit, Bledar Skënderi, i cili shtroi mendimin se procesi duhet shtyrë duke i vënë afat kohor tjetër PD-së.

“Dje na u komunikua që listat duhet të vinin. I dhamë 24 orë kohë për të plotësuar mungesat subjektit zgjedhor. Sot jemi në kushtet që nuk është paraqitur nga subjekti asnjë shtesë për listat, që është i nevojshëm. Të ndodhur në këto kushte, duhet të shtyjmë më tej procesin, të hedhim shortin për fletët e votimit, dhe pastaj presim PD-në të na dorëzojë listat,” tha Skënderi.

KQZ mori vendimin për të shtyrë afatin për listat e PD-së deri nesër në orën 09:30.

1 komente në “PD dështon përsëri me listat. Digjet afati i vendosur nga KQZ për sonte më 19:30”

  1. AGRON says:

    KAM NJI PYETJE PER KQZ E KRYETARIN E SAJ,JU PUNONI NE BAZE TE KUSHTETES O NE KOKEN TUAJ,SI JU SHKON NE MENDJE E KU E MERRNI ATE FORCE TE MOS ZBATONI LIGJIN.KA NJI LIGJE KU FLET QART E KUSH NUK E RESPEKTON E NUK E ZBATON TE LIHET JASHTE ZGJELLJEVE.SI MUNDET TE NA BESOJ BOTA NE SHQIPTARVE KUR KQZ E PARA THYEN KUSHTETUTEN.KENI TURP APO KAQ SHUM JENI TE PA FTYR.TREGONI VETEM NJI HER SE KENI DENJITET E MORAL DUKE E ZBATUAR LIGJIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje