Sot, që në mëngjes, shefi i pavionit të çmendinës, më erdhi në dhomë dhe më tha me të bërtitur: “Merr leckat e tua dhe shko atje te shtrati i dhomës ku ishe më parë! S’je për dhomë VIP-ash ti. Gazetari i pordhës…”
-Pse? Ç’ka ndodhur?!- e pyeta unë i çuditur dhe i fyer sa s’ka më… “Si pse?! Si ç’ka ndodhur?! Pak të duket ty kjo?!. Ti komunikon me Lul Bashën dhe ai të lexon dhe vepron siç shkruan ti ato përrallat e tua me pordhë e ëndrra me shurrë në mes… Unë të fola në konfidencë për diagnozën e tij, ndërsa ti i botove të gjitha në gazetë. Na! Shikoje! Plasi sytë! Ministri i Mjekësisë Arben Beqiri i propozuar nga Luli është mjek i specializuar për “endoskopinë gastrointestinale”. E shikon ç’na bëre? U bë gastrologu, doktori i pordhës ministër?! Megjithëse ta pata shpjeguar se pordhët e Lul Pordhës, janë vetëm pasojë e gazrave të tij dhe se çdo gjë, or gazetari i pordhës, e ka burimin nga psiqika, nga tutuçka, nga ajo që i bëj derman vetëm unë psikiatri. Zaten, kë do të bënte tjetër ministër, veç atë të pordhëve, Lul Pordha, që merret me ty gazetarin e pordhës? Ministrin e pordhës!.. Hiqmu tani nga sytë se të bëra atë që s’ta merr mendja! Shko atje, tek shokët e tu, që të hash e të ta lyejnë surratin me mut! Gazetari i pordhës!..”
Nuk kuptova shumë nga ato që më tha shefi me të bërtitura se ç’kish ndodhur me të e me ministrant e pordhës, por, kur po kërkoja nga një infermjere që t’i çonin haber Dyl Dyshekut të vinte menjëherë, ajo më tha se ai ishte duke ardhur. E kishin lajmëruar vetë më parë… Dyli nuk vonoi. Erdhi dhe, pasi më hoqi mënjanë në një cep koridori, ma shpjegoi fare shkoqur se ç’kishte ndodhur.
Dyli më tha: “Luli me Edin u mbyllën një natë në një dhomë për orë të tëra dhe vendosën të bëjnë një qeveri me ca ministra teknikë. Futja pordhës, punë pordhësh që përfundoi me ca ministra pordhe… Shefi i pavionit tënd të psikiatrisë, na doli se kishte pas qenë pretendent për t’u bërë Ministër i Shëndetësisë. Shkrimi yt “Fart zu enslasten Lul!” që u botua tek gazeta “Tema” para ca ditësh rezultoi fatal për bamirësin tënd që të çoi tek dhoma e VIP-ave… Luli zgjodhi për ministër një mjek për t’i bërë derman diagnozës së tij dhe në vend të tij, vunë Arben Beqirin, doktorin e pordhës… Se do t’i shkruaje në gazetë të gjitha ti ato që të shpjegoi shefi se i kishin thënë doktorët austriakë… Në fakt, atë ia thanë edhe amerikanët, “Fart to relieve!” por askush s’të tha që t’i nxirrje në gazetë… Nejse! U bë tani! Gjëra që ndodhin… Por ti o presor ki pak kujdes kur i shkruan ato ëndrrat e tua nëpër letra! Sidomos ato me shurrë në mes, mos i trego siç i sheh! Trillo pak, se Luli, Lul është. Sytë në ballë i ka e të lexon…”
Vendosa aty për aty që të dal nga spitali. Aty brenda, në dhomën me 13 të çmendur të tjerë, nuk kisha asnjë garanci se do të shpëtoja i gjallë nga kjo histori. Natën, ishte e sigurtë që, nëse nuk do të më mbytnin, ata do të më ngopnin me mut! E dëgjuan të gjithë shefin kur e tha këtë me zë të lartë. Ishte dinak i madh. Kastile bërtiti më shumë në atë frazë,.. Që ta dëgjonin ata dhe të vepronin… Kush do të më mbronte? Ku të ankohesha po të mbetesha gjallë? Tek Ministri i pordhës, apo tek qeveria e pordhës?.. Sipas asaj që më shpjegoi Dyli me pak fjalë, të gjithë ministrat, edhe ai i Drejtësisë, patjetër ministër pordhe ishte… Ia qava këtë hall mikut tim dhe ai u bind të më nxirrte prej aty… Nuk e bëri të gjatë. Sa të mblidhja unë plaçkat, Dyli shkoi të gjente një taksi për mua të më çonte në shtëpi. Nuk do të më merrte në veturën e tij se më tha që kishte një punë e do të shkonte diku tjetër… Dyshoj se Dyli kishte hallin mos i ndotej Benz-i nga unë, gazetari i pordhës. Ndërkohë, shfrytëzova rastin dhe dërgova një infermiere, e cila nuk e kishte marrë vesh akoma që unë e kisha humbur përgjithmonë statusin e VIP-it, të shihte pak me marifet tek kompiuteri në dhomën e shefit, aty tek “translate” i google-s se si përkthehej nga anglishtja ajo “Fart to relieve!” që Dyli më tha se ia kishin thënë Lulit edhe amerikanët? “Pordhë për lirim” bërtiti disa herë me zërin në kupë të qiellit nëpër koridor infermierja e pavjonit tim. E kuptova, Dyl Dysheku paska pasur të drejtë: Ministrat e Pordhës qenkan punë e amerikanëve..
Di ndonjë “punë” në Shqipëri, këto 27 vjet, që nuk është “punë” e amerikanëve, i dashur Ilir…???!!!
Shyqyr qe jane pune te tyre (te amerikaneve). Perndryshe ketu do te ishte feudalizem.
Ketij artikulli i vinka era pordhe.
Ke shume te drejte mik,kur thua qe ky artikull vika ere Sali…
Ja ke kaluar dhe antenes se Meros me kete humor groteks, por kam frike se do te cojne ne gjykaten e Gjin Gjonit per ofendim dhe do ti zhveshin dhe reckat qe ke veshur!
Komenti i saliu shume i forte !
S a me vjen te pjerdh per kta ministra, me vjen edhe te vjell por po e mbaj veten, fundja vetem nje muaj do na duhet ti durojme.
hahahaha….Je serish i papare…Bravo! Shkrim i goditur …Sarkazem e paster therese! Vazhdo keshtu! ? Komplimente!
NO COMENT
Me pordhë ,pa pordhë,Ilir ti mbetesh VIP.
Respekte ,po na ben te qajme me lot .. nga te qeshurat.
MJESHTER JE ILIR MBORJA
Nuk mbeti njeri pa u bere minister ne vendin e KRIMIT!shfrytezojini sa me pare karriket e hajduterise!le qe e dini vete ju kete.