Rama thumbon sërish LSI-në: Do pushtet, por jo përgjegjësi. Pastaj të bëjnë dhe shantazh…

5 Qershor 2017, 19:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar sërish LSI-në nga Ura Vajgurore.

Ai ka thënë se PS duhet të qeverisë e vetme, pa parti të vogla, të cilat duan vetëm pushtet dhe nuk mbajnë përgjegjësi.

Forca më e madhe e ka përgjegjësinë.

Se në fund edhe për gjërat që nuk funksionojnë për shkak të partive të vogla, përgjegjësia na bie ne.

Partitë e vogla marrin nga pushteti ç’të duan, por përgjegjësi nuk marrin.

Përkundrazi kanë luksin që bëjnë edhe kritikuesin me mesazhe të kamufluara me gjysmë shantazh dhe gjysmë kritik konstruktiv. Sepse nuk kanë përgjegjësi.

Përgjegjësia bie mbi forcën e parë”, tha Rama.

1 komente në “Rama thumbon sërish LSI-në: Do pushtet, por jo përgjegjësi. Pastaj të bëjnë dhe shantazh…”

  1. Petriti says:

    dhe ti Zoti Kryeminister as qe ta ndjen per shantazhet e tyre sepse ti je Kryeministri yne dhe jo i atyre qe nuk e dojne te miren e Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje