PS s’mund t’i fërkojë dot duart me kaosin e PD-së

30 Maj 2017, 11:01Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Të gjitha shigjetat e kritikave dhe mëtimeve janë drejtuar në orët e fundit ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, i cili  ka bërë zgjidhje disi sfiduese për listat e deputetëve të tij.

Një pjesë e deputetëve të lenë mënjanë kanë nisur përgatitjen e një lëvizje duke sjellë ndërmend pasojat nga hallkat e parespektuara të statutit. Më shumë sesa duke menduar për të kaluar stadet e duhura, thjesht është derdhur anatema mbi kryetarin e opozitës, që gjendet në një udhëkryq morali para formacionit kryesor opozitar, që e ka manipuluar jo pak me sloganet e tij konfuze.

Nuk është vendi por edhe koha të flasim për rolin e Topallit, Imamit, Bregut dhe Patosit në opozitë dhe lojën e lodhshme dhe pa princip të Berishës pas kuintave. Me sa duket, është pikërisht koha që baza duhet të ngrihet për respektin e votës dhe demokracinë e besimit të vet. Për PD-në e gjithë kjo gjendje tregoi se s’mjaftoi historia e të ndjerit Olldashi, kur e kërkoi kreun e partisë konform votimit fair, e asesi mënyra sesi po transferohet besimi i njerëzve.

Ndërkohë që ka një kinse qetësi dhe stigmë nga ana e PS-së te ngjarjet e PD-së, sikur të gjitha ngjarjet në këtë parti shkojnë në përputhje të besimit të njerëzve. Por s’është fare kështu. Kritikat e pak njerëzve që bëhen nga baza e piramidës deri në kulm humbasin fillimisht prej mungesës së mbledhjes së duhur të formeve të PS-së, prej autoritetit absolut që mbart Rama duke përdorur një strukturë të tërë propagande mbi pjesën e pakët kritike që e ka të pamundur të shprehë problematikën e vet.

Një njohës i mirë i ngjarjeve të PS-së do të rreshtonte një proces të tërë që nuk shkon te partia në fuqi dhe që mbulohet me fuqinë e madhe që ka ky formacion prej vizionit të munguar të opozitës. Vetëm se mungesa e pajustifikuar për një afat të gjatë e zgjidhjes së kryetarit që nga viti 2009, Asamblesë dhe Kryesisë, që kuptohet për vite të tëra u mbrojt pa shumë argumente bindëse nga entourage i Ramës, mungesa e vendimeve marrë në mënyrë kolegjiale, ndryshimi pa asnjë sens dhe pa miratimin e strukturave të duhura të simbolikës vizive të PS-së, vonesa e mbledhjes për kohë të tëra e Kongresit Zgjedhor apo edhe transparenca zgjedhore e detyrueshme para anëtarësisë ndaj donacioneve, shtuar me buxhetin, që asnjëherë nuk ka qenë transperent e tregon njësoj problematik demokracinë e brendshme të PS-së, që tashmë mbulohet lehtësisht me qeverisjen që duket gati arritjes së një mandati të dytë.

Por, nëse plagët janë aty, ato duan vetëm kohë të përshfaqen sërish dhe PS-ja nuk duhet të harrojë se mbart një trashëgimi, që mund ta çojë dëm që në rastin më të parë të krizës politike. Dhe, krizat në Shqipëri janë të vështira për t’u parashikuar si kohë, por aspak të paparashikuara që do ndodhin, sepse i tillë është sistemi informal ku jetojmë.

Ai nuk respekton anëtarin e thjeshtë, por thjesht interesat e grupeve afër drejtimit, që synojnë fuqinë e madhe. Ndoshta, kjo fqinjësi e detyruar por edhe e zakonshme me PD-në nën të njëjtën çati, duhet ta bëj PS-na të shikojë me shqetësim atë që po ndodh me kolegët e saj, me të cilët po bashkëqeverisin, por që në asnjë moment nuk e mori detyrën t’i kërkonte një mirëkuptim të sinqertë bazës. (Javanews)

9 komente në “PS s’mund t’i fërkojë dot duart me kaosin e PD-së”

  1. Luis says:

    dhe nga kaosi i pd dhe nga besimi qe ka populli te qeveria Rama PS e ka te garantuar fitoren ne 25 qeshor

  2. WEB says:

    As mish ad peshk,,thjesht po shkruan gjënë e parë që i erdhi në koke,për një ka të drejtë edushi kur thote,,gazetari katunareske

    1. ssss says:

      ..cfare thua o ben marmaraku….Dmth. edhe per gjendjen e PD , e ka fajin PS….Po le nam, ore ” kinse ” analist !

  3. antikamunist (ish kamunist) says:

    Bravo o anal isto qi meno per ne te ps. Fshati i shqupit po digjet ti kerkon te krihesh . Vemendjen e medias dhe publikut per listat e shqupit nuk e stimulon ps ,por paaftesia e shqupistave ,old & new, per organizim ne mungese te doktorrit.

  4. Sami says:

    Ore Ben por kjo PD nuk ka bere kurre politike por sherr , vjedhje, shthurje, corganizim, tradheti, armiqesi duke shokuar moralin e qytetareve dhe vendosen moralin “i forti eshte i zoti” Une jo vetem po ferkoj duart por po e festoj derisa te zhduket kjo fare kriminelash nga shqiperia.

  5. Besjana says:

    Paqendrueshmeri dhe jo stabilitetin qe po tregon PD por mos harroni se populli bazohet edhe punen qe ka bere PS ne ketw mandat te pare. Dhe kjo I garanton edhe nje mandat per ta bere kete vend.

  6. TITI says:

    keto zgjedhje i ka Qeveria e Edi Rames, aludimet jane te kota .

  7. kleptofagos says:

    Degjenerimi i PD-se eshte logjik dhe i merituar, por po zbatohet si pjese e marreveshjes dhe lojes se fshehte qe Berisha, Rama dhe Meta kane ujdisur me njeri tjetrin per te ruajtur “statuquo”-ne, pasurite e tyre te vjedhura dhe pushtetin, thene ndryshe, per te shmangur Vetting-un. Qe ta kuptojne tifozat e semure te te gjithe partive: Cdo gje qe ndodh ne Shqiperi eshte loje e mafies politike dhe financiare, per te vazhduar grabitjen e popullit dhe fshehjen e hajduteve nga drejtesia. Bojkotoni te gjithe Hajdutet qe na mashtrojne e qeverisin prej nje cerek shekulli !!

  8. kleptofagos says:

    Degjenerimi i PD-se eshte logjik dhe i merituar, por po zbatohet si pjese e marreveshjes dhe lojes se fshehte qe Berisha, Rama dhe Meta kane ujdisur me njeri tjetrin per te ruajtur “statuquo”-ne, pasurite e tyre te vjedhura dhe pushtetin, thene ndryshe, per te shmangur Vetting-un. Qe ta kuptojne tifozat e semure te te gjithe partive: Cdo gje qe ndodh ne Shqiperi eshte loje e mafies politike dhe financiare, per te vazhduar grabitjen e popullit dhe fshehjen e hajduteve nga drejtesia. Bojkotoni te gjithe Hajdutet qe na mashtrojne e qeverisin prej nje cerek shekulli!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje