“Dita”: Ja njerëzit e Ramës në listat e Lulzim Bashës

6 Qershor 2017, 10:48Politika TEMA

Një ditë më parë, Lefter Koka i LSI-së shkruante se Rama ka të paktën 10 njerëz të tij tek lista e kandidatëve të Lulzim Bashës për deputetë.

Gazeta “Dita” ka bërë një shkrim sot duke u bazuar tek deklarata e Kokës dhe ka nxjerrë një listë me emra, që mund të përdoren nga Rama për të marrë pushtetin i vetëm, nëse PS nuk arrin të marrë 71 deputetë.

Ja çfarë shkruan kjo gazetë:

“Nëse bën një kërkim në listën e PD shikon qartë se një pjesë e mirë e kandidatëve, vijnë nga Universiteti Europian i Tiranës, në pronësi të Henri Çilit, i cili njihet për afërsinë me Ramën pas zgjedhjeve të fundit. Besohet se Oriola Pampuri, Grida Duma, Romeo Gurakuqi, Fitim Zekthi, Valentina Duka, Ervin Salianji janë staf i UET, që mund të përdoren nga Rama pas zgjedhjeve në rast dështimi për të arritur numrin magjik 71.

Në listën Basha ka edhe raste më “direkte” që vijnë si njerëz të drejtuesve socialistë. Fatbardha Kadiu është një kandidate që njihet si njeri i Vangjush Dakos e futur në listën e PD-së. Por dhe emra të tjerë që nuk i lidh asgjë me PD-në si Agron Shehaj dhe Nadire Meçorapja në Vlorë.

Në listën e PD janë dhe tetë aleatë të PD-së që pas zgjedhjeve nuk kanë asnjë detyrim ndaj demokratëve dhe mund të bëhen pjesë e mazhorancës, për interesa pushteti, siç ka ndodhur historikisht në Shqipëri.

A janë këta garancia e Ramës pas 25 qershorit? Pra edhe nëse nuk do të bëjë një koalicion me PD, të paktën disa nga deputetët e saj mund t’i ketë si numra mbështetës në Kuvend?

Deputetë të PD që mund të përdoren pas 25 qershorit në rast se PS nuk arrin e vetme 71 mandate

Oriola Pampuri (UET)

Grida Duma (UET)

Fitim Zekthi (UET)

Romeo Gurakuqi (UET)

Valentina Duka (UET)

Ervin Salianji (UET)

Fatbardha Kadiu ( e besuar e Vangjush Dakos)

Agron Shehaj

Nadire Meçorapja

Fuad Haxhiymeri (PAA)

Agron Duka (PAA)

Nard Ndoka (PDK)

Vangjel Dule (PBDNJ)

Olsi Çuko (PAA)

Astrit Veliaj