Dështimi spektakolar i Lulzim Bashës për të përmbushur qoftë edhe një nga objektivat që premtoi në çadër nuk është krejtësisht faji i tij. Nëse “Republika e re” dështoi të krijojë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse ajo përdhosi premtimin për të vënë qytetarin në qendër, nëse ajo ra pre e kulisave tipike për kastën e vjetër dhe i mori vendimet në dhomat e mbyllura të pushtetit, mëkati nuk mund të hidhet vetëm mbi flamurtarin e saj.
Po të kthesh pak kokën pas dhe të kujtosh të gjitha lëvizjet “antisistem” që kanë marrë hov në Shqipëri, do të shohësh se ato përherë kanë dështuar me turp.
Analiza e shpejtë e tyre tregon se, njëra pas tjetrës, kanë shërbyer vetëm si mjete mashtruse për të marrë pushtetin dhe aspak si aspirata për të mbërritur tek qëllimet që kanë shpallur.
Kështu ndodhi që në fillim të viteve 2000 me “katharsisin” e famshëm të Nanos. Ish lideri i PS u ngrit në atë kohë kundër kryeministrit të partisë së tij, Ilir Meta, me flamurin e luftës anti korrupsion, me pretendimin se duhej luftuar nepotizmi dhe tribalizmi. Në qendër të lëvizjes së tij, u vu beteja për demokratizimimin e jetës së brendëshme të partive tona, mosmbytja e zërit të antarësisë në gjirin e tyre, pra shkurt një mjedis politik më i pastër dhe më i shëndetshëm.
Por, kur kjo lëvizje rrëzoi Metën dhe solli vetë Nanon në pushtet, të gjitha vlerat e saj u hodhën në kosh. Kryeministri i “katharsisit” qeverisi për të pasuruar familjen e tij, u bë një despot i banal dhe u largua nga dera e vogël e historisë si një shkërdhatokrat i rëndomtë.
E njëjta fabul u përsërit edhe pesë vite më pas me Berishën. Ai mori pushtetin Nanos përmes propogandimit të “duarve të pastra” dhe si garanti i denoncimit të “ansamblit babëzia”. Por shpejt, shumë shpejt, ai u mund nga një babëzi tjetër, ajo e familjarëve të vet dhe arriti deri aty sa urdhëroi vrasje për të mbrojtur nderin e hajdutëve të pushtetit.
Në 2013 Rama shpiku “Rilindjen”. Ai u bë idhëtari i një filozofie të re, ku një sistem perfekt do të përmirësonte edhe njerëzit mëkatarë të së djeshmes. Ai premtoi se do t’i jepte fund historisë së vjedhjes së votave për të vjedhur më pas Shqipërinë dhe vjedhjes së Shqipërisë, si mënyrë për të vazhduar të qëndrosh në pushtet. Por, sapo hyri në zyrën e qeverisë ai harroi gjithçka. Ai rifilloi të qeverisë me të gjitha plehërat politike, financiare dhe mediatike të regjimit të vjetër duke lëpirë me një të rënë të gjuhës çdo gjë që kishte pështyrë për tetë vite opozitë.
Këtë fabul përsëriti edhe Lulzim Basha me “Republikën e re“. Por sapo iu ofrua pak pushtet, pak marrëveshje në kulisa, pak ndarje e tortës në dhoma të fshehta dhe kokë më kokë, ai i dorëzoi vlerat e propoganduara në çadër. Dhe për këtë faji nuk është vetëm i tij. Edhe njëherë akoma ai u soll si bir i denjë i republikës së vjetër me të cilën është mëkuar dhe nga e cila nuk shkëputet dot.
Kjo histori që përsëritet, kjo pafuqi për t’u ndarë nga një sistem i kalbur, duhet të na shërbejë si një histori për të na hapur sytë. Ajo duhet të na ndihmojë për të kuptuar se liderët tanë, me radhë, kur janë në opozitë, nuk është se nuk i njohin plagët e shoqërisë. Ata e vënë gishtin mbi problemet reale të vendit, dinë t’i identifikojnë ato, dinë të flasin gjuhën që duan të dëgjojnë qytetarët dhe të njësohen me shqetësimet e tyre. Kështu bënë me radhë Nanoi me katharsisin, Berisha me “duart e pastra” apo Rama me Rilindjen.
E keqja është kur ata marrin pushtetin. Kur aty dështojnë të ngrihen mbi sistemin që i mban peng, mbi kastën që i korrupton, mbi oligarkinë që i shndërron në kukulla të saj.
Lulzim Basha ishte i fundit qe dëshmoi se nuk shkon dot më larg se kjo traditë. Prandaj për këto zgjedhje, jo vetëm për faj të tij, ai nuk përbën më një alternativë. Të gjithë tashmë e dinë se ai do të sillet si pararadhësit, që propogadojnë fabula të bukura kur janë larg pushtetit, por i përdhosin ato sapo e akaparojnë atë.
Po atëhere çfarë duhet bërë? Për kë duhet votuar në 25 qershor? Kush është këtë radhë zgjedhja e së keqes më të vogël?
Fatkeqësisht, historia e shkurtër e renditur më sipër nuk të ofron asnjë alternativë. Ajo të heq edhe shpresën për një zgjidhje nga halli. Ajo dëshmon se partitë tona tradicioanale, edhe pak më majtas edhe pak më djathtas qofshin, nuk janë në gjendje të prodhojnë veçse të njëtin produkt. Ato nuk mund të ofrojnë më shumë sesa modeli i politikanëve që kur janë në opozitë flasin ndershmërisht, por që kur vijnë në pushtet sillen poshtërsisht.
Prandaj, në 25 qershor, cilido që rrefuzon të provojë një gjellë të ngjashme, ka vetëm një shpresë. Të bëjë të njëjtën gjë me ata mjëra shqiptarë që të demoralizuar mbledhin plaçkat dhe braktisin vendin për t’u arratisur drejt perëndimit. Në pamundësi të kësaj ne duhet të braktisim kutitë e votimit. Këto zgjedhje nuk meritojnë më shumë sesa bojkotin. Për t’i dhënë të kuptojnë dy partive të mëdha, se ato nuk e luajnë dot më farsën demokratike, ku rotacioni nuk sjell asnjëherë ndryshim; Se ato e kanë humbur shancin për të krijuar shpresë edhe nëse këmbejnë vendet në pushtet dhe nëse, me keq akoma, e ndajnë atë me pazar. Prandaj këto zgjedhje duhen dënuar me bojkot. Ose në rastin më të mirë, për ndonjë optimist të pandreqshëm, në to duhet provuar shpresa e vakët e partive të reja.(Lapsi.al)
Krahasimet qe ben Bushati mes “Republikes se Re” te Bashes dhe “Katharsis-it” te Nanos, “Duarve te pastra” te Berishes,”Rilindjes” se Rames calon ne te dyja kembet,sepse eshte i parakohshem.Basha eshte ne Opozite,dhe ne nje situate shume delikate.
Krahasimi vlen vetem mes Nanos,Berishes,Rames.Kete shkrim Bushati duhej ta kishte shkruar me kohe,per “Rilindjen” e Rames.Por,me c’duket tani i ka ardhur ne mend ideja e nje krahasimi i tille.
Dhe,si i paduruar(tipar themelor ky i mediokritetit) qe eshte, nxiton te fuse edhe Bashen ne skemen krahasuese.
Jo zotni Bushati,krahasimi juaj nuk vlen.Prit edhe pak.Duro edhe pak.Sa te behen zgjedhjet,te marri Basha pushtetin(edhe kjo nese i fiton zgjedhjet),dhe atehere,duke pare nga menyra sesi do te sillet me pushtetin,qe do ta merrkej me anen e mashtrimit me “Republiken e Re”,do te mund te beni krahasimin,te cilin krahasim,pastaj,ne do ta quanim me vend ose jo.
Por,zotrote, nuk pret.Dhe,ky eshte paragjykim.Eshte spekulim.I pafalshem per nje profesionist.
Po,mund te ishte i pranueshem,nese do te flitej ne menyre hipotetike,pershembull ,duke thene qe : edhe kjo “Republika e Re” e Bashes mund ( (mund pra mund,vetem mund,mund te thuhet) – te jete nje mashtrim si katharsisi,duart e pastra apo rilindja.
Por,jo!Zotrote ngul kembe qe tani,ta besh krahasimin.
Mua,me intrigon jashtezakonisht shume,sidomos,ana psikologjik tek opinionistet dhe analistet.Ja,meqe ra fjala,Bushati eshte i ndikuar shume nga nje faktor i tille.
Bushati ishte i vetmi nder gjithe analistet – madje edhe vete Lubonja,qe kishte pothuaj te njejtin mendim me te ne lidhje me protesten e Opozites,u terhoq nga qendrimet e merpashme,duke shprehur publikisht dilemat e tij,karakteristike kjo e profesionisteve te vertete,qe nuk kembengulin kembe si mushka dhe terhiqen kur shohin, se mund te mos kene te drejte – qe kur erdhi amerikani Hot Brian Li,shkroi nje editorial fatkeq,ku thoshte me bindje te plote,se “Basha eshte i denuar t’i thote JO edhe amerikes edhe SHBA-se”…!!!
Ndodhi krejt e kunderta.
Dhe,kjo ishte shume e hidhur per Bushatin.E ka marre personale.I duket sikur e ka prere Basha ne bese…!
Qe atehere,edhe gjithe ky mllef i madh ndaj Bashes,edhe pse mundohet ta fshehe pas analizes se tij parimore.
100% dakord!
Z.Bushati kam pare qe ne keto 4-5 shkrimet e fundit nga ana juaj dhe mendoj se jane shkrime qe populli i thjeshte qe padyshim eshte shumica ka shume nevoje sidomos ne keto momente qe gjendet vendi.Duke ndjekur levizjet e ketyre shkerdhataliderve qe nuk i kane lene asnje shteg popullit se si te thote fjalen e tij une mendoj se nuk eshte mashtrimi qe keta shkerdhatalidera i kane kane bere ketij populli.por jane ligjet dhe reformat qe keta legena kane bere per te mbrojtur veten e tyre dhe tani populli nuk di ku te perplase koken.pra dhe ju Z.Bushati duhet te vazhdoni te shkruani me teper duke i rene kokes ketyre legenave dhe mos me i ndare ne lider te mire dhe te keqinj sepse keta qelbesira politikane nuk kane qene kurre te drejte me kete popull dhe jane me te keqinj se nje hujdut ordiner duke e vjedhur dhe grabitur kete vend vetem e vetem se kane pushtet.Dhe kur te shkruash here tjeter mos lej pa permendur kancerin e ketij vendi ilir hajdutin me banden e tij se pastaj nuk do kishin fare kuptim shkrimet tuaja.
Mos u deshpero Bushat,Luli do te jape dicka dhe ti do te behesh prape me te.Po te ishe me popullin nuk do ti besoje fare,por ti je nje bajge si te gjithe ata qe shkojne sa djathtas majtas.
Shkaktari i vetëm i kësaj katrahure e ka emrin Sali Berisha, i cili, si patriark i vërtetë dominoi politikën shqiptare për 20 e ca vjet dhe shkatërroi çdo vlerë materiale e morale. Edhe Luli është produkti berishian, marioneta e bindur e monstrës politike, ndaj në çdo hap që ky ka ndërmarrë është me siguri aprovimi i monstrës. Pa të Luli do të ishtë një hiç, por interesat e familjes berishiane janë të lidhura pazgjidhshmërisht me kllounin politik Lulzim, ndaj dhe ky s’ka si e dredh bishtin e ti dalë kundër Berishës. Në prapaskenë marrëveshja Rama-Basha është bërë me bekimin e atit shpirtëror që Berisha dhe familja e tij t’i shpëtojnë ndëshkimit historik nga reforma në drejtësi. Përpjekja e të gjithëve është ta sabotojnë këtë reformë he të minimizojnë efektet e saj. Askush të mos rreket që të motivojë e ti japë merita Lulit të vocërr, vizioni politik i të cilit është i ngushtë sa e një adoleshenti.
Real Madrid -Juventus 3 : 1 PS : PD = 72 : 34