Helidon Bushati kandidat i PD në Shkodër njoftoi sot në mbrëmje largimin nga lista e kandidatëve. Arsyet Bushati i ka sqaruar në një postim në Facebook.
Deputeti i Shkodrës është i disati në listën e propozuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha që jep dorëheqjen nga kandidimi.
Ai thotë se jep dorëheqjen për t’i hapur rrugën maksimalizimi të fitores së PD.
Postimi në Facebook:
Të dashur miq
Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.
Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.
Helidon o maskara e ndjeve eren e djegur??Ty qe te esht trashur gusha sa bytha ..do i hash ilace ato qe ke vjedhur..!!Fallsifikues diplomash..nxirre ate te univesitetit tend ne Padova