Unë e mbaj mend votën time të parë. Ishte vjeshtë e para 23 viteve dhe zgjedhja në pamje të parë dukej e lehtë, Po ose Jo! Ishte e para herë që në historinë shqiptare zhvillohej një referendum. Dhe une thellë thellë brenda vetes ndihesha krenare, sepse po jetoja historinë. Viti (që tani duket i largët) 1994, ishte një vit shpresash për brezin tim. Kishte më pak se 3 vjet që unë kisha kuptuar se ç’ishin të drejtat e njeriut, e ca nga dëshira për të bërë diçka të mirë për vendin, e ca e shtyrë prej serialeve amerikane, sapo kisha filluar të studioja drejtësi. Ishim vetëm 50 vetë që fituam konkursin për këtë degë, por presidenti i asaj kohe, çparimor dhe i etur për të kontrolluar çdo aspekt të jetës së vendit, na bëri me një të lëvizur të lapsit 180. Dhe krenaria e ne të 50-tëve zbehej kur uleshim në të njëjtën bankë me ish-Miss-in që kishte marrë çerekun e pikëve.
Por të rinjtë kanë atë gjënë magjike që pjesa më e madhe e të rriturve e humbet me kalimin e kohës, besimin se gjithçka do të bëhet më mirë.
Dhe kështu, e sapo pranuar për Drejtësi dhe pasi kalova zhgënjimin e parë prej madhoreje në moshë, vendosa të bëj një zgjedhje të informuar, për të cilën do të duhej të isha krenare me veten, pasi do të ndikonte që vendi im të bëhej më i mirë. Vendosa të studioja draftin e ri të kushtetutës e të votoja me përgjegjësi.
Votoja për herë të parë. Votoja për Kushtetutën e re.
Projekti i ri i Kushtetutës së 1994 i jepte të drejta të pakufizuara Presidentit të Republikës, i cili praktikisht do të kontrollonte çdo gjë. E ndërsa mendova për një çast se Shqipëria kishte plot burra të mirë (por te kjo do të kthehem më vonë) që mund të ishin presidentë e të mos abuzonin me aq pushtet, me kapi syri nenin 125. “Institucionet kushtetuese që ekzistojnë në datën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, funksionojnë të përputhje me dispozitat e kësaj Kushtetute”. Që me fjalë të varfra do të thoshin se Presidenti ekzistues, Sali Berisha, ai që më shkaktoi zhgënjimin e parë si qytetare madhore në këtë vend, do të vazhdonte të bënte ç’t’i donte qejfi me këtë vendin tonë, tashmë edhe i bazuar në Kushtetutë.
Tani dëgjoj avazin e Republikës së Re me kësula të vjetra.
E mua më kujtohen gjithë juristët e prodhuar nga makineria e këtyre kësulave në vite. Juristët e plepave, juristët e shtesave, juristët e kioskave, gjyqtarët e prokurorët shokë të ngushtë të familjes, gjyqtarët e prokurorët e emëruar në dëshpërim e sipër përpara se të dorëzonin pushtetin me turp pasi i molën pasuritë kombëtare dhe e lanë vendin në borxhe e dëshpërim. Dhe ndiej uri. Ndiej uri për të pasur atë besimin e 18-vjeçares se gjithçka do të bëhet më mirë. Ndiej uri për zbatimin e ligjit, kundër të cilit ngritën një çadër e shpenzonin mijëra euro në ditë (eh, moj Rruga e Kombit!). Ndiej uri që t’i rris fëmijët në një vend me shpresa, ku horri paguan dritat njësoj si pensionisti. Ndiej uri për Reformë në Drejtësi.
Kam menduar dikur se Shqipëria ka plot burra të mirë. Tani mendoj që Shqipërisë nga burrat i vijnë kusuret, nga mentaliteti patriarkal, që çdo gjë e zgjidh me parimin e forcës. Shqipërisë e mira mund t’i vijë vetëm nga gratë e burrat humanë e feministë që nuk pranojnë të ngelen peng e kësulave të vjetra.
Shume mire , presim drejtesi, reforme nga Rama-Meta-Basha. Kush mendon ndryshe te kontrolllohet te mjeku.
eh mi Silda…
keto jane reflektime te 2017-s se ne ’94 ti dhe shoqet e tua votonit per cdo gje qe thosh Partia (lejiketo historite me 50 te paret se ne qe kemi qene ne nje brez te njohim).. harrove qe te moren tropojanet prej ish te dashurit e harboje me ta hip e zbrit neper fuoristrada ne Qytetin Studenti?
Bravo dhe te lumte dora.Vetem keshtu mund te behet shqiperia,por per te arritur ketu duhet te votohet dhe me sakte akoma, te zbatohet deri me nje v e t i n g u i shumemunguar.
Shkrim I sakte, po kjo eshte Shqiperia. Zgjedhjet dhe reformat Jane rastet kur populli mund te nxjerri jashte sistemit lojtaret e keqinj. Ne se I rizgjedhim, le ti durojme.
Te lumte e ke qendisur moj vajze!
Po thua keto grate e burrat e gjakut te ri do kene force te mos behen pre e kesulave te vjetra?
Une kam besim tek mendja jote e mençur, tek amgazhimi yt si qytetare, nene dhe profesioniste. Njerez si ty do na kthejne serish besimin ne keto kohe kaq te erreta per vendin tone
Do jesh e ushqyer ti,
prandaj dhe ke uri per ligj, drejtesi etj.
Na i keni neveritur aq shume tere keto vite keto,
sa tani filluam ti vjellim,ti pjerdhim, ti permjerim .MJAFT.