Një video e publikuar nga policia e Flordias, SHBA tregon momentin kur një person, i cili dyshohej se ishte në gjendje të dehur, ka përplasur me makinë disa oficerë policie.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, kur oficerët e policisë ndaluan një person, i cili po udhëtonte në krah të kundërt në autostradë.
Por, ndërsa ata po kontrollonin shoferin, një tjetër makinë ka ardhur dhe është përplasur me ta.
Oficerët e policisë janë dërguar në spital me disa plagë të lehta, bashkë me shoferin e makinës tjetër, që siç shihet edhe nga pamjet, u mor përpara nga makina e dalë jashtë kontrollit.