Punonjësi i një bari në Londër është kthyer në hero, pasi shpëtoi një grup njerëzish gjatë momentit të sulmit terrorist pak ditë më parë.
Në videon e bërë publike, Sergio Farina shihet ndërsa kyç dyert e barit në momentin kur terroristët vijnë për të sulmuar klientët që gjendeshin brenda.
Nga pamjet duket gjithashtu momenti kur terroristët përpiqen të hapin dyert, por e kanë të pamundur. Disa çaste më pas, ata u qëlluan për vdekje nga policia.
Pasi u sigurua se rreziku kishte marrë fund, Farina ka hapur dyert e barit, duke i lejuar klientët të largohen.