Gruaja e ish-deputetit të PD-së sulmon Topallin: Ku ishte ti kur më hoqën nga puna mua dhe demokratët e tjerë?

29 Maj 2017, 17:27Politika TEMA

Jo të gjithë e kanë pritur mirë lëvizjen e Jozefina Topallit kundër Lulzim Bashës.

Një prej tyre është edhe bashkëshortja e ish-deputetit demokrat Fatos Hoxha, Anila Rumano Hoxha.

Sipas saj, Topalli nuk ka folur kur janë pushuar apo larguar demokratët e tjerë.

Statusi i Anila Rumano Hoxha

Unë dhe Jozefina,

Miqtë dhe mikeshat e mia, po reagoj me këtë status sepse jam e bindur që si unë, shumë nga ju duke parë anonçimet në tv, lajmet , portalet e ndryshme në fb etj keni folur dhe protestuar në veten tuaj.

Shumë nga të “rëndësishmet/it” sot kanë shpërthyer në zemëratë të madhe sepse nuk kanë më mundësi të gëzojnë këtë status pasi janë përjashtuar nga të shkretat “lista” kandidatësh për deputet.

Të gjithë pa dashur jemi të ndikuar politikisht kush më shumë e kush më pak sepse natë e ditë politik dëgjojmë.
Unë, sot e kam me femrat , sepse me fjalë të mëdha ose të vogla ato janë shumë të rëndësishme kudo, majtas, djathtas dhe qendër për politikën, në shtëpi, në treg, mësuesi, polici e shumë e profesione të tjera.
Unë sot e kam me Jozefinën jo me Majlinda Bregun.

Jozefin, ti ke qenë e “rëndësishme”, “Grua e hekurt”, thonë aty ku ishe, por dhe une kam qenë e ”rëndësishme” dhe “ grua e forte” aty ku isha, në pozicionin tim si Zv Drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të paktën kështu thonë edhe për mua.

Unë nuk jam si ty… E di pse?

Sepse Qeveria në atë kohë më emëroi në atë detyrë, dhe unë u mundova të punoja sipas kërkesave të Ligjeve që normojnë punën në Policinë e Shtetit.

Kur Qeveria Rama më flaku në rrugë në mënyrë të jashtëligjshme Ti, Ti nuk e ngrite zërin për mua, për femrën e parë dhe të vetme në ate funksion në 100 vite të Shtetit Shqiptar.

Ti, nuk mbrojte një femër, që kurrë në asnjë moment nuk shkeli Ligjin dhe pati guxim ti thoshte shumë të vërteta ish ministrit të dështuar Sajmir Tahiri , kur shumë koleg të mi që JU i vlerësonit për “burra”, dhanë dorëheqje në shenjë mungese kurajoje për të mbrojtur punën e tyre.

Unë nuk e bera këtë.

Unë nuk kisha foltore në dispozicion dhe nuk bëja sherr për gjëra të papranueshme për ata që ju kanë votuar, ama Ti, e kishe të thjeshtë për të folur për shumë nga NE që sot janë në shtëpi padrejtësisht.

Unë nuk jam si ty Jozefine… E di pse?

Sepse unë njoh Ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin tim shkova në Gjykatë deri në atë të Lartë dhe i fitova te gjitha shkallët. Pse? Sepse nuk kam shkelur Ligjin ndërsa ju “ të rëndësishmit” e djeshëm dhe këta të sotmit, keni dhe “Maliqin”.

Prapë dhe sot, unë jam në shtëpi dhe nuk mi japin të drejtat e profesionit, asgjë më tepër nuk kam kërkuar, ndërsa Ti dhe Majlinda(tani po merrem dhe me të) i keni mundësitë të riktheheni në profesionin tuaj të mëparshëm.

Boll Jozefine, përkrahjen dhe simpatinë e njerëzve për ty mos e përdor keq, sepse “Partia jote dhe e imja” nuk ka filluar të bjerë sot kur drejtohet nga Republikani i Ri, por që kur drejtoje ti dhe Majlinda në Republikën e Vjeter, dhe ti e di mirë, ama shumë mirë këtë GJE.

E ke ditur dhe atëher në zgjedhjet e kaluara parlamentare, kur shumë kolegë të tu u hoqën nga listat dhe u hodhën në rrugë, përse ? Ti prapë nuk fole…

A kishe një përgjigje?

Sot pse proteston?…

Boll Jozefine,

Ti, Majlinda dhe të tjerët si ty ,të “përjashtuarit”.

Sot nuk duhet të flitet me mllef.

Sot nuk bëhet analizë, nuk bëhet thirrje kundër Kryetarit.

Sot detyrimet ndaj Partisë Demokratike janë më shumë se kurrë.

Ti dhe Majlinda duhet të “sakrifikoni” këtë muaj, HESHTNI, sepse kjo që ju kërkohet është shumë pak.

Mos u bëni Ju femra “të rëndësishme” ndër shkaktarët dhe shkaqet e humbjes së PD në zgjedhjet elektorale.

37 komente në “Gruaja e ish-deputetit të PD-së sulmon Topallin: Ku ishte ti kur më hoqën nga puna mua dhe demokratët e tjerë?”

  1. student says:

    Nje ish punonjese e policise me ne fund tregon se sa te drejte kane pase ata qe e kane pushuar nga puna. Ka qene ne polici vetem si grua deputeti dhe si fill BLU i PD- se. Po prandaj e kemi policine keshtu si e kemi.
    PD do behet se s ben me keta injorante qe dhe kur duan te thone dicka s dine ta thone.

    1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

      Zoja Anila Ku ishe tine kur Berisha pushkatoi 4 shqiptar ne Bulevard me 21 Janar??
      A e ngrite tine zonin moj demukrate buzkuqe per njiket krim te pa prezedent per nji vend demokratik??
      Paske ken dhe nandrejtoresh mi grue,por jon e sigurt nga ato “a-non-qimet” me duket ?

    2. mateo says:

      Per cfare kontributi qenka vene ne polici,kjo mjelese lopesh,qe na shet pordhe tani?
      Pale na mburret se paska qene e para femer nder 100 vjet ne kete post!
      Haaaaaaaaaaaaaa,cfare gallate!
      Partia te ngre,partia te ul!
      Asnje vlere nuk ke patur,moj grua oficeri,qe edhe ai foli kunder Berishes kur ai e perzuri si deputet!
      Ti je vetem nje dordolece me uniforme e asgje me teper!

  2. Brezi i djegur says:

    Ne cilat gjykata i moret te drejtat zonje, ne ato te Sales apo ato te lales??

  3. andromeda says:

    Kjo e shkreta grua ‘e hekurt’ e identifikon gabimisht interesin e partisë së vet me interesin personal. Është shumë explicite. Mezi ç’pret që të fitojë Luli e kjo të rivendikojë vendin që ka patur. Vetëm se Luli tradhëton shpejt dhe e ka pabesinë në gjak.

  4. Sit back and relaks says:

    Anonçimet?!!! Ne cilen faqe te fjalorit te gjuhes shqipe mund ta gjejme kete fjale?

    1. Fshatari says:

      Kjo ka punuar me Kuli-qin

  5. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    keshtu ndodh kur Hanemja ne vend qe te vishte bourka e te pillte nja 7 gyzele nen thundren e Hasonit me mustak ,ulet ne karriken e drejtorit te policise se shtetit te Albanistanit duke folur si e ema e Zikes ne maj te thanes tashme ne pencion duke shikuar telenovela turkish history ”sulltani i madherishem…………………!!!!!!!!

    1. Qifi says:

      Habhabhab sa kam qeshe. Bravoooo gjyzelet meritjne vetem hurin prapa

  6. albaniafirst says:

    Nje tjeter “koke e madhe” qe na e paskan hequr nga puna socialistet. E pra e dime te gjithe se si perdorej “fshesa” ne kohen e PD-se. Edhe LSI-ja te njejten strategji ka perdorur.

  7. p says:

    Ka ngel policia dhe ushtria ne dore te ketyre gjeneraleve…O Zot…si ajo gjeneralja tjeter , ajo e papara , e paarriteshmja ne shuuume fusha , gjenera….leshi Shehu !
    Apo nuk i bene dhe reklame…kerko mor Tare kerko…ku je futur !
    I hengert mortja Dibranet !

  8. albaniafirst says:

    Drejtoret e Drejtorive dhe zevendesit e tyre jane staf politik I nje ministri te caktuar dhe si te tille duhet te japing doreheqjen kur ka nderrim te ministrave perkates. Ne te kunderten ato largohen nga ministri I ri. Ky eshte rregull jo vetem kur ka ndryshim te partis ne pushtet, por edhe kur nje minister I ri I te njejtes parti vjen ne fuqi, stafi I ministrit te vjeter largohet. Kjo zonja mund te kete qene e zonja, por nuk mund te punonte me nje minister te nje partie tjeter. PD ka larguar nga puna deri dhe shoferet dhe pastruesit e institucioneve kur merrte pushtetin.

  9. Myftaresha says:

    Kjo dhe i shoqi i saj nje ish oficer i kohes se Enver Hoxhes kane qene te privilegjuar edhe ne kohen e komunizmit , kur banonin ne Berat dhe ku pasi nderuan teseret epartise dhe u ben me PD-ne e Sali Ram Berishes ben karriere duke u transferuar ne Tirane. Me burregrua llapazan dhe se burri i kesaj gruajeburrë nuk ka. Jane si njeri tjetri dhe ja kane ndjere lezetin Partise Demokratike,kur kishte gjera ne dore por tani qe nuk kane me hane mbetur si peshku krap ne zall. Nuk e kuptoj dot cfare lidhje ka kjo qe shkruan kjo burregrua me Jozefinen?! Apo shpreson ta fusin ne punen nga e hoqi Edi Rama.

  10. Iliri says:

    Ketu eshte ndryshimi….ty oj police te hoqi nga puna kundershtari politik…kurse keta LULUSHI MOJ…

  11. Marku says:

    Eshte e cuditshme,te gjithe kur emerohen jane te ligjshem,ndersa kur shkarkohen eshte e paligjshme. Nuk na thua moj zonje,kujt ja zure vendin ne “menyre te ligjeshme” kur te emeruan ? Po kur ‘buri” yt ne komisionin hetimor parlamentar e quante “rrugace” nje tjeter zonje qe ishte Prokurorja e Pergjitheshme e Republikes,pse nuk reaguat as ne menyre te ligjeshme e as morale ? Edhe ajo ishte e para femer ne 100 vjet ne ate post……

  12. POLICI NGA KATUNDI says:

    Ik moj plere.Shpjegohu si e kape ate vend pune,e mbasandaj mbase te besojme.Po dale nje here ti moj e deputetit,po pse ytat ta la ate vend pune qe doje te rinje gjithe jeten tende?Pastaj moj e ish deputetit,po kur na hoqet ne nga puna dhe i kapet vendet ju u erdhi mire?.
    EPO ESHTE ME RADH MOJ E ISH DEPUTETIT,SE E THOT DHE KENGA,NATA MAJA RIPA RIPA,NJE HER MA HIPE DHE NJE HER TA IPA.
    NGUSHELLOHU MOJ E DEPUTETIT.

  13. Orli says:

    Anila me dafllakun e saj e beri fatos pacavuren debutet,tani qe eshte ne fazen e menopauzes e nuk ja var njeri paska filluar te lehi ……

  14. vaso says:

    Levizja apo pushimi nga puna i nenpunesve dhe jo vetem,mbajtja peng e administrates nga politika,eshte problemi me madhor ne Shqiperi.
    Ne keto 4 vjet nuk pati as pozite,as opozite.Vetem nje parlament qesharak qe nuk arriti kurre te diskutonte me tone serioze.U moren jo me kot me te ashtuqujturat reforma,dhe ne fund me sa duket do te jemi ne qytetaret e thjeshte qe s’kemi pare gje akoma.

    1. lola says:

      Vaso me siguri u zgjove nga gjumi kur u shpernda parlamenti .Edi Rama jo vetem nuk pushoi njeri nga puno por miratoi dhe ligjin e nepunesit civil per te mbrojtur te punesuarit.Jo me kot shume socialiste qe prisnin te zinin vendet e punes nga e cila pd i flaku,u zhgenjyen.Kjo individja ja fut kot sepse ashtu sic e ka sqaruar nje parafoles ,cdo minister i ri sjell me vete stafin e ri.Po nga ta dije e gjora ish komuniste.

  15. Ibreti Alem says:

    Ka plas budalliku ne PD. Gjith tu shkrujt neper fejbuqe e tu sha njoni tjetrin per inatet e vjetra. Gra qe ta quajn veten te hekurt mimin dhe kte te fejsbukut sot kam degjuar un. Merkeli kjo dmth. A pika qe sju bie kur u nda fejsbuku per te gjithe u bet te gjith gazetare inatesh personale. Pikaaa pika

  16. Baca-Bajram says:

    “Partija jote dhe e imja…”, vetm me kete deklarim t’i e justifikon vendimin per te hequr nga puna…, Sic duhet t’a disch dhe s’kam ndonje dyshim ti e nderuar zonje, e di shume mire, qe forcat e policise jane apolitike dhe eshte e ndaluar me ligj qe te bejn pjese e partive politike. Pra nuk keni arsye pse te ankoheni per nje shkelje kaq te mirfillt, qe s’ka as nevoj te shqyrtohet nga gjykata, e cila te paska dhen te drejten.

  17. butrinti says:

    TI MOJ ZONJE KE QENE GABIMISHT NE ATE VEND PUNE DHE NE ZBATIM TE LIGJIT JE PUSHUAR PER KETE NUK KE ASPAK TE DREJTE TE FLASESH PER JOZEFINEN PAMVARSISHT KUSUREVE TE SAJ .

  18. ilo says:

    Nuk e njoh dhe as nuk dua ta paragjykoj Zonjen por menyra si ka shkruar duke kerkuar mbrojtjen e te drejtes se saj nga eksponente te nje partie politike vetem e depolitizuar kjo zonje nuk paska qene ,reagimi i saj ne gjuhen popullore perkthehet ku ishit ju Pd kur ne na hoqen nga puna se jemi militante tuaj keshtu i bie qe sa here te nderrohet pushteti politik ne shqiperi te punesohen vetem militant qe eshte shume e demshme ,zonjes ne fjale nqs i eshte ngrene e drejta ka gjykata qofte ne shqiperi por edhe te gjykata e te drejtave te bjeriut ne Strasburg ku mjaft shqiptar kane gjetur te drejten nga veprimet arbitrare te qeverive te ketyre 25 viteve ne Shqiperi

  19. Pallatet Agimi says:

    Zoti Basha! Prandaj partija qe tani u be e jotja ka falimentuar. Pa lexoje se c’mbrojtje te ben! Njesoj, ne mos me keq se ato kryetaret e kooperativave te kohes te Enverit. Ben thirje se sot, ne kete moment nuk behet analize. Por kur? Kur te kesh humbur komplet dhe kur analiza perkatese do te vlej vetem per te pare ne se ke dizanteri apo kolere?
    “Partija, thote kejo pafillo, nuk ka filluar te bjere sot, por dje kur drejtje ti Jozefine e Majlinda” a thua nuk e di se kur e pse ka rene damllaja ne kete parti. Zv. Drejtore policije kejo shkarashkruese qe nuk vlen as per zevendes mjelese lopesh. Imagnjinoni qe kejo, pak te thuash idjote, na paska fituar edhe te drejtat deri ne Gjykate te larte. Ai vetingu ne se nuk i djeg ” me zjarr” keto gjykata bashke me kete te Larten, duhet djegur vete me zjarr bashke me kryeministrin, ne se nuk perkushtohen sic ka thene. Saimir Tahiri, “minister i deshtuar” se na paska pushuar kete lloj portreti. Natyrisht qe eshte i “deshtuar”, pasi me kete mentalitet partiak e kete arsyetim, ajo duhej te jepej per ndjekje penale.
    Tashme eshte shume vone z. Basha per tu larguar nga kejo lloj zgjebe qe te ka rrethuar. Por, sidoqofte me mire vone se kurr. Te pakten shpeto sa te mundesh nga lekura dhe aktiviteti yt krejtesisht i dyshimte.

  20. eri says:

    ashtu si te flaken ty nga ai vend pune ashtu kane flakur edhe nje tjeter kur te vendosen ty,,, edhe keshtu do te jete perseri

  21. Shqiptari Ilirise says:

    Moj……qe me vjen zor ta them.Moj injorante e shkrete.Kaq je e budallallepsur pas partise qe mesa duket e paske mjele mire me tet shoq sa nuk e di qe posti i zv/ministrit eshye post politik.Degjon moj tutkune,post pooliiitiikk!Qe do te thote se me ndryshimin e partive politike ndryshojne dhe personat politike.
    O çna ka gjetur me keta injorante qe rendin pas partive duke lepire b….e kryetareve dhe mbushin zyrat e shtetit.

  22. niki says:

    Zonje ju deklaruat me siper qe jeni e PD-se,ja pra shkaku pse. Ju kane larguar nga policia.Ju duhet ta dini, qe me ligj ne polici duhet te jesh i apolitzuar

  23. Alban Dega says:

    In a message dated 5/12/2010 11:11:39 A.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:

    TE HESHTIM APO TE MOS HESHTIM !?

    – Nje mesazh per artistet, mendimtaret…. dhe mbare shqiptaret!

    -Nga Alban Dega , Nju Jork

    Te heshtim apo te mos heshtim….Pergjigjen e shkelqyer kesaj pyetjeje qe i mundon shume jo vetem shqiptaret e ka dhene ne menyre te persosur Nobelisti i famshem Cifut Elie Wiesel ne Romanin e tij te famshem “Nata” . Zoti e bekofte !
    ” Ne Gjermani ata erdhen fillimisht per komunistet dhe une nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja komunist.
    Atehere ata erdhen per Cifutet e une perseri nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja cifut.
    Me vone ata erdhen per sindikalistet dhe une perseri nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja sindikalist.
    Pastaj ata erdhen per Katoliket dhe une perseri nuk u ndjeva. Une nuk fola sepse une vete ishja protestant…
    Me ne fund ata erdhen per mua dhe atehere nuk kishte mbetur askush te fliste…”, thote Prifti Martin Niemoller duke folur per diktaturen naziste ne Gjermani.
    A nuk ndodhi keshtu edhe me diktaturen komuniste ne Shqiperi… Une nuk fola. Ti nuk fole. Ai nuk foli. Ne nuk folem. Ju nuk folet…. Ata nuk folen!
    E filloi me bashkepunetoret e fashizmit ne nuk folem. Ne heshtem sepse ne nuk ishim bashkepunetore te fashizmit!
    Ata erdhen per bashkepunetoret e anglo-amerikaneve dhe ne perseri heshtem. Heshtem sepse vete nuk ishim bashkepunetoret e anglo- amerikaneve!
    Me vone ata erdhen per agjentet e jugosllaveve, ruseve, kinezezve, te dreqit e te birit…. Ne nuk folem sepse vete nuk ishim agjente te tyre!
    Atehere ata erdhen per pirfterinjt, hoxhallaret, dervishet, popet… Ne e qepem bile edhe u bashkuam me ta duke ngritur zerin e doren edhe kunder Zotit!
    Me ne fund ata ardhen per gjeneralet e luftes, per ministrat deri edhe per kryeministrin… Ne nuk folem. Nuk folem sepse vete nuk ishim as gjenerale, as ministra, as kryeminister.
    A nuk po ndodhe e njejta gje me ate qe e quajme “ajka e artit shqiptar“, me deputetet sejmene te pozites, me nje pjese te intelektualeve.
    Cfare beme ne keto 20 vjet !?
    “ Parate e piramidave jane te pastra si kristali” Jo vetem e degjuam, por edhe vrapuam si te cmendur tu dhuronim djersen e mundin shumevjecar si nje cete te marresh!?
    “Me ne fitojne te gjithe!” E degjuam dhe besuam. Fituam mbi 2 000 varre me shume. Rreth 8 000 te plagosur, te sakatuar per jete… Humbem 2 miliarde dollare!!!
    “ Aleanca per ndryshim” Ujku behet qingj … Kur te genjen dikush njehere e ka fajin genjeshtari, thote filozofi popull…. Kur te genjen per here te dyte , te trete, te katert …. shumefishohet faji i te genjyerit!….. Shihni “kolonelin e Asfalise” e ben jo vetem keshilltar, por edhe minister, pasi ai u be gjeneral i Asfalise duke ua dhuruar a shitur Otranton sigurisht me miratimin e urdherin tij…
    Jo vetem e degjuam por edhe i dhame voten.. Sa vota!? Ai vete e numeroi! Kush numeron e gabon vet e peson! Ai asnjehere nuk gabon! Nese i numeroi keq ose shume keq nje te treten e tyre… Nuk pati faj. I nevojiteshin qe te mos i zbriste kalit te pushtetit. Kali i poushtetit nuk eshte kal mishi e gjaku…. Kali i pushtetit eshte sot kal floriri per te dhe klanin e tij. Kali i pushtetit eshte edhe kali i imunitetit per zollumet ndaj miletit!
    Po sot!? Shihni vetem artistet… talentin e kombit… Shume prej tyre jane vene ne rrjesht, njeshkolone si dikur ne zboret e Partise nga ish Komisari enverist i Batalionit te Mjekesise Sali Berisha , nga Paria e Tiranes, sic i quan heroi i demokracise se Shqiperise dhe i lirise se Kosoves Mendimtari atdhetar Prof. Dr. Shenasi Rama, despotet e sotem 24 karat enveriste te Tiranes.
    Ata dine vetem nje parulle “ Parti Enver jemi gati kurdohere!” Sot kjo parulle turpi e kolaboracionizmi me neo-diktaturen e votave te vjedhura eshte “ Parti- Sali, kurdo gati na ke ti!”
    Nuk ka diktature me te keqe se diktatura me parulla demokratike, se diktatura me fasade demokratike! Kjo eshte demokracia e Sali Berishes!
    Ku eshte doktori i zemres qe me shpetoi dy here jeten e babait tim duke lene edhe mesimin!?
    Ku eshte Betimi i Hipokratit per te sheruar edhe hasmin e armikun e vet me te madh!?
    Ku eshte humanizmi i liderit, e shoqja e te cilit hap ekspozita deri ne Seline e OKB-se dhe ne Kapitol per Nene Terezen, per monumentin e humanizmit boteror, per Nenen e Perbotshme shqiptare te humanizmit.
    Cfare hipokrizie madhore !? Cfare dyfytyresie gjigande!? Cfare tjetersimi monumental!
    Ekspozita humanizmi kur vellezerit e tij te nje gjaku e te nje gjuhe, kur 22 deputete te Kuvendit te Shqiperise , kur 200 shqiptare rrezikojne jeten e shendetin ne nje greve urie per te drejten themelore te njeriut : lirin e barazine e votes qe e ka vjedhur pushteti i korruptuar!
    Pse nuk happen kutite e votave!? Pse tallet me rrenat e pafytyra per Gjykatat, qe i komandon me nje te shkelur syri!?
    Pse tallet me Kushtetuten qe e shkel, qe e perdhos, qe e njollos ne cdo hap te tij despotik!? Kujtoni vetem 97-en me mbi 10 000 viktima! Kujtoni vetem Gerdecin me 26 te vrare e qindra te plagosur! Kujtoni vetem marreveshjen atdheshitese te Otrantos !?
    Jo. Une kurrsesi nuk dal mbi Gjykatat… Jo une kurrsesi nuk mund te dal mbi Kushtetuten e terrci e verrci. E kush jane per te Gjykatat dhe Kushtetuta!?….
    Gjykatat jane maska e krimet te vjedhjes dhe manipulimit te votave!
    Kushtetuta eshte vetem sebepi per tu mbyllur gojen shqiptareve dhe per tu hedhur hi syve disa burokrateve te Evropes plake qe demokracine e ndajne ne ky standarte, nje per gjithe boten e lire e nje tjeter “ good enough for Albanians… boll e mire per shqiptaret” me nje te treten e votave” te numeruara keq ose shume keq”, sic thuhet ashiqare ne vete raportet e tyre zyrtare!
    Mesazhi i tyre eshte i qarte: votoni shqiptare! E drejta e votes eshte e drejte themelore e njeriut… Ta shfrytezoni e ta gezoni!
    Votoni shqiptare votoni Ta gezoni demokracine! Per ti numruar votat keni Saline! Gjithnje i ka numeruar sakte: me 26 maj e me 20 tetor 2006.… me 3 korrik 2005! Me 28 qershor 2009 beri numerimin me te mire te mundshem, duke i numeruar “keq ose shume keq vetem nje te treten e votave“. Perpara numerimi i keq paska qene 99. 999 per qind si dikur…. Pse ai qeveris vetem me me pak se nje te dhjeten e ketij 33 per qindshi te numeruar keq ose shume keq, pak ka rendesi?….
    Ndaj mbyllni gojen! Ndaj heshtni! Ndaj sus…. Se po pengoni heqjen e vizave dhe integrimin e Shqiperise me “ nje te treten e votave te numeruara keq ose shume keq” ne zgjedhjet e fundit…. Ky eshte standarti ala shqiptar i demokracise evropiane!
    Votoni shqiptare votoni! Vetem heshtni!
    Heshtni sepse edhe une Evropa plake heshta dhe u llangarosa ne breke fare kur mustaqecjapi marshonte mbi Berlin, mbi Prage, mbi Varshave. Pastaj i erdhi rradha Parisit, raketave mbi Londer… Pse?
    Sepse edhe une Evropa e mencur perdora trurin e atij gomarit qe po e hante ujku dhe vazhdoi te lutej deri ne grahmen e fundit : O zot beje enderr! Pasi mposhti te gjithe heshtjet me radhe derisa nuk mbeti me kush te fliste ….
    Zot ruajna mendte e krese ! Pa kete heshtje asnje diktator e despot nuk do ta kishte pasur te lehte te qeveriste e livadhiste ne asnje vend te saj!
    A ka shtrat me te nxehte per cdo diktature, per cdo te keqe te vogel e per cdo katrahure te madhe se sa heshtja perballe se keqes. Derisa ajo behet katastrofe per te gjithe e atehere me te vertete nuk ngelet askush per te folur as per ne e as per viktimat e saj!
    Jane te rralle popujt ne Bote qe e kane paguar heshtjen me shtrenjte se ne shqiptaret. Cmimi ishte teper i larte : Gjysem shekulli barbari! Gjysem shekulli katrahure! Gjysem shekulli skllaveri!
    Heshtja sot do te thote edhe “tridhjet vjet… ose sa ta kete shkruar ai lart”me te njejten fytyre. Me te njejten politike mbi krye e mbi kurrizin tone sikur Shqiperia te mos bente dot pa ish-sekretaret e PPSH-se dhe ish- drejtoret e Institutit te Studimeve Marksiste- Leniniste prane KQ te PPSH-se, qe na neperkembin tash 66 vjet ( 46 + 20 = 66 ) !
    Sikur ketij kombi e ketij populli ti jene sosur ose ti mungojne djemte e vajzat qe kane shkelqyer deri ne Harvard e Oxford, Kembrixh e Princetown…!?
    Atehere me te vertete populi shqiptar “ka e do te kete qeverine qe meriton“, sic thoshte babai ui demokracise amerikane e boterore Abraham Linkolni. Fytyren e saj, natyren e saj , politiken e saj e te ardhmen tone do ta percaktoje pikerisht heshtja ose mosheshtja sot! Cfare te bejme!?
    Lart zerin e protestes! Lart shpirtin e qendreses! Lart zemren e bashkimit te te gjithe shqiptareve ne lufte kunder cdo te keqeje, para se te mos mbetet kush te flase me…. Liri- Demokraci! E duam Shqiperine si Amerika demokratike! E duam Shqiperine si e gjithe Evropa demokratike !
    Bashkimi ben fuqine. Percarja pjell skllaverine! Nenshtrimi sjell roberine! Heshtja ben kerdine !

    SHENIM: Jam kunder pushimeve nga puna apo cfaredolloj ndeshkimi te kujtdo per aresye politike…
    Njoh e jam kexuar jo vetem per kolonele por edhe gjenerale qe Kane marre ate grade me diploma Plepash e Vitrinash, Kristali… ne Shqiperi e Kosova pa shkuar asnje dite ne to… Me diploma te blera dhe deftesa shkollash te mesme falco po ashtu te blera dhe militantizem te cmendur partiak pro PD-se dhe Berishes.
    Nga mllefi dhe cinizmi me te cilin shkruan dhe orvatesh tu mbyllesh gojen zerave ndryshe ne gjirin e PD-se sa ne teper dy yjeve e simboleve te saj Majlinda Bregut dhe Jozefina Topallit krijova bindjen se jeni nje kolonele 24 karat Made in Berisha !
    Pergezoj ish- ministrin e Brendshem Saimir Tahiri qe te ka pushuar dhe nuk ka pranuar te riktheje ne detyre as pas vendimit te Gjykates se Larte te Zagarnjorit… Ke shkelur ligjin e fepolitizimit te organeve te rendit ne te dyja rastet !
    Ndaj hesht ndaj atyre qe nuk po heshtin dhe kane folur qe me kohe, kur si puna jote vec duatrokisnit Kim Jong Un Berishen dhe ” Banden e tij te Gangstereve”, atehere kur koleget tuaj hapnin zjarr dhe ekzekutonin pa gjyq protestues krejt te pafajshem e paqesore ne Bulevardin ku nuk pat guxuar te ekzekutonte as nazi- fashizmi e as komunizmi , sic ndodhin me 31 Janarin e trishte 2011 ! Krim kunder njerezimit I denje per Gjykaten e Hages !

  24. katundaret says:

    Kjo surrogato bente suflaqe me te shoqin tek parku Rinia ne nje kjoske te neveritshme ne 2002. Pastaj i shoqi u be deputet dhe kjo i kyri Repartit 100 me lopate, aty ku i jepet dora e fundit tenderave. I shoqi, bir i nje komunisti radikal, do mbahet mend per krimet ne Permet gjate 97 me regjimentin Komando te Beratit, ku vuri ne mur pleq e plaka me duart lart dhe i detyroi te bertisnin rrofte Sali Berisha. Pa llogaritur vrasjen e nje familjeje te tere ne dalje te Permetit

  25. mireli n says:

    Zemerate e madhe e kesaj zonje te le pa fjale. E para e punes zj.Anila e ke gabim kur krahason veten tende me J.Topallin. Ju nji nenpunese shteti kurse Zj Topalli deputete e KP. Ke shkruar keq zonje dhe disa komentues me siper te kritikojne me te drejte. Perse te shkarkuan moj bukurane ?.
    Cila eshte arsyeja ju nuk e thoni por mjaftoni duke treguar se ke fituar gjyqet. Shkarkimi eshte mese i drejte sepse ju ne radhe te pare keni perfunduar studimet ne Shkollen e Bashkuar ,dhe ke qene oficere karriere ne kete shkolle. Cfare lidhje ke me Policine e Shtetit. Une nuk kame degjuar qe nji oficer policie qe ka perfunduar Akademine e Rendit te emerohet zv/drejtor i drejtorise operative ne MM. Ketu ndodh cudia , ketu ne M. Brendeshme ku agranom,veterinere,mesues ,hidraulike,motorriste,elektriciste u emeruan ne Policine e Shtetit pikerishte nga Partia jote moj Anila. Ndaj shkarkimi juaj nga detyra eshte i drejte.

  26. ILIRET says:

    Ushtarakja debile deklaron hapur, “Partia ime”. Kjo nuk duhet pushuar nga puna. Kjo me ligj ushtarak duhet pushkatuar. Paaam….

    1. edi says:

      ILIRET! Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha….. ”duhet pushkatuar Paaam”….

  27. Arber Iliri says:

    O motra po ti edhe drejtuese ne polici edhe partiake.E nxore inatin me Jozin rri ke shpija nashti.

  28. Elton says:

    Kete zonjen e njohin mire shume ne Pd…ka vile 250mije/euro tek Tegu,plus dyqane ne bllok dhe ne shengjin…ka bere leke edhe me berishen e pare pak me i ndershem edhe me berishen e dyte sic e dini te gjithe cfar beri…Kur ishte olldashi misnister ishte drejtoresha e gjithe tenderave ne ministrine e brendeshme me shume skam cte shtoj…Me pak fjale eshte gruaja e Fatos Hoxhes qe po kandisonte me Pdiu deri para 1 jave…tani basha i paska ofruar dicka qe po bejne si demorkrate prape..haha..ketu eshte per te qeshur me lot dhe qare e qeshur bashke…Qe do ikte per lesh Pd dihej po jo kaq shpejt..

  29. hasan says:

    Deri sa kemi kaq shum.ndarje politike vaj hallin per popullin

  30. Landi says:

    Injorante Te paskan hec nga puna, e pse Me Te majt ne pun ty Se je gruja e deputetit

  31. ira says:

    Zonja Gjenerale!
    Me vjen mire qe nje grua eshte promovuar ne nje nga organizatat me te rendesishme shteterore, deri aq lart. Kam respekt, per aq sa me ka lidhur puna me ju dhe u gezova kur u graduat.
    Se si vihet aq lart, kur behet fjale per organizaten me te rendesishme te shtetit, kete te gjithe e dime (sic e pe edhe vete, ai ministri qe ti permend eshte diskutuar gjithe kohes dhe nuk do kish qene njesoj sikur I njejti person, te mbulonte Ministrine e Puneve Sociale).
    Qe ti lejosh vehtes ti japesh epitetin: “e hekurt” eshte pak e pagjetur, kur behet fjale per nje pozicion sherbimesh mbeshtetese, sado lart e kishin cuar ne organigrame.
    Qe Jozefina te merrej me ty, se te hoqen, kur sapo I kish pesuar humbjen ne Shkoder e ne gjithe Shqiperine, kjo eshte e pavend.
    Qe e kerkon nga Jozefina mbeshtetjen, kjo eshte gabim, pasi ti edhe tani, duhet te pretendosh te pakten te jesh e depolitizuar.
    Qe po rri ne shtepi e po gatuan gjelle, kjo nuk eshte e fare e drejte.
    Qe do te krahasosh te pakrahasueshmen: vehten me Jozefinen e Majlinden ne dramen e tyre profesionale, e ke gabim, pasi ato, pervec se ne nje moment I thirri historia ne skenen e saj plot shi e suferine, te kontribuonin per te miren tone te perbashket ne politike (mos qesh!), kane edhe nga nje profesion civil dhe mund ti kthehen atij kurdo.
    Drama jote Zonje ashtu si e gjithe kolegeve e tu ne polici e ushtri, eshte drama e shtetit qe su be dot kurre shtet. Ti nuk duhet te ishe larguar asnjehere nga puna e shtetit, pasi I perket nje organizate te sigurise kombetare.
    Me respekt, gjithsesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje