Bujar Nishani mbështet Bashën: Mediat dhe politika janë bërë bashkë për ta goditur

30 Maj 2017, 12:39Politika TEMA

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka bërë një deklaratë për Zërin e Amerikës, duke thënë se mediat janë angazhuar politikisht për të goditur opozitën.

“Gati 90 % e medias janë tërësisht në akuza ndaj opozitës dhe Bashës”, ka thënë Nishani, kur sipas yij, vëmendja duhet të drejtohet ndaj problemeve që kanë qytetarët shqiptarë.

Si president i Republikës, më vjen keq të shoh se shpesh herë, deri deri dhe në situata qesharake, kalohet kur gati 90% e establishmentit politik, 90% e medias, janë tërësisht në akuza ndaj opozitës.

Shqipëria në këtë rast përbën rastin unikal në vendet demokratike, në vendet pluraliste, ku i gjithë ky angazhim i përmasave të mëdha adresohet për të sulmuar opozitën.

Në një kohë unë mendoj që në përgjithësi energjitë për opozicion duhen drejtuar ndaj fenomeneve, ndaj problematikave që kanë qytetarët shqiptarë, shqetësimeve të tyre, jetës së tyre ekonomike.

Ndaj ky angazhim shumë i sofistikuar edhe ditët e fundit ndaj opozitës, kryesisht ndaj liderit të opozitës, zotit Basha, duket që, dhe krijon perceptimin, gati- gati bindjen, që gjithçka është e instrumentalizuar politikisht ndaj opozitës dhe ndaj liderit të opozitës”, deklaroi Nishani për VOA.

5 komente në “Bujar Nishani mbështet Bashën: Mediat dhe politika janë bërë bashkë për ta goditur”

  1. optimizem per vendin says:

    O Nishan-lli, po nuk jane mediat vetem, jane themeluesit e partise tende qe i hodhi ne kosh te plehrave me nje fshese Lulezimi yt qe lulezoi per: tradheti ndaj UCK-se dhe Kosoves, tradheti ndaj shqiptareve ne veri, tradheti ndaj shqiptareve ne jug duke vene firmen qe greket sot do nxjerrin nafte ne detin shqiptar, tradheti dhe vjedhje ne rrugen Durres-Kukes, tradheti ne 21 janar qe si minister i brendshem vrau qytetaret ne mes te bulevardit….tradheti dhe ndaj partise tende. Te kishte shtet, president, drejtesi , Lulezim Basha sot duhej te ishte ne litar, prandaj vazhdoni ju me kete lloj demokracie qe u ssherben tradhetise, krimineleve dhe hajduteve. Duhet te heshtin mediat se ka heshtur drejtesia?! Paçavuret e ketij vendi qe nuk u futen ndonje lovidhe.

  2. papa tfgs1 pousti says:

    Ja edhe sakati mustaqe dhier. Ngeli duke bërë tërr-tërr si bytha e turtullit

  3. aurora says:

    i doli ne mbrojtje Lulit ky

  4. TITI says:

    normal qe i del zot Bashes se te njejte jane

  5. Besjana says:

    Po eshte normale qe do I dale ne mbrojtje se edhe ti z.Nishani ke qene pjese e kesaj partie, pavarsisht se u bere president. Tani qe je nje ISH po e merr lulin me te mire se mos te fute ne pune. Vajmedet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje