Në takim ishin të pranishëm edhe fermerë të zonës, të cilët furnizojnë kantinat përmetare me prodhimet e tyre të vreshtarisë.
Vreshtarët e prodhuesit e verës përmetare ngritën disa nga shqetësimet e tyre, ku vend kryesor zë problemi i vaditjes sepse për 25 vjet ka munguar sistemi i mirëmbajtjes se rrjetit kullues e vaditës, por edhe shitja e produkteve të tyre në tregun vendas. Me kënaqësi ata vunë ne dukje se forcimi i i kontrollit doganor dhe ulja e evazionit fiskal mundesonte përdorimin e plotë të produktit vreshtar vendas.