Siç pritej, shpallja e listave të kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike krijoi një furtunë mediatike. Ndoshta me të drejtë, për faktin se ishte hera e parë që nga koha që Lulzim Basha mori drejtimin e kësaj partie t’i paraqiste publikut njerëzit dhe ekipin që ai mendon të bashkëpunojë.
Sigurisht, që analiza për përzgjedhjen e këtyre emrave duhet bërë deri në një farë pike. Po ashtu dhe kriteret përzgjedhëse duhen diskutuar duke qenë se janë të rëndësishme në këto raste. Por, ajo që nuk duhet të vihet në diskutim është fakti se Lulzim Basha apo çdo lider tjetër që pretendon të qeverisë Shqipërinë, ka të drejtën dhe mbi të gjitha detyrimin për të zgjedhur ekipin e tij.
Njerëzit të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm brenda Partisë Demokratike dhe që u lanë jashtë kandidimit, me të drejtë mund të ndihen të fyer. Disa prej tyre, ndoshta do të duhej të rikandidoheshin përsëri. Megjithatë është absurde të mendosh që përgjegjësit kryesorë të humbjes spektakolare të Partisë Demokratike të vitit 2013 t’i kërkojnë llogari Kryetarit aktual. Aq më tepër, kur Basha gjatë kohës së fundit arriti të merrte me mundësitë minimale për vetë kontekstin politik në të cilën ndodhej ajo parti, arritjet maksimale duke bërë një marrëveshje politike e cila e çon Shqipërinë drejt një perspektive të re. Gjithashtu, një arritje tjetër e tij ishte dekriminalizimi i Parlamentit. Nëse tregoi këtë kapacitet politik, atëherë i duhet besuar dhe për listat. Në këto lista minimalisht nuk ka kriminel dhe dallohen nga kandidimi i profesorëve të nderuar në disa qarqe kryesore.
Deri më sot, Partia Demokratike kishte një kokë dhe një trup të cilët shpeshherë nuk përputheshin me njëri-tjetrin. Askush nuk mund ta fshehë që ajo parti ishte e dyjëzuar në shumë drejtime. Në këtë kuptim kishte pritshmëri të madhe në opinionin publik për qasjen që do të kishte Basha për zgjedhjet e tij për kandidatët për deputet. Ky ishte rasti i vetëm dhe ndoshta i fundit për t’u shkëputur njëherë e mirë nga hijet e të kaluarës dhe të tregonte kurajën politike që një lider që pretendon të qeverisë vendin duhet të tregojë. Edhe pse kandidimi i liderit historik të asaj partie e cenoi deri diku këtë kurajë. Një kurajë e cila me shumë gjasa erdhi në momentet e fundit. Më mirë vonë se kurrë thuhet në këto raste.
Padyshim, që lista do të shkaktonte debate të shumta. Është normale në këto raste. Madje, do të ishte shqetësuese nëse nuk do të kishim të tilla.
Duhet të kuptojmë që politika ka ndryshuar si pasojë e zhvillimeve shoqërore, kulturore dhe mediatike. Personalizimi i politikës nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Gjithmonë e më shumë, kudo në vendet europiane apo gjetkë, votat priren të merren nga liderët dhe suksesi apo dështimi bazohet gjithmonë te figura e tij. Ky është një fakt kulturor me të cilin duhet të bëjmë llogaritë. Në të kundërtën, do të kthehemi pas në shekullin XX ku partitë ishin megastrukturuar dhe vendimmarrja bazohej në procedura gjithëpërfshirëse. Këto lloj partish kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Nëse kjo është mirë apo keq, ky është një diskutim tjetër. Por, fakti është që gara elektorale bazohet te personaliteti dhe karakteristikat personale të liderit. Dhe një nga elementet kryesore për të krijuar një figurë politike të besueshme e cila mund të krijojë entuziazëm tek elektorati është detyrimi që ka çdo kryetar partie të mbledhë rreth tij ata njerëz që ndjekin filozofinë dhe pikëpamjet e tij politike.
Kjo është përgjegjësia që Lulzim Basha ka marrë përsipër. Në fund të fundit, për rezultatet elektorale që do të ketë Partia Demokratike në këto zgjedhje është ai që do të marrë meritat apo dështimet. Kështu që i takon çdo e drejtë për të bërë zgjedhjet e tij, qofshin këto guximtare apo jo. Politikë mbi të gjitha është marrja e përgjegjësive.
Cfare gazetari debil ne rastin me te mire dhe mashtrues I paguar ne rastin me te kec.
1) Cfare rezultatesh te de-kriminalizimit I njeh ti nje lloji si Basha o gazetaruc I peshtire? Se pari Basha vete eshte subject dekriminalizimi sepse nuk eshte gjykuar per krime shume te renda qe I kane kushtuar shume ketij shteti. Por ligji eshte bere I tille qe te mos bien ne rrjete keta llojet qe per ty paskan arritur sukses. Ministrat teknike qe te ka zgjedhur paguesi yt jane subjekte kriminalizime dhe kane disa afera qe mund te happen kurdo ne kurriz. Se fundi listat perfshijne nje anetar qe KQZ I ka hequr mandatin pikerisht per shkak te ligjit. Se fundi, anetaret e nominuar nga PD ne KQA kane votuar kunder vendimit te prokurorise per ti hequr mandatin anetarit te parties se tyre. Kot te shkosh me tej sepse eshte e qarte cfare do te thote ‘de-kriminilazimi’ I nje partie qe eshte plot me te inkriminuar.
Ky gazetaruci ketu eshte shembulli i gazetareve te peshtire qe nuk marrin mundimin as te lexojne gazetat qe te dine faktet, jo me te mbledhin fakte dhe te flasin sipas fakteve. puna juaj eshte te shtemberoni faktet me pageze
Bjeri shkurt mer shok, cere posti te ka premtu Basha qe i lepihesh kaq shume? sa per artikullin, nje shkrim te tille te ngjashem benin pionieret e enverit qe ne klase te 5-te dhe me te mireve kur rriteshin ju jepej detyra te perconin fjalen e partise ne popull, te sqaronin direktivat politike te dhena nga byroja politike dhe komandanti legjendar. Edhe ti te keqen te njejten gje po ben. Sistemin e propagandes ne popull Partia e Punes e kishte ngritur ne institucion dhe ekzistonin manuale te tera sesi te percohej fjala e partise ne popull e te behej shpelarja e trurit. Saliu i di mire keto pune por besoj edhe Luli ka qene tamam ne moshe per te marre mesimet e duhura.
O mjer ti per keto mendime. Lista ka eleminuar mendimin mdryshe dhe mbeshtetet e ketij mendimi ne baze, Rrjedhimisht voten. Kjo qe ju thoni vlen per dkipin qeveritar. Aty ai ka to drejte te plote.