Heshtja e Bashës pas daljes nga çadra dhe listat e minutës së fundit

25 Maj 2017, 16:47Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Një opozitë që duhet të ishte e gatshme të hynte në zgjedhje një orë e më parë po vijon të tregojë të kundërtën. Pas qëndrimit në çadër për rreth 3 muaj, Lulzim Basha vijon të heshtë që prej datës 13 Maj. Orët e fundit të afatit për regjistrimet në KQZ të opozitës po mbajnë në ankth aleatët, por edhe emrat e rinj e të vjetër që synojnë Kuvendin.

Lulzim Basha ka plot 12 ditë që nuk ka asnjë dalje publike, përveç deklaratave të shkurtra të shpërndara me postë elektronike mediave. Kreu i opozitës ka një trilemë për të zgjidhur, të cilës duhet t’ia kishte gjetur përgjigjen me kohë.

Së pari, kreu i PD duhet të përmbushë kërkesat e ish-kryeministrit Berisha, duke vendosur njerëzit e këtij te fundit në lista fituese. Së dyti, Lulzim Basha duhet të garantojë emrat e prurjeve të tij. Së treti, duhet të marrë një vendim për kritikët në PD, që me gjasë do të ketë sjelljen sikurse Berisha me ata që e sulmonin politikisht brenda partisë.

Lulzim Basha po hyn në zgjedhje me një listë kandidatësh dhe me një marrëveshje me aleatët të vendosur në minutat e fundit. Kjo tregon shumë për seriozitetin e një liste të hartuar në minutat e fundit, por edhe të mungesës së një projekti paraprak për vendin.

Pas 3 muajsh qëndrimi në çadër, kreu i opozitës duhej së paku të kishte listën e kandidatëve për deputetë gati, por pse jo edhe një kabinet pretendent ministrash. Të paktën, këtë bëri Berisha në zgjedhjet e 2005 ku përmes KOP-it shumë përpara rezultatit të zgjedhjeve, bëri të ditur edhe prurjet e reja në krye të dikastereve. Por kjo, gjithmonë nëse Basha vërtetë beson se do të jetë zgjohet fitues më 26 Qershori.

Në fakt dalja nga çadra pordhoi gjë tjetër veç koordinatorëve të PD-së nëpër rrethe dhe 6 emra minstrash 30-ditorë. Basha doli nga çadra dhe është mbyllur në zyrë për të bërë për 12 ditë punën si kryetar partie që nuk e bëri në 3 muaj. /javanews

6 komente në “Heshtja e Bashës pas daljes nga çadra dhe listat e minutës së fundit”

  1. Shko meso te shkruash says:

    Tu bo shurren e ke shkrujt artikullin mre?!!!!!!! Ik ere shejtan e korigjoje se late nam! O mero, mos i jep leke per kete shkrim, ka tall lesht me ty e me gazeten me gjithe keto gabime qe ka shkrimi!

    1. PPSH says:

      Ky shkrim thjesht verteton qe 70% e shqiptareve jane analfabete me diploma Kristali. Te pakten ne kohen e Dulles ishte e kunderta, me pelqen mua apo ty si te vertete.
      Gazetaret apo redaktoret e TEMES jane ne keto nivele sic e shikojme cdo dite ne artikuj plot gabime drejtshkrimore dhe jo thjesht lapsus.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dihen prodhimet e serave(cadres),nuk jane si te fushes !

