Në orën 10.00 të ditës së sotme, isha thirrur në Prokurorinë e Përgjithëshme për tu njohur me përfundimin e hetimeve për pasurinë time, një çështje e cila tashmë është e njohur. Kjo është një procedurë krejt normale dhe rutinore. Ajo që e bëri sërisht të “bujshëm” këtë lajm, ishte diçka krejt tjetër. Fati e desh që Prokuroria të ishte kujdesur që mbërritje ime atje, “të koinçidonte” me takimin e parë mes ministrit të Ri të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Kështu që kamerat dhe gazetarët e harruan për çfarë kishin shkuar dhe në të drejtën e tyre, zgjodhën që të fokusohen tek unë dhe avokati im, z. Ardian Visha.
Ndryshe nga sa u raportua, më duhet të them se sot nuk kishte asgjë të re, përveçse u vura në dijeni të përfundimit të procedurave të hetimit, akteve dhe shkresave që siç ndodh për çdo çështje tjetër, përpara se ato do ti shkojnë për shqyrtim Gjykatës së Lartë.
Por, ndërsa isha brenda ambjenteve të institucionit, njoftohem se në median e një zelltari të shquar ndaj rastit tim, ishte shkruar se unë jam marë sot i pandehur. Një gënjeshtër sa bishti i një komete, si shumë gënjeshtra të tjera të prodhuara gjatë kësaj kohe pa hesap, ndaj personit tim. Çështja ndaj meje mban Numrin 1 dhe është regjistruar zyrtarisht ndaj meje, që në datën 28 shkurt 2017. Kështu që këtu nuk ka asgjë të re, ndaj rrini të qetë, se ka boll lajme të tjera për tu marë këto ditë.
Nuk kam asgjë më shumë për të thënë sot, sesa fjalia e vetme që artikulova në Prokurori: “Nuk dëshiroj të deklaroj (asgjë), për sa kohë çmoj që: çdo shpenzim i kësaj energjie nuk do të prodhonte asnjë rezultat, kundrejt një misioni jashtë detyrimeve ligjore që vijon të ndërmarrë prokurorja e kësaj çështje, ndaj meje”.
Ky ishte fundi i një filmi që unë e kisha parë kohë më përpara se Prokuroria e Përgjithëshme të vihej në lëvizje. Që në datën 13 janar 2017, ditën kur një media fabrikoi këtë lajm, me shpifje të ulëta e krejtësisht të pa bazë ndaj meje, për shkak të detyrës sime si deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë. Një rast ky që do të kemi kohë që ta sqarojmë juridikisht me avokatët e mi, pasi Gjykata e Lartë të thotë fjalën e saj në lidhje me akuzat monstruoze ndaj meje.
Dua të rikujtoj se e gjithë kjo farsë e ndyrë ka filluar të çmontohet, menjëherë pas tërheqjes sime nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Pasi Gjykata e Lartë, pak ditë më parë rrëzoi me vendimin unanim të pesë anëtarëve të Kolegjit Penal, kërkesën e Prokurorisë së Përgjithëshme për vendosjen e sekuestros preventive ndaj parave të mia.
Duke i falendëruar të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit e mi, ju them se sot, jam më i qetë se kurrë më parë në jetën time. Sepse jo vetëm ju të gjithë, por edhe ata që më kanë akuzuar mua dhe që kurrë nuk erdhën asnjëherë përballë meje këto katër muaj për të mi thënë ato në sy, e dinë shumë mirë se unë nuk kam bërë asnjë krim. Sepse unë nuk i përkas asaj bote për të cilën më akuzojnë. Ndaj, mezi po pres ditën e gjykimit, kur drejtësia të thotë fjalën e vet.
Sa më përket mua personalisht, të gjithën këtë po e përjetoj si një eksperiencë të munguar dhe të radhës, të cilën nuk i’a uroj askujt. Pasi motivi që më ka shoqëruar këto ditë të vështira për Mirelën, Hergin, Almirin dhe nënën time, është një shprehje e Gëtes: “Gjatë gjithë jetës sime, shigjetat e helmit u nisën drejt meje. Por ato kurrë nuk më arritën, sepse unë i përkas një bote tjetër”.
Tra la la me bishta prasi,Fredo.Tregoji se si i bone 1 milion $ dollare,dhe kaq.
Filloj si grindje me Qifen mikun e Rames dhe perfundoj i akuzuar.
E ka te qarte gjithe Peqini se pse.
Te te vije turp!
Ule koken,dhe hesht!
Alfred Peza,deputet i “rilindjes” ,”prurja e re e socialistes ne 2013 “,ty po te them!
Nuk po them frazen standard per raste te tilla ” si e merr guximin te flasesh”.Nuk po e them,sepse,ti nuk ke cipe,nuk ke turp.
Por, po te them si e merr guximin edhe te besh moral?!
Ej,Alfred,ty po te drejtohem! Si e merr guximin te na besh moral?!
Dhe ate “kriminelin” hiqe nga thonjezat,se na e gerdite me kete vetereference viktimizuese! Hiqe,sepse,ti je me keq se nje kriminel.
A do te ta them se pse?! Ja,ku po ta them.
Ata koleget e tu ne grupin parlamentar socialist,si Frroku,Prenga,Ndoka jane kriminele vertete.Por,te vetedijshem per mekatet e tyre,ata heshtnin dhe heshtin.Nuk benin dhe nuk bejne moral.
E ne kete heshtje,ata jane me dinjitoz se ti.Bile,ata kane edhe me shume moral se ti.Kurse zotrote,edhe pse je i vetedijshem per mekatin e madh,qe ne thelb nuk ndryshon nga ai i kolegeve te tu ,merr guximin dhe na ben moral!
A i shikon more reagimet e qytetareve ne komentet qe behen perhere kur ben moral ti?!
A i shikon se edhe vete socialistat te percmojne,te perbuzin dhe ndjehen te fyer nga moralizime e tua te neveritshme?!
A i shikon,lexon dhe degjon edhe ish- koleget e tu gazetare,shumica e te cileve kane shprehur publikisht percmimin per ty?!
Madje,jane ish-kolege te te njejtes perkatesi politike si edhe ti.Si Sokol Balla, pershembull,i cili (pertej mekateve te tija,morale dhe profesionale) ta tha ne sy,publikisht ne emisionin e tij,se i dukej e pamundur te beheshin aq shume pare me profesionin e gazetarit,duke marre si shembull veten e tija.Imagjino Sokol Ballen,qe ka shkollim dhe edukim profesional ku e ku me te larte se ti;qe eshte paguar dhe paguhet me shume se c’je paguar ti kur ke qene gazetar, dhe prape habitet se si ke bere zotrote aq shume para!
Andaj,ule koken dhe hesht!
Gezoji ato miliona (qe mos i gezofsh kurre!) qe ke vjedhur,dhe mos na hap barkun me kesi moralizimesh te gerditshme!
Gjidi sojsez!
Eh mer Gert te paska ik mendja me duket. Ku ke pare ti shqiptar te dale dhe te thote si i beri leket e veta? IShte i vetmi qe doli ne emisonin Top Channel dhe tha gjithcka per leket e tij. me fjale dhe vepra. A i per faturat 10 mln leke qe paguhej ne muaj? Apo jeni deshtak vete dhe duhet meq ene te gjithe deshtak. Se keshtu eshte, jo thone grate ja e shikon me shtepi e makine tjetri, edhe per te mbrojtur felliqsiren tuaj qe sjeni te afte te beni asnje gje thoni i ka ere me drog. Se skeni mendere te merreni me asnje gje tjeter vecse te llapni ne statuse.
ha ha ha ha ju te PD jeni te papare!
Gerto mos u lodh kot me pyt pezën por më mirë pyt fullaninZenin gjonin e soj e sorollop
Gerto mos u lodh kot me pyt pezën por më mirë pyt fullaninZenin gjonin e soj e sorollop
Gjyakta e Larte ishte ajo qe i dha te drejte Pezes dhe tregon mire se ca qellimesh ka Prokuroria e Pergjithshme.
oooo prokuroria po ai Zeni qe mori 300 mije euro ne nje ore e hetuat edhe pse doli ne media dhe folen te gjithe per te? Apo te PD-se nuk i hetoni ju.
kur puna une ne gazete me shef Fredin, te gjithe e dinim qe pagesat e tij ishin me te majmet per ate kohe. Sot kaq leke sa ky ne banke i kane te gjithe gazetaret vila te Rolling Hills qe bejne me shume se 1 mln $.
Mos pac leke ketu se direkte te thone i bere me pislliqe!
