Partia Demokratike është në prag të një shpërbërje të madhe, pasi drejtuesit e saj kryesorë ndër vite, tashmë kanë dalë hapur kundër Lulzim Bashës.
Ata kërkojnë shkarkimin e Bashës dhe duket se do të nisin një betejë të vërtetë për këtë gjë, së cilës nuk i dihet fundi.
Një gjë është e sigurtë, Lulzim Basha ka marrë një goditje të fortë në prag të zgjedhjeve dhe vështirë se do t’i mbijetojë asaj.
Por, ajo që të bën përshtypje në këtë situatë, është heshtja e Sali Berishës.
Ai nuk ka bërë asnjë reagim, edhe pse jashtë listave të kandidatëve të PD-së, kanë mbetur bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke nisur nga Ridvan Bode, deri tek Jozefina Topalli.
Berisha është mjaftuar vetëm me një përgjigjie që i ka dhënë një komentuesi në FB, të cilit i thoshte se listat i ka bërë Lulzim Basha.
Vetë rebelët që janë ngritur kundër Bashës, me përjashtim të Astrit Patozit, e kanë veçuar Berishën, madje e kanë falenderuar për qendrimet që ka mbajtur.
Në media tashmë kanë nisur spekulimet, se pas lëvizjes kundër Lulzim Bashës, është as më shumë e as më pak, por vetë Sali Berisha, njeriu që e vendosi në krye të partisë.
“Në fakt, heqja nga listat e deputetëve e të gjithë njerëzve që Berisha ka mbajtur më pranë ka shkaktuar një tërmet të fortë në PD. Edi Rama vazhdon e tallet nëpër Shqipëri duke thënë në fushatë se doktori mbeti si “fandi spathi sepse ia vranë të gjithë shokët”.
Këtë enigmë e shton edhe më shumë vetë heshtja misterioze e liderit historic të PD-së. Ai që nuk le temë pa folur e komentuar, ka heshtur gjatë që pas shpalljes së listave të deputetëve.
Dhe kjo ka bërë që dyshimet dhe hipotezat të gëlojnë pa fund.
Të parët thonë se Berisha ka dorën e tij të hekurt në këto lista. Se është ai që ka dashur që përmes metodës që njeh më mirë, asaj të eleminimeve, t’i hapë përfundimisht Bashës rrugën e marrjes së partisë. Ai është i bindur se PD-ja do ti humbësa zgjedhjet dhe po i eleminon që tani ata që do hapin probleme pas 25 qershorit. Obsioni i dytë që që mbron kjo kategori është se berisha ka dhënë OK për të skartuar ata që mund ti dilnin kundër një koalicioni të ardhshëm me Ramën. Pra një koalicioni si ky i tanishmi kur njerëz të afërt me familjen Berisha u ngjitën në qeveri.
Nga ana tjetër janë ata që mendojnë se Berisha nuk është dakord me listat që ka hartuar Basha. Ata pretendojnë se sado e mërzitur që të qe Topalli nuk do rreagonte kurrë me këtë ashpërsi, pa i shkelur një sy doktori. Mërzinë e Berishës ata e përkthejnë edhe tek disa reagime kundër listave nga njerëz të tij të afërt, si p.sh Gjergj Lezhja apo Edit Harxhi. Ata dhe ndonjë gazetar pranë PD-së nuk do ta godisnin kurrë Bashën sikur mos qenë të sigurtë se kjo gjë do ti pëlqente Berishës, thonë ata.
Pra pyetja mbetet: Më kë renditet Doktori? Me ish- bashkëpunëtorët që kërkojnë largimin e Bashës, apo me atë që 4 vite më parë e zgjodhi si pasardhës???
Kjo dilemë do të vazhdojë deri në momentin që ai do të thyej heshtjen”, shkruan Lapsi.al e Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut, një faqe që mbështeste Bashën për “Republikën e Re”, por që u zhgënjye nga Basha pas marrëveshjes me Ramën.
Për momentin nuk mund të thuhet asgjë, përveç spekulimeve.
Por, në media po zë gjithmonë e më shumë vend ideja, se Berisha e ka futur në kurth Bashën me listën e kandidatëve, për ta shkarkuar.
Koha do të tregojë sa e vërtetë është kjo gjë!
Sali Belisha i ka bere te gjitha listat ne bashkepunim te plote me Luezim Bashen. Ai tani qe ka zyren jashte PD-se, ka frige nga figurat e fuqishme ne PD – te cilet kane mbeshtejen e bazes. Ai i ka thee Lulit te beje silur i ka bere ai listat, ta kete me te lehte me te larguarit duke u thene se nuk i kam bere une dhe pas zgjedhjeve pas e ka Lulin deputet te beje nje zgjidhje tjeter duke mbetur vete parte kiyetari de fakto i PD-se.
Fiks fare, listat tregojne qarte se Berisha po ua ben gati partine femijeve te vet duke zhdukur te vjetrit dhe duke marre afer klanin e Bashes dhe te bijes.
Dhe popullit i plasi K…ri
Trapin, Basha do jete Kryeminister pas Rames e pas Bashes eshte projektuar Veliaj. HIdhuni pirdhuni e sperdridhuni analiste e komentatore qe nga shkodra e der ne vlore por kjo eshte e vendosur dhe vulosur. Pjesa tjeter eshte teater. tung
Luli eshte ne mes te tre njerezve te rrezikshem. Edit , doktorrit dhe Likes
kjo menyre do pershpejtoje fundine tyre, hahahahahahahaha
Gjithshka eshte fare e thjeshte.
Mbajtja ne rresht e PD per Berishen eshte jetike.
Gjithshka eshte fare e thjeshte.
Mbajtja ne rresht e PD per Berishen eshte jetike.Kete ai e ka te sigurt vetem me Bashen kryetar.Edhe nese humbet pak rendesi ka.Prandaj kushdo qe eshte kunder Bashes eshte pa e kuptuar edhe kunder Berishes.Keshtu qe Berisha ne liste ka eleminuar te gjithe kundsrshtaret e Bashes.
Pas zgjedhjeve qe jans te humbura,nese zerat kunder Bashes do jene te fuqishem sa mos administrohen dot,do nderyje Berisha duke marre perseri kreun e PD-se gjoja per te bashkuar partine.
Ne te dy rastet Berisha mban PD ne kontroll.
nuk eshte ky miku pas por serbiaaaaaaaaaaa! Skenaret dalin si paninet nga furra, 27 vjet tranzicion, gjihnje PD ka bere levizje me goditje te larget… jo se eshte i mencur koka se rryp kaishi eshte por se eshte nxenesi shembullor dhe skenaret i vine te gatshem per zbatim dhe kjo nuk eshte gje e re, serbia gjithnje e ka synuar kete vend per ta patur nen kontroll ndaj dhe ne monizem ndodhen ca budallalleqe qe e pershpejtuan renien e tij. Asgje nuk eshte rastesi ne ballkan, dora e serbit dhe grekut eshte kudo dhe ne bejme ironi me shtepine me gjethe!! Ketu duhet sigurimi shtetit prape se ai u binte kokes mashave te grekut e serbit.
Po te gjithe si olldashi dhe hajdari smund ti eleminonte berisha.
Ca si olldashi dhe ca si zhelwfina.
SHUM E THJESHT, SALIU DHE BASHA E DINE SHUME MIRE QE NUK FITOJNE,, PRA PO NUK QE NE QEVERI NUK VJEDH DOT,,,KY ESHTE RASTI I MIRE DHE I FUNDIT PER TE BERE CA MILJONA,,, PRA KUSH DO TE JETE NE LISTE NE VENDET E PARA DUHET TE PAGOJE,,,DHE JO PAK POR SHUMA TE MEDHA,,,KETA E DINE QE PD MBAS ZGJEDHJEV DO HUMBI TRAGJIKISHT DHE DO TE SHKRIHET SI PARTI,,,DHE DO TE KRIJOHET PARTI E RE POR PA SALI BERISHEN DHE BASHEN,,,,,A KA MUNDESI TE ME THOT DIKUSH SE CFAR HYN DJALI I FAHRI BALLIUT NE POGRADEC QE TE KANDITOJE PER DEPUTET,,,, VEC SHUMES SE MAJME QE KA PAGUAR FAHRIU TEK BASHA,,,,ESHTE SHPEJT AKOMA POR DO TE DALIM FAKTET TE REJA PER SHUM KANDITDAT ANONIM TE GJITH BISNESMEN,,,
PS-ja dhe PD-ja kane pakt., nese fiton Rama do vazhdon kryeminister me ministra te Bashes., ndersa nese fiton Berisha, do rizgjidhet kryeminister me ministra te PS-se pas zgjedhjeve te 25 /6/017