  3. Skypion says:

    Eshte naivitet i madh te thuash qe Basha po ben per ca ore a ca dite,ate qe do te duhej ta kishte bere per 3 muaj ne Cader.
    Eshte naivitet aq i madh,sa edhe kur e thone dashakeqet,te ve ne siklet kur i degjon!
    3 muaj “Cader” jane 3 muaj fushate elektorale,qe ka bere Partia Demokratike me Lulzim Bashen.Kush nuk e kupton kete,eshte me te vertete nje budalla i madh.Ose thote nje genjeshter po kaq te madhe.
    Se ku hyn autori i shkrimit te mesiperm,ta gjeje vete.
    3 muaj “Cader” ,pervece nje fushate shume efektive elektorale,kane sherbyer edhe,si te thuash, per nje lloj vettingu moral brenda radheve te PD-se.
    Kush beri qendrese deri ne fund ne “Cader”, kush dezertoi dhe kush tradhetoi.
    Eshte nje veting qe behet vetvetiu,ne raste te tilla.Eshte vetingu i momentit historik.
    T’u besh refresh atyre qe dezertuan apo tradhetuan partine e tyre gjate 3 muajve qendrese,do te ishte nje idiotesi e madhe.Une nuk besoj se Basha eshte i tille.
    Per fatin e tij te madh, Basha,nuk ka nevoje fare te beje kokepreresin.Ate,sic e thame,e ka bere vete momenti historik.Kush nuk e kapi ate,do te hidhet tutje vetvetiu.
    Askush nuk mund ta akuzoje Bashen per kete,sepse,te gjithe ata qe do te mund ta akuzonin,i kane treguar me gisht tradhetaret,per muaj e muaj me radhe.
    Nuk i kam vene fjalet dezertor dhe tradhetar ne thonjeza,sepse,per mendimin tim ,e meritojne.Nuk ke c’emer tjeter t’i vesh dikujt qe te braktis apo kundervihet,bash ne momentin me te veshtire qe mund te kalosh.
    Momentet me te veshtire per PD-ne dhe Lulzim Bashen,kane qene dy: ai i reformes ne drejtesi,vitin e kaluar dhe ky i protestes 3 mujore kete vit.
    Ka patur,ne PD,nga ata qe e kane braktisur dhe,c’eshte me e renda,edhe nga ata qe i jane kundervene.Dezertore dhe tradhetare.
    Keta jane veteperjashtuar.
    Une dua te permend vetem nje emer,qe nuk ben pjese tek keto dy kategori;qe ka qene,megjithate, shume kritike ndaj Bashes dhe menyres se drejtimit te PD-se nga ana e tij.
    E kam fjalen per zonjen Jozefina Topalli.
    Nje demokrate 24 karat.Nje demokrate e patemete.Nje demokrate e madhe,e cila,sa i perket devocionit , besnikerise dhe ndershmerise, te kujton ate Zonjen e Panjolle biblike.
    Sado e ashper te jete treguar zonja Topalli,qe ne te vertete nuk se eshte treguar edhe aq,sado e ashper qe mund te tregohet ne te ardhmen,nuk ka demokrat ne Shqiperi,qe te mund te dyshoje ne ndershmerine dhe besnikerine e saj ndaj Partise Demokratike.
    Po te mund te kisha mundesi te keshilloja Bashen,do t’i thosha qe Jozefina Topallin,ta vinte ne krye te listes.

    1. XheJ eN Bi says:

      Skypion..Lylzimi…

      Pushimin që bëre për tre muaj në çadër fillove ta kompesosh këto tre ditë ,pa lënë shkrim pa komentuar.
      Në komentin tënd do qëndrojë te “lëvdatat” në adresë të J.Topallit.Divergjencat e tua me J.Topallin e din të gjithë shqiptarët sa nuk votoi Kryeprokurorin vetëm pse nuk hetoi pasurit e tua.
      Të tre ,Selami , Bregu e Topalli kanë qënë në të njëjtën valë kritike për veprimet e çadrës dhe për të treguar se nuk i mban mëri ( si ” Skypion ” këshillëon”Lylzimin” që ta vërë në krye të listës.
      Lylzim,o derdimen, nuk mbulohet dielli me shoshe.

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Per 3 muaj nuk te degjuam e nuk te pame asgjekund…
    Na shkoi mendja per keq…
    Ne cilen hale ishe futur Skypion?
    Se shikoj qe je furnizuar prape me “lende te pare”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje