Ditën e sotme, Lulzim Basha ishte i pranishëm në Tropojë, ku në një takim me fermerët e zonës, ai i shpreh se në rast fitoreje, “do të mbyllë traun për prodhimet bujqësore që konkurrojnë padrejtësisht fermerët shqiptarë”.
Ajo që Basha qëllimisht zgjodhi të mos thotë, është se 81% e importeve bujqësore shqiptare, pikërisht ato që konkurrojnë produktet e fermerëve tanë, vijnë pikërisht nga e Bashkimit Europian.
Mbajtja e një parimi të tillë nënkupton direkt shkeljen e parimeve të tregtisë së lirë, parime që përbëjnë gurin e themelit mbi të cilin është ngritur Bashkimi Europian.
Në rast zbatimi, një politikë të tillë do të sillte sanksione të rënda ekonomike për vendin, si dhe ndërprerjen e mënjehershme të bisedimeve të anëtarësimit.
Arsyeja për këtë është Marrëveshja e Asocim Stabilizimit, e firmosur nga Shqipëria në vitin 2006 dhe që hyri në fuqi në 2009-n. Në bazë të kësaj marrëveshje, vendi ynë është zotohet të liberalizojë hap pas hapi tregtinë me BE-në, deri në një liberalizim të plotë, çka do të shoqërohet edhe me heqjen e barrierave graduale edhe për eksportet shqiptare në Europë.
Lulzim Basha ishte Ministër i Transporteve në vitin 2006 kur ajo u nënshkrua dhe ministër i Jashtëm, tre vite më vonë kur kjo marrëveshje hyri në fuqi. Megjithatë, duket se për të fituar votat e fermerëve të Tropojës, Basha është i gatshëm të harrojë gjithçka, duke ndjekur një linjë premtimesh populiste të parealizueshme.
Prandaj e ka bere deklaraten ne Tropoje se nuk ka fermere !!! Hahahaha
Tregu nuk duhej hapur. Është premtim populist se nuk kanë lindur politikan ta zbatojnë. Kur të hapi tregun BE atëherë ta hapi dhe Shqipëria. Tregtia e lirë nuk ekziston. Është hipokrizi. Nuk janë ëngjëj europjanët përkundrazi.
A e ben dot kete z.Basha,dhe njeherazi te mos kete sanksione nga Europa? E veshtire,ne mos e pamundur !E verteta eshte se hapjen,apo mbylljen e “Traut te Doganes” e kerkojne fermeret shqiptare,dhe Basha ne kete fushate zotohet se do ta beje,mirpo neser del ne Tavoline marrveshja e 2006-es dhe cdo gje shkon si ne fillm.Pra pavaresisht se marrveshja e 2006-s nuk ka paritet, ajo mund te quhet nje “pushtim” pa pushke nga BE per fermeret shqiptare.E keqja eshte, se ekipi negociator per kete marreveshnje, ka qene i paafte qe marrveshja te merrte parasysh edhe interesin e fermereve tane,te cilet prodhojne prodhime BIO qe Eurpoa ka nevoje.B ashkimi Europian ka vene standardet per prodhimet tona, te cilat ne ende nuk i permbushim,kjo eshte pengesa. Z.Basha le tu thote fermereve edhe kete:Prodhoni sipas standarteve te tregut europian dhe “Trau i doganes” per ju eshte i hapur,ndersa kur vjen puna tek kostot e prodhimeve tona,ky eshte nje problem me vehte qe askush,perfshi dhe z.Basha nuk e thote.
Per here te pare i jap te drejte Bashes. Shqiperia duhet te mbroje prodhimin e saj te brendshem perballe konkurrences se pandershme qe i behet nga fqinjet, nga BE-ja etj etj. Edhe Trumpi i superfuqise ekonomike mendon te vendose barriera kunder prodhimeve te subvencionura kineze apo europiane. Europa e genjen Shqiperine kur i thote se do ta pranoje ne gjirin e saj. Kurren e kurres. Prandaj Shqiperia duhet te realizoje me pare beshkimin kombetar dhe se dyti duhet te vendose barriera mbrojtese kunder importimit te mallrave te huaja. Vetem keshtu rritet mireqenia ne vend. Ndryshe mbetet vetem emigrimi ilegal.
Ju gazetaret jeni me te te keqinj se politikanet jeni nje e keqe e madhe… Vertet eshte tregtie e lire po kjo sdo te thote qe shqiperia te inportojne me detyrim produkte qe po helmojne shqiptaret femijet tane ketu 25 vjet… crendesi ka kushe e ka thene nga politikanet me deshire e vullnet arihet e per te mire te popullit… ju gazetaret duhet te ishit ne krye te fushates per te treguar qe mire ekonomine po e shkatrojne keta politikan po dhe na helmojne po na shkurtojne jeten… po dhe ti si gazetar qe ke ber kete qe nuk shenon as emrin ta dishe qe ate ushqime te tregtise te lire per shqiperine po ha ti familja jote fisi jot. Nuk te jep nder as ty as as gazetes tema keto shkrime e kjo politik e gazetes tuaj… po shqiperi jemi kujt po intereson… ju jeni bashkpuntoret e kriminelve qe shkatruan shqiperin…
Po cfar antarsimi flisni o te mjer. Europa kerkon tek ne qe te behemi si amerika e pastaj te na pranojn ne gjirin e saj. Nuk ka ngelur gabel europe pa u futur ne bashkimin europian e neve shqiptareve na kerkojne edhe ate qe vete europa nuk e ka. Te cifsha bashkimin europian. Pervecse levizjen e lire asgje tjeter nuk te sjell bashkimi europian. Edhe levizjen e lire kur tu cenohen intereset e veta hidhen perpjet deri ne largim nga unioni sic beri anglia. Tregetia e lire me europen nuk na ndihmon aspak neve. Dhe mos e mbani mendjen tek integrimi europian por mbajeni tek krijimi i mirqenjes ne vendin tuaj. Europa ka deshtuar se eshte bere bashkim politik dhe jo bashkim per mirqenje te te gjith kombeve pa dallim. Pse u futen ne europe te gjith ish vendet satelite te rusit dhe neve shqiptareve nuk na moren. Ja pra union politik. Neve shqiptaret ja kemi pare hajrin interesave politike europiane prandaj jemi te ndare e te copetuar ne 5shtete e prap se prap neve jemi me te padeshiruarit.