Ti i ke turinjte sikur ti ke ferguar ( pjekur ne sac) o lumi ti…..hajdut me cizme …… Monikqir
Ehe qenka renduar shume Fredua!!
Ne 21 janar ,e ftove popullin socialist ne proteste kunder korrupsionit te qeverise Berisha.A e din sesa moral kerkon qe te ngresh nje popull ne kembe sepse TI zoterie ulerisje qe ky pushtet eshte i korruptuar ( i Berishes) dhe ja vlen cfaredolloj sakrifice.21 Janari ndodhi ,sakrifica u be dhe ti Fredo u dhive ne pare.Ashtu sikunder dhe ne qeverine e Salit ,ti dhe koleget e TU u dhite ne pare.Prandaj keto justifikime bajate mos merr persiper ti shkruash.Pago cmimin e kapjes ,si cilido hajdut qe kapet rastesisht ne kete vend.Lali Eri vuni pare duke shit fiq ,jo ti Fredo qe te pakten shkarravit ndonje shkrim ndonjehere.Per nje gje ju heq kapelen ketyre te majteve dhe si politikan dhe si votues.Keta i mbushin mendjen vetes qe jane shpetimi i Shqiperise dhe aty fillon dhe mbaron debati.40 milion pasuri deklaronte Tom Doshi ( hallall ,asnje problem) nen qeverine Berisha ,vetem se e kishte penguar diktatura e Saliut te bente me shume pasuri ,prandaj u ngrit i revoltuar ne 21 Janar ?!?!?!.
Sa per moral o Fredo ,ka NICE nje shprehje kryeveper…..nuk ka dukuri morale ,por shpjegim moral te dukuri.NICE -n dhe mund mos ta njohesh ,se nuk ka X5 si ty Fredo ….o bir peqinas i revolucionit majtist.
I paska qelluar prokuror i ndershem Fredos . Cudi !!!
Alfred Peze Mafiozi njeriu I Mafies se Edi Rames dhe e perdhurosjes se ashtu quajtur PS nje bande Enveriane anti-shqiptare.Ti more Bandit -hajdut je njeriu me I urruer ne shqiperi jo vetem qe ti si deputet i parties se Pol Poltit qe abuzove me vajzat e Peqinit gjate fushates elktorale te 2013 por ti shite vendet e punes te shtetit shqiptar (Si shef Kuadri) ne Rrethin e Peqinit me miliona leke dhe keto miliona jane ato para qe ti sot nuk ke mundesi ti vertetosh se ku I ke bere se po te thuash te verteten shkon automatikisht ne burg,por edhe keshtu sic te kane kapur prap ti nuk mund ti shpetosh burgut.Ti je turpi I Deputetit shqiptar,ti je Mafia ne pushtet por edhe ata qe te mbrojne ty jane Mafia.Je qelbesira i pushtetit shqiptar lyer me Xhell flokesh. Cfar kjton ti se ky popull han bar? Dorezo parate ,kerko falje dhe ben burgun si hajdut e kriminel qe shet vendet e punes te shtetit shqiptar per pasurim personal.
Vazhdo dhe jepi perpara dhe mos degjo cfare thone gjithe keto demokratet te cilet nuk merren me hallet e tua dhe me Republiken e re dhe gjithe fytyrat e korrupsionit qe kane ne balle. Duan me demek te bejne politike duke te paret ty dhe leket e tua. Ku ishin keto te PD kur ti i kishe leket ne kohen e ketyre? Apo te ndershmit keta. budalliqe me oke.
Ashtu eshte Endro! Te vazhdoje si me pare por jo vetem kaq. Te shkerdheje edhe mamin tend bie fjala etj etj.
Po tani qe eshte vetingu duan t’i mbyllin dosjet shpejt e shpejt se kane hall se u vjen tjetri dhe i plas bomba qe e kane bere dosjen corap. Te gjithe socialsitet e dine se si je dhe sa i ndershem je. Ndaj mos u dorezo dhe vazhdo!
SUPER NJERI! SUPER I GUXIMSHEM! SUPER RESPEKT PER KETE NJERI!
Puna jote ka treguar shume gjera, ndaj flit me pune dhe gjithcka do te shkoje mire!
RRUFETE GODASIN GJITHNJE LISAT E MEDHENJ ZOTI PEZA !
Ju jeni nje nga gazetaret dhe analistet me te shquar te medias shqiptare…
Ju Alfred jeni nje lis i madh i saj…
Programi juaj ishte I vetmi ku nje Ambasador amerikan jo vetem beri vizite por edhe dha interviste kur Ju nuk ishin as deputet !
Mos harro koleg I nderuar se rrufete asnjehere nuk gods sin kacubet as ferrat…
Ato gjithnje godasin lisat e medhenj…
E Ju Alfred jeni nje lis i madh i medias shqiptare !
E di cili eshte rezultati ?
Vetem 1 ne 10 000 lisa te medhenj rrezohen ose di gjen prej tyre…
E kur behet fjale per rrufe te Mafias se Politikes, Prokuhorise se Adriatik Palles shume shpejt rrufete e ligjit, Vetingut dhe Drejtesise di te shkrumbojne golene e tyre te grenxave te kesaj bande gangsteresh me Sali Baben ne krye!
E di pse!?
Lexo a keto dite per vendimin e nje gjykate qe denoi nje person me 3 muaj burg se kishte vjedhe nje kanace soda me vlere diku tek 50 leke, 40 cent qe ketu ne SHBA blen per 10 cent !
Lideri i PD Lulezim Basha vodhi 250 milione dollare nga Autostrada e Kombit plus 300 milione euro one Teresa te kredise me interes 12.99 per qind ne vit+++* dhe eshte kandidat per kryeminister i Shqiperise dhe bashke me vrasesin serial Sali Berisha, spiunin e Milloshevic Stanishicit Flamur Noka +++ na mbajne leksione per dekriminalizim, zgjedhje te lira, kanabizim dhe atdhetari ala Otranto!
Prandaj, don’t give up! Mos u dorezo!
Count on our support ! Ke perkrahjen tone !
The God is and will be with your family and with You!
Zoti eshte e do te jete me familjen tuaj dhe me Ju!
Justice will prevail!
Drejtesia do te triumfoje !
O Skypion o qelbesire!
Ti thua qe Peza te mbylle gojen se do ja argumentosh ti se pse.
Pastaj “argumentat” qe sjell ti jane se qenkan dhe ca si puna jote ketu qe shkruajne kunder Pezes dhe se Sokol Balla i paska bere nje pyetje se si mund te behen me gazetari gjith ato pare.
O ndyresire qe ndyn gjithshka pse argumenta dhe prova jane keto
Ajde qelbak i medias ajde.
Nipi i Pezes,ish Komandanti Legjendar,qe kishin rrespek,jo vetem per karaktrin e Tije,por edhe per pamjen fisnike,po degradohet nga maskarej te paprincipe,them jo nga qen,sepse qeni eshte besnik,shum me i madh se qenmbajtes te shitur.Kur Myslim Peza vrau Osman Balin,mori persiper barren me te rende,ne rrethinat e Tiranes,dh e i mbijetoj sa e sa qellimeve armiqsore ndaj Tij.Peza ishte Njeri i Popullit,dhe Zengjinet dridheshin prej Tij,dhe eshte per te ardhur keq,qe sot Tirana e Myslim Pezes mund te thuhet pa medyshje,eshte pushtuar,nga te gjith RRethet,dhe Tiranasit e Vertete mbajn qelsat e kashtes!Dhe shikoni Paradoksin,Italianet nuk jau moren te drejtat per udheheqje ne Tirane Tiranesve,ndersa sot,dhe dje(Sistemi i kaluar),Tiransit u degraduan.Populli i Tiranes,qe njehet per Mikpritjen e Tij,u tradhetua,dhe te priturit,hengren buken e permbysen kupen!Gerdeci,qe flakeroj Popullin e rrethit te Tiranes,zaptimi nga Jugu,i zonave me te preferuara,sepse edhe Gerdeci eshte veper Veri Jug,demoralizoj Popullin Vendas te rrethit te Tiranes.Pra siq edhe shihet,ku ka shkelur i ardhuri,Vendasi eshte gjendur ne veshtiresi,dhe e them hapur,Tiransit nuk e dhan buken me qellim nenshtrimin e te ardhurve,jo, ben vend,por papritur u gjenden ne nje rrethim te plote!SIkur Tiransit tja kishin me hile te ardhurve,atehere eshte tjeter pune.Deshiroj te them,pak rrespekt edhe per Venalit,o sistem i kurruptuar i drejtesise!