Mitingjet e PD, “kasaphana” e nisur me një kasap!

1 Qershor 2017, 16:34Blog TEMA

Nga Drini Kuqo

Nëse do të bënim një lojë dhe Lulzim Basha do të kërkonim një figurë historike që i ngjason liderit të PD-së, ai do të ishte pa dyshim Luigji XVIII, mbreti i hyrë në histori si i fundit i dinastisë së Luigjëve dhe një prej monarkëve më fatkeq në historinë e njerëzimit.

Natyrshëm lind pyetja, çfarë i bën bashkë? Luigji XVIII, një mbret kukull i vendosur nga Anglia dhe aleatët në pushtet, pati fatkeqësinë të zëvëndësonte në Francë, Napoleon Bonapartin. Disa muaj më pas, Napoleoni u arratis nga ishulli i Elbës dhe u rikthye në Francë, ku “me duar në xhepa” iu desh të përballej me ushtritë e njëpasnjëshme të dërguara nga mbreti. Ushtria e parë e dërguar për ta vrarë uli armët dhe iu bashkua Napoleonit. Kështu bëri edhe e dyta, e treta dhe pas çdo qyteti, çdo ushtri që dërgohej ulte armët dhe i bashkohej Napoleonit.

Ajo që ndodhi më pas i përket historisë, por në një paralelizëm kafkian, Luigji i fundit duhet të ketë ndierë në atë momente të njëjtën ndienjë që përjetoi edhe Basha i Parë me listat e tij. Dërgo Lefterin në Berat, vetëm për ta parë si “dezertoi” duke iu bashkuar kampit tjetër. Cakto Ramizin në Shkodër për deputet, vetëm për ta parë se si braktisi armët duke dalë nga lista me potere, ashtu si dhe të paktën gjashtë të tjerë, si në një sagë “Big Brotheri” politik.

Duket sikur askush nuk dëshiron të jetë më në listat e PD-së nëse nuk ka një vend të sigurt dhe këtu nis edhe historia e turpshme e mbushjes së tyre me anonimë, militant vendas, të rinj të FRPD-së, njerëz me precedentë dhe njerëz që ushtrojnë si zanat të parë detyrën e kasapit e në ndonjë rast, atë të hamallit.

Me gjithë respektin për ata që e fitojnë bukën e gojës me djersën e ballit, nuk është parë dhe as dëgjuar që një vend të drejtohet nga zanatçinjtë që bëjnë një punë të nderuar, por që s’kanë arritur të përfundojnë as shkollën e mesme.

Ajo që duket se Basha ka harruar është se në këtë vend, të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe askush nuk e gëlltit maskaradën e bërë me listat. Kjo është arsyeja përse me nisjen e fushatës, në çdo qytet Basha vuan të mbledhë më shumë se 100 veta bashkë (hiq 50 që janë staf që e shoqërojnë ngado). Jo se nuk ka më demokratë në këtë vend, por se askush nuk do të popullojë sheshet për hir të kryetarit që vendos të përfaqësojë qarqet e vendit në Parlament me biznesmenë pa asnjë kontribut në PD, me kriminelë, me djem baballarësh si i biri i Fahriut, me goca të bukura… e deri më kasapë.

PD sot është katandisur keqasi, në pikën ku nuk mbledh dot më shumë njerëz se sa një këngëtar dosido në një klub tallavaje. E ky, mbase është “mëkati” dështimi më i madh i një lideri që sot nuk lufton më për fitore, por vetëm për mbijetesën e tij politike.

3 komente në “Mitingjet e PD, “kasaphana” e nisur me një kasap!”

  1. humor i PD-se says:

    Qesharake …
    Shqiperia kerkon “Republika e Re” ? …. ha,ha,ha … pra duhet te kaloje me VOTA ne OKB nga shume shtete qe te njohin
    SHQIPERINE nje Republike te RE ne BOTE … ha,ha,ha,ha

  2. Sajesat e PD-se qesharake says:

    … Ore po “helmimi” qe po vdisnin plot popull c’po behet … paska qene “mashtrim” si
    Gerdeci, pistoletat me helm te 21 Janarit … e plot e plot “sajesa” … ha, ha,ha

  3. Fieri says:

    A e njeh njeri nje person me trup te shkurter, ka studiuar per fizike,por eshte marr me politike? Ka qene antar i PPSH-s ,pastaj u quajt socialist nga ata qe donte te cante koka PD-iste,por u fut ne radhet e tyre. Eshte i shquar ne llogaritje e fituesve ne zgjedhje te ndryshme ,po ka deshtuar. Eshte esmer nga ngjyra e lekures ,por sterr i zi si fundi i kusise nga shpirti…… Saliu i ka vene emrin Kaci i zi. Thone qe ka humbur keto dite. Kush e ka pare te njoftoi ne organet e shtypit ,pse jo edhe ne televizor. Vetem emrin e vendin ku ndodhet . Foto mos i nxirni se ka rrezik te prishen televizoret. Kush e gjen ka si shperblim nje vend deputeti te sigurte ne listat e PD-se,por pranohet edhe te LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje