Topi "shpërthen" ndaj Bashës: Si mund të jetë lider dhe kandidat ai? Rrënimi i shtetit nisi më 21 prill 2008, pas Gërdecit

29 Maj 2017, 18:00Politika TEMA

Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi  ka deklaruar se rrënimi i shtetit nisi më 21 prill 2008, pak ditë pas Gërdecit.

Në një takim për të prezantuar kandidatët për garën elektorale të 25 qershorit, Topi ka komentuar edhe situatën politike në vend.

“Rrënimi i shtetit filloi me 21 prill te vitit 2008, pak dite pas ngjarjes se Gërdecit. Unë kam qenë në atë kohë në presidencë. Ne ishim patriotë dhe vizionarë që nuk vendosëm interesin polik. Ato aktorë që ishin atëherë janë prapë sot. Ata që ndërtuan 21 prillin e vitit 2008, ndërtuan marrëveshjen e dytë që nuk demonstroi gjë tjetër, por krizën e institucioneve. FRD ka kërkuar që të reformohet kodi zgjedhor, të bindur se drejtësia fillon ditën e zgjedhjeve, Ka një lloj dyfytyrësie nga politika aktuale. Ata kërkojnë drejtësi dhe të marrin fitore të pamerituar poshtë tavolinës,” tha Bamir Topi.

Më tej ish-presidenti komentoi edhe një deklaratë të liderit të opozitës Basha i cili i quante drejtuesit e FRD-së si mercenarë.

“Kam parasysh kreun, që në qoftë kre, të opozitës. Si mund të jetë një lider kandidat ai? I cili e akuzon FRD-në për frymë mercenare dhe që nga ana tjetër bën pirueta të turpshme për të dalë nga çadra. Ndonëse nuk kam pasur ndonjë merak të veçantë, e kam konsideruar PD-në si një aset për demokracinë shqiptare. Njerëzit e thjeshtë nuk bëjnë analiza të thella demokratike. FRD është forcë moderne të djathtës shqiptare,” u shpreh ai ndër të tjera.

1 komente në “Topi “shpërthen” ndaj Bashës: Si mund të jetë lider dhe kandidat ai? Rrënimi i shtetit nisi më 21 prill 2008, pas Gërdecit”

  1. Nardi says:

    Topi,po ti cne?! Ti je majtas!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje