STATISTIKAT/ Niveli i lartë i kredive të këqija, Shqipëria e dyta në rajon pas Serbisë

30 Maj 2017, 17:06Ekonomia TEMA

Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Serbisë për nivelin e lartë të kredive me probleme duke shkuar në normat 16.5%.

Por pavarësisht trendit rënës, BE e  konsideron ende nivel të lartë.

Për ekspertët ky fakt është tregues se ekonomia ka probleme të thella strukturore.

Arjan Kadare thotë se ekonomia po rritet nën potencialin e saj duke i krijuar biznesit pak mundësi për të shlyer huatë dhe në këto kushte  ka më pak kërkesa në bankë.

“Bankat natyrisht janë djegur nga huaja që ka qenë shumë e lartë në të kaluarën dhe vazhdon të jetë e lartë, pra fitimet e bankave e paguajnë. Por edhe bizneset, duke parë një ekonomi që rritet me ritme relativisht të ulëta kundrejt potencialit bën që edhe bizneset që kanë mundësi të marrin mundësi të marrin kredi nga bankat nuk kanë kërkesë për një gjë të tillë”, shprehet Kadare.

Për ekspertin dhe ish zvministrin e financave, Sherefedin Shehu barra mbi bizneset është rritur duke i krijuar vërshtirësi për të shlyer borxhet.

Eficenca ulet e parave publike, mungesa e stimujve në ekonomi, që dmth qeveria nuk ka hedhur para në sektor që nidhmojnë në rritjen ekonomike. Nga ana tjetër është rritur edhe barra mbi bizneset që do të thotë se i është marrë fryma dhe nuk ka patur hapësirë për rritje ekonomike dhe për shlyerjen e detyrimeve që ka ndaj sistemit bankar,” thotë shehu.

Të ndodhur në këtë situatë sipas Prof. Kadare, bankat kanë gjetur një shteg të lirë, atë të dërgimit të kredive jashtë kufijve.

Vendet e tjera që na rrethojnë e kanë më të ulët, dhe kjo shpjegon pse bankat shqiptare, një pjesë të kredisë dhe një pjesë të fondeve po i kalojnë në vendet fqinje,”nënvizon Kadare.

Sipas Sherefedin Shehut biznesit nuk po I krijohen mundësi për tu zgjeruar.

Mungon një klimë, mungon një ambient, mungon politika të cilat nxisin zhivllimin ekonomik të vendit, prandaj biznesi nuk rritet dhe nuk ka aftësi paguese për të shlyer detyrimet ndaj bankave,” thotë Shehu për oranews.

Duket se ndryshimi i legjislacionit vitin e kaluar dhe mbështetja me kredi e qeverisë nga FMN nuk po jep efektet e pritura për uljen e kredive të këqija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje