Keti Bazhdari
Ka kohë që një shqetësim i tillë m’i trazon mendimet, por si duket më përpara s’pata motiv kaq frymëzues, sa ky i listave të PD-së sot, që t’më shtynte të ulesha të shkruaja dicka. Ndoshta duket paksa e cuditshme kjo, por në një format krahasimi referuar koordinatave karakteriale, unë e ndjej se qëndroj paksa jashtë kontureve të asaj cfarë definon shqiptarin/en tipik/e dhe për këtë shpesh më cilësojnë si kontroverse. E në fakt është në natyrën time të prirem drejt përplotësisë se brendshme, që sikurse më krijon luksin e të qenurit rehat me veten dhe neglizhente për shumicën e cënimeve në nivel personal, më mallkon me parehati dhe reagim në planin shoqëror ndaj cdo fenomeni që cënon sadopak logjikën e pastër të gjërave. Arrogancën dhe marrjen peng të arsyes, përvecse viagër për të pasigurtët patologjikë, i konsideroj edhe ndezësit me të fortë të zemërimit tim. Në këtë pikë s’kam dyshim që pothuajse të gjithë e perceptojnë njëlloj, pavarësisht sa të ndryshëm jemi në thelb dhe sa kohë i duhet njërit apo tjetrit të nxjerrë feedbackun e plotë të fenomenit shqetësues për të krijuar nxitësit e një reagimi të përbashkët gjithnjë e më të pashmangshëm. E kam bindje absolute që askush nuk mund të vazhdojë gjatë të shohë se si ngjizen embrionë shprese në barkun e balenave, ndërkohë që lindin pareshtur kërmij dhe të hiqet sikur beson se po lindin balena.
Që shpresa të përkthehet në veprim ka nevojë për shumë vullnet të përbashkët, të cilin duhet ta drejtojnë, por jo ta deformojnë pesë a më shumë kryetarë partish. Ashtu sikurse ekosistemet, apo organizmi i njeriut, edhe ekonomia e shoqëria kanë aftësi vetërregulluese, por nëse nyjat limfatike(partitë) të këtij organizmi të madh, mbyllen e hapen sipas oreksit të një elementi(kryetarit te partisë), duke crregulluar ecurinë normale të kujtdo që guxon të thotë dhe të sjellë të vërtetën e vet dhe të asaj cfarë ai apo ajo përfaqëson, atëherë më thoni ju si do i vejë halli i së tërës?! Natyra në gjithë ekzistencën e vet i rregullon raportet me ligje që favorizojnë më të mirët, në këtë pikë refuzoj katekorikisht ta pranoj që dikush mund të dalë mbi natyrën, përvecse duke manipuluar turmat për pak kohë, gjë që e shoh cdo ditë e më të vështirë e cdo ditë e më të pamundur. Për ata që kanë marrë mundimin të lexojnë e mësojnë përmendësh psikologjitë e turmave, i kujtoj që as Gustav le Bon e as Frojdi a ndonjë tjetër nuk jetuan dhe folën për një kohë kaq dinamike sa kjo e sotshmja, ku e vetmja gjë që nuk mungon është informacioni. Ata iu referuan pikërisht mungesës së tij, pasi nuk kishin dyshim që askush nuk ka as do ketë ndonjëherë eskluzivitetin mbi “të vërtetën”, por përsa kohë masat prireshin drejt shpresës dhe nuk kishin me se ta konfrontonin performancën do të ishin të destinuara tu bindeshin, bajraktarëve të caktuar që u imponoheshin me propagandë dhe prerje kokash. Po sot a ka mundësi të ndodhi kjo dhe nëse po sa zgjat?!. Në kohën e internetit cdo njeri ka mikrofonin e vet dhe të drejtën për ta përdorur. Kushdo mund të tallet apo aktrojë duke propaganduar si Lenini, Hitleri apo Ducja, ose mund të hiqet seriozisht si Kreshnik Spahiu apo ndonjë tjetër më i rëndësishëm. Asgjë e vecantë nuk duhet, mjafton të jeni aq të papërgjegjshëm sa duke disponuar minimumin e mjeteve jetike dhe të ekspertizës, tu premtoni njerëzve maksimumin e pritshmërive të tyre dhe ja ku u bë. Por cfarë fundi do të ketë kjo pastaj, askujt nuk i pëlqen ta mendojë? Unë jam e bindur që nga kontratat qorre të gjitha palët dalin të humbura, por ndryshimi me kohët e perandorive, që në shqip i shkon më shumë bajraqe, dhe të cilat ne i kemi të rekorduara si periudhat më të lavdishme të injorancës, është se atëherë fundi vononte shumë dhe përgjithsisht megallomani kish vdekur natyralisht, kurse sot mendoj se fundi vjen shpejt dhe cka është më e keqja është edhe i paqartë.
I ke bere fjalite kaçurrel, jo se i ke pa permbajtje por se nuk ke aftesi te sintetizosh! I perdredh si shume ato te shkreta mendime…
Edhe diçka: natyra nuk favorizon me te miret por me te fortet, ne natyre mbizoteron ligji i me te fortit, zonje e nderuar…
Leri njerezit ta gjykojne aman mos u tharto kaq shume
Kjo shkruan per vete e jo per lexuesit!
Tamam shkrim “KACURREL”,por kacurrela nga te….bythes!
Autorja ndoshta e ka fjalen ne ate qe shpreh , mbi Natyren Njerezore ,
jo ate te kafsheve ,apo xhungles ,ku padyshim “me kafsha fiton “
Fix e ke thane ?. Te lumte dora per kete shkrim. Ti je vlere e pakrahasueshme.
Sa i kruhet dhe kesaj qe ti futet politikes!!Do ja prishin virgjerine prape e do kerkoje shperblimin!!
Shqiperia ka nevoje per nje politikane largpamese si ju, zonja Keti. Je e afte per te qene realiste dhe per te thene fjalen tende ashtu sic eshte, pa doreza.
Bravo Bazhdari jeni shume e qarte ne shkrimin tuaj. Sikur te ishin me shume si ju, ateher Shqiperia do te kishte me shume progres.
Shume bukur. Ke pasqyruar situaten aktuale te politikes. Si gjithmon I lexoj me kenaqesi shkrimet e tuaj. Komplimente.
Dora e fjala shokut Sali ndihet kudo ne dhe esht ligje ne PD. Eshte kriju monopol kumunizem i forte shkurt PD nuk ka pas kurr demokraci pervec emrit dhe gjithe gjerat qe ndodhin kane nje firme ate te xhaxhit Sali gje qe u konfirmua edhe tani.
hahahahah dhe te imagjinosh qe shumica e komentuesve jane vete keti ?
Fatkeqesisht shqiptaret nuk kane as kryetare dhe as udheheqes shteti po kane vetem udheheqes e bajraktare nahish qe po e hane e po e shesin Shqiperine cep me cep toke e det!…
DRENICA E KUQE