Partia Demokratike duket se do të përballet me një luftë të ashpër brenda vetes, ndërkohë që betejen duhet ta kishte me elektoratin për zgjedhjet e Qershorit. Kanë qenë Jozefina Topalli dhe Arben Imami ata që guxuan sot përmes një konference për shtyp të kërkojnë frenimin total të Lulzim Bashës, përmes aktit më ekstrem: Shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë. Dy nga zërat më të fuqishëm të qeverisjeve ‘Berisha’ kulmuan pas pakënaqësive dhe tërheqjeve të njëpasnjëshme të disa prej kandidatëve të PD, që me gjasë ishin listuar pa u pyetur fare.
Do të ishte naive të mendosh se Topalli, Imami apo emra të tjerë që pritet t’i bashkohen thirrjes së tyre, ta kenë të gjithë këtë ‘mllef’ se përse nuk u përfshin në listë. Në të kundërt, përjashtimi i tyre nga kandidimi tregon një risi në vendimet e partisë më të madhe opozitare sot. Me gjasë Lulzim Basha i ka përpiluar vërtetë listat pa u konsultuar me Sali Berishën. Kreu aktual i PD mund të ketë marrë “Ok” nga udhëheqësi historik që pas sprovës me çadrën tashmë ta marrë vetë në dorë karrierën e tij dhe vendimet politike.
Por një listë jo vetëm gjysmake, por edhe me kandidatë që po dezertojnë dita-ditës, është treguesi më i qartë për mungesën e burimeve njerëzore brenda PD. Nga ana tjetër, kandidimi i Sali Berishës në këto zgjedhje nuk është gjë tjetër veçse pengmarrja e këtij të fundit nga fati i tij politik që krijoi përmes drejtimit autoritar. A mund të rrijë i vetëm Berisha në një grup parlamentar pa themeluesit si Topalli, Imami, Ruli, Selami dhe Bode? Duket se do ta ketë të vështirë, aq më tepër midis emrave të panjohur që klanet pranë Bashës kanë përcaktuar në renditje fituese.
Sali Berisha po bën sakrificën e fundit për t’i dhënë një dorë Lulzim Bashës. Ai ka mbetur viktimë e fushatës duke tentuar t’i japë Bashës maksimumin e mandatev të mundshme përmes emrit të tij. Sepse një listë kandidatësh pa emrin e Berishës do të ishte demoralizimi më i madh që do t’i ndodhte demokratëve në histori. Lulzim Basha duhet të hapë garën për kreun e PD qysh tani, duke përcaktuar datën në korrik dhe duke ftuar cilindo demokrat të garojë. Dhe këtë herë të bëjë një garë të pastër, pa Berishën.
Sepse Berisha nuk mund ta mbajë më mbi supe, qoftë për moshën që ka, por qoftë edhe për nyjen e pazgjidhshme që ka mpleksur Basha në PD. Vendimet e deritanishme të Bashës nuk bënë asgjë tjetër veçse prodhuan një Parti Demokratike të re, shumë më të dobët sesa një parti që mund të krijohet nga të përjashtuarit.
Që revolucioni i dhunshëm ha bijtë e tij, kjo dihej. Por që revolucioni paqësor i çadrës do hante prindërit, nuk e kishte menduar njeri.
Basha nuk i ka llogaritur mire gjera….kjo republika e re qe ne fillim kishte deshtuar.
Nuk eshte surpriz qe te gjithe po terhiqen.
Ndoshta dhe kane frike nga rezultati qe do dalin bllof.
a nuk beri te njejten gje edhe pederi islamik Hoxha….!!!!??? sunite te pabese,lloji i kafshes…………..
Ja ke fut kot plako. ne pd nuk fluturon miza pa ok e berishes, nje person maniak per te qene i informuar per gjithkend dhe per gjithecka nuk ndryshon brenda nje dite. po dhe nqs nuk eshte konsultuar direkt me berishen, basha me dike eshte konsultuar dhe midis ketyre dikusheve ka qene patjeter nje familjar i berishes apo nje bashkepunetor i ngushte i tij, keshtu qe edhe ne kete rast ne mos direkt indirekt berisha ka qene i informuar dhe ka dhene OK e tij. Sa per ate qe berisha eshte ne moshe edhe i lodhur ja ke fut prape kot se berisha per mire apo per keq ka energjine 100 lulezimeve, ka me shume energji sesa gjithe lista e deputeteve te lulit dhe mos ja dhente truri te kthehet prape ne krye te pd se mund ta kesh prape kryeminister ose president. Luli te jesh i sigurte qe ben shurren ne breke vetem nga nje veshtrim i berishes e jo me ti bertasi.
Ja ke fut kot plako. ne pd nuk fluturon miza pa ok e berishes, nje person maniak per te qene i informuar per gjithkend dhe per gjithecka nuk ndryshon brenda nje dite. po dhe nqs nuk eshte konsultuar direkt me berishen, basha me dike eshte konsultuar dhe midis ketyre dikusheve ka qene patjeter nje familjar i berishes apo nje bashkepunetor i ngushte i tij, keshtu qe edhe ne kete rast ne mos direkt indirekt berisha ka qene i informuar dhe ka dhene OK e tij. Sa per ate qe berisha eshte ne moshe edhe i lodhur ja ke fut prape kot se berisha per mire apo per keq ka energjine 100 lulezimeve, ka me shume energji sesa gjithe lista e deputeteve te lulit dhe mos ja dhente truri te kthehet prape ne krye te pd se mund ta kesh prape kryeminister ose president. Luli te jesh i sigurte qe ben shurren ne breke vetem nga nje veshtrim i berishes e jo me ti bertasi
Nuk jane ngrene( perjashtuar) prinderit, por ata qe kane dy pare mend e kane kurojo te shprehen.Nuk e dij por Republike te re me Nul Noken,qeros Strazimirin apo Edi Paloqen nuk besoj se ka.PD do te bjere ne nje minimum historik ne keto zgjedhje.Faji eshte Saliut dhe kulishit te tij pa asnje aftesi Basha.Ju uroj fund te shpejte politik dhe riformomin e nje djathte moderne shqiptare per te cilen ka nevoje vendi.
Nuk I kane dale llogarite Bashes. Si duket eshte nise per nje republike te re por mebdoj qe kjo republike e ideuar nga ai eshte deshtim fillim e mbarim.
PD ka ber shum mekate ne kete vend dhe kjo lloj rreforme qe beri Basha nuk do ti laje nga mekatet dhe vetingu do jet ai qe do u nxjerr ne pah se sa te keqia i kan ber ketij vendi.
Pa o.kay-n e “qoftelargut” lul hollandezi nuk ben as shurren,jo me listat.Emri i tij ne lista dhe sidomos ne Tirane eshte futur per te siguruar imunitetin e shumedeshiruar dhe te domosdoshem,si arme per t’i shpetuar vetingut dhe byzylykeve qe po shihen ne hrizont.Une nuk jam tiranas,por tiranasit duhet t’a bejne naten dite me qellim qe lul hollandezi ne keto zgjedhje,vecanerisht ne tirane, te mos marri me shume se 5 apo 6 mandate.Po te ishte kjo e mundur do ishte nje plus i madh per pastrimin e parlamentit nga goje haleja dhe vrastari i ketij vendi,per te mos e qelbur parlamentin cdo te enjte me ato qe nxjerr nga….Erjoni,sajmiri dhe te tjeret duhet si gjithmone te bejne dhe kete beteje.
basha eshte nje kryetar amator prandaj populli do te shkoj me partin e duhur per vendin tone me ps me ne krye edi ramen
deri ne fund basha do haj koken e tij , qe e hengert ishalla
ky deri ne fund do haj koken e tija qe te shporret se i eshte bere barr shqiperis