Kush po e orkestron lëmshin në Partinë Demokratike?

29 Maj 2017, 19:42Blog TEMA
Kush po e orkestron lëmshin në Partinë Demokratike?

Keti Bazhdari

Po t’i bëjmë një përmbledhje të kujdesshme të gjithë performancës politiko-organizative të 4 viteve të fundit të Partisë Demokratike, është e pamundur që në sfondin e saj të mos dallosh një plan të mirëdetajuar dhe të qartë.
Do e nis që me momentin e postzgjedhjeve të 2013, kur drejtuesit e PD-së u përfshinë në një montim takimi të papritur.
Ra perdja dhe i zuri ashtu si i zuri. Ca të ulur, ca në këmbë, të shkujdesur, të përvuajtur, si ata që se meritonin këtë fund tragjik, viktima me plagët që u pikonin ende gjak në shpirt nga përplasja me bajlozin e zi dhe kurrsesi humbës të rëndomtë pushteti sic ndodh në cdo sistem demokratik normal…
…dhe aty mes tyre i madhi, i papërsëritshmi, njohësi e kontributori i shkëlqyer i pseudoepikës që vazhdon të eksitojë fuqishëm shqiptarët, Sali Berisha. Me një simulim prej Napoleoni para legjionit të nderit, i gatshëm për të shërbyer pozën e tij prej legjende, të burrit allasoj që për kauzën jep edhe jetën, por dhe si një baba i dhimbshëm, që është i gatshëm të paguajë për mëkatet e bijve të tij, u komunikoi të mbijetuarve të fundit të luftës, dorëheqjen.
…auuuuu kumbuan gjithë artopalantët përnjëherësh nga piskama e thellë e dhimbjes, e më pas vërshuan lot, ngashërima, histerira të papërmbajtura që zaptuan mimikat e rebelëve të sotshëm, për ta përjetësuar në 400 plane mediatike aureolën emblematike të figurës së të madhit Berisha rrethuar nga ithtarët e vet.
Deri këtu besoj ju kujtohet apo jo, sepse vështirë të harrohen të tilla momente pikante të një vendi që edhe kur s’ka histori e pompon.
Nejse Ai dha dorëheqjen dhe menjëherë vjen dita të bëhen zgjedhje të lira dhe demokratike brenda Partisë Demokratike. Dhe si “për cudi” fiton njëri që qau më pak ndër të gjithë, që se donte askush, më me pak eksperincë dhe shpirt lideri, por që e karekterizonte një gjë e rrallë; nëse të gjithë njerëzit nuk e dinë kur dhe si do të ndodhin gjërat, por përpiqen e luftojnë me sa mundën për to, Ky, i deleguari i buzëqeshur i PD-së dinte me saktësi cfarë dhe kur do të ndodhte cdo gjë dhe i ngelej vetëm të numëronte kohën mbrapsht, që për hir të së vërtetës e bënte me një qetësi mbresëlënese.
Countdown-i i tij vazhdon prej 4 vitesh nga beteja në gafë dhe anasjelltas. Mjaft të kujtojmë mungesën totale të aksionit dhe retorikës opozitare deri tek cadra e improvizuar si mos më keq. 4 vite paqartësi dhe mungesë konseguence në ngritjen e tezave politike nga partia më e madhe opozitare në vend, që i lëshoi si pa të keq partnerët e saj strategjikë mediatikë, për të ardhur te momenti i mezipritur i marrëveshjes profilaktike dhe sëfundmi tek pusullat e bakallit me listat gjysmake të kandidatëve për deputetë.
Unë s’kam si ta lexoj ndryshe këtë alergji akute të Partisë Demokratike ndaj disiplinës, sa të ketë lider shpirtëror Sali Berishën, përvecse si të qëllimshme.
Unë nuk kam qenë kurrë fanse e konspiracioneve, por si një njeri me eksperiencë të mirë në planin menaxherial dhe të mjaftueshme në atë politik, konstatoj se pas gjithë kësaj stonature kreshendo të Partisë Demokratike fshihet dora e Sali-erit, i cili po mbjell nevojën për një ndryshim rrënjësor të domosdoshëm, që në fakt nuk ka si qëllim ndryshimin në vetvete, por kalimin de jure të pushtetit te pinjojtë e tij.
Kjo është më se evidente dhe gjithë këtë coroditje nuk e lexoj dot ndryshe. S’mund të më bind kush se këta manjakë kontrolli e taktikash, që arritën të fshehin me mijra dosje korrupsioni e vrasje në 8vjet, që planifikuan e fituan gjyqe për procedurë, që përndoqën njerëz që s’u bindeshin deri në ëndërr, paskan arritur krejt papritmas dhe për pak kohë në ditën, që nuk hartojnë dot një listë me 140kandidatë për deputetë.
Kush e beson këtë naivitet të shtirur të aktruar mirë nga z.Basha me rregjisor doktorin, njohësin e mirë të psikologjisë së turmave?!
Kjo vlen edhe për rebelët:
sa të kalojë kjo farsë e zgjedhjeve, ku përmes fytyrës së butë të Lulit, Berisha siguroi faljen e ndërkombëtarëve, për ca mëkate që ju rebelët nuk jeni dhe aq në dijeni, do ua largojë kukullën vrasëse nga skena dhe do ju bashkojë të gjithëve edhe njëherë nën dinastinë Berisha. Për ata që provuan përjashtimin, ky do të jetë një nder i madh, fanatikëve do u duket se u kthyen idealet e 90, kuptohet do të ketë njerëz që do të iluminohen dhe do të përbëjnë rrjedhje, por në përgjithësi gjërat do të kthehen atje ku ishin për të ndjekur hapat e avashtë të evoluimit të qenies në kohë.

22 komente në “Kush po e orkestron lëmshin në Partinë Demokratike?”

    1. Landi says:

      Po he moj shpirti, ku hupe, a s’ta futi ne liste Rama? Uff sa i keq, me duket se ka marre keshilltar Doshin qe s’po ta var aspak. Votat e puntoreve tuaja jepja ma mire PD-se.

  1. Xherri says:

    te pakten jozefina ka aq bythe sa del kunder, ty ste futen ne liste dhe ule koken….

    1. JO TE GJITHVE I PELQEN NE ATE BOTE
      TA BEJNE POLITIKEN ME BOOTHE -SI XHOZEPINA
      POLITIKA E BOOTHVE O OPERA DEI PeDeri (PD)

    2. Agjenti 007 says:

      Ke te drejte se Jozi vec interesin e vet ka pa gjithmone e sa ju prek interesi kerceu hopa …. Keti ska nevoje per ta futur ne liste njeri sepse ka aftesi e voxhut me i zgjidh gjerat e veta vete madje me i dhene me hanger edhe gjithe atij njeriu qe ka ne pune kurse Jozi seshte e zoja me rregullu vedin pa e fut ne liste e jo vetem qe sban gja per kend por ka perdore te qenurit ne liste me ja rremby pronat te tjereve

  2. xoxo says:

    Bravo. e ke qendisur ?

  3. lori2 says:

    Te lumte menja Keti!

    1. DYPLLOMSHI says:

      sa goje te mire ke mi keti..perdore per nai gjo tjeter dhe nuk do mbetesh e zhgenjyme

  4. grand says:

    E drejte PD po shkon drejte familjes Berisha! Tashme i dihet te jete ne pushtet! PD dihet te dale e treta! Ps dhe LSI duhet jene dy te parat por pa kaluar 70 deputet! Atehere PD B ze vendin edhe rolin e LSI. Mbetet gjithmon ne pushtet! KJo rrumuj e ketyre diteve prandaj po krijohet qe Bahsa te largohet! Berisha kerkon zbatimin e stausit pas zgjedhjeve. Basha largohet! Krijohet ilaritet dheoptimizem ne PD. Basha keshtu i shpeton edhe gjykim e shkarkimit! Mbetet Deputet! Konkuron dhe fiton Jamarbri ose dikush qe se dime i familjes.
    Kryetari i ri kerkon rehabilitimin e figurave (26 deputeteve te vjeter te pa kandiduar!) Fiton pike! por PD do te rrjeshtohet pas esaj gjithmon e treta!… ose ndoshta ka nje skenar konspirativ! qe se dime! Mund te jete okult!
    Jemi ne kohen e pas vetingut! fillon procesi i drejtesises… Perendimoret kane gjithcka ne dore!

  5. Ariola says:

    Keti ti e ke treguar veten qe je nje zonje shkodre. Pavaresisht qe mundohen disa njerez te vegjel te ti ulin vlerat, ti vazhdo rrugen tende ashtu sic e ke nisur.

  6. santos says:

    Po e lexoja me vemendje shkrimin tuaj. E keni analizuar me perpikmeri lemshin qe po ndodh ne partine demokratike. analiza juaj eshte e sakte dhe e drejte.

  7. Ike sali mere me gjithe pd e lulzim bash. Ike ne tsateme. says:

    E bukur kjo. Do tja tranferoje pd-n dhendrit.
    E zgjuar vajza.

  8. Besniku says:

    Keti e ka treguar veten qe eshte e zonja dhe kryelarte me veprat e saj. Ajo ska nevoje te bertase per interesat e veta sic beri Jozefina.

  9. Lindita says:

    Keti je e paarritshme si person, si femer, si grua. Duke lexuar shkrimet e tua kuptoj qe do te ishe nje shembull si nje politikane me plot kuptimin e fjales.

  10. besniku says:

    Keti e ka treguar veten qe eshte e zonja dhe kryelarte me veprat e saj. Ajo ska nevoje te bertase per interesat e veta sic beri Jozefina.

  11. Piter Pan says:

    Puth trunin une ty!

  12. Plaku Xhuxhumaku says:

    Foli Orakulli i Delfit, vecse me terma konfuze, si gjithmone zotesia qendron tek interpretimi, pra tek qejfi i Bazhdares.

  13. tradita says:

    kjo Keti sikur te ishte vajza e Spartak Ngjeles. Flet politikisht.

  14. Asllan Loka says:

    Pak a shumë gjëra të thëna e të ditura. Analiza e zonjës nuk ka fiksuar një moment tjetër edhe më të rëndësishëm: Atë të raportit apo vendit në renditje rreth pushtetit që kanë patur klanet e kehershme komuniste Hoxha-Kapo-Shehu me bazë jashtë Shqipërisë dhe orkestrim agjenturor! Katovica dhe Triestja e Italisë ishin trajtullat(formulat në jo shqip) e parapregatitura nga 4-tërshja antishqiptare Angli-Amerikë-Rusi- Francë! Ajo ngrehinë vazhdon derisa klasa komuniste të kthehet në klasë kapitaliste plotësisht dhe kjo realizohet kur pasardhësit gjenetikë të të djathtës historike të vdesin rrugëve të botës, duke shitur banane apo dyerve të zyrave për të kërkuar drejtësi tek ata që jua kanë mohuar me ligje ! Saliu është i paracaktuari i klanit Hoxha për vijimësinë e këtij projekti, i pëlqyeri i klaneve antishqiptare të 4-tërshes ndërkombëtare, lojtar i “masonerisë botërore” ose çifutëve zajonistë dhe “prijës” ose “residente” i agjenturës e cila bashkëpunon e kontrollohet nga shërbimi sekret sllav. Luli është një kukull njëpërdorimshe e sajuar nga Karaxhiçi i partisë së PPSH-së me një D- si targë makine fallso! Klani Hoxha me Sali-Ramën(jo babai i Saliut por Edi i Ramushëve) kishte e ka problem krijimin e alternativës së tretë të cilën nuk e kontrollojnë dot e për këtë ngrehën një çadër kopile pa det apo plazh afër që “të bënin not për së thati” ata peshq që ishin në rangun e sipërthënë si puna e Ilirit. Dhe arritën ta zhbënin ose ta vendosnin atë në vendin ku s’ju bën dëm! Tani kanë dorë të lirë për të luajtur si të duan me “rezervistë ” ose “ushtarë xhenjioje” pa rrypa e pa kapelë!!

  15. artan says:

    Qente e Saliut le te lehin, karvani i Ketit te ece perpara.

  16. luli says:

    He, plas mori!

  17. o xhozi ike ti says:

    te keqardhurit e vertete te mungeses ne lista te Jozit jane militantet e ps. Ne te vertete mund ta perfshini ne gjirin tuaj pasi ne PD nuk po e qan me askush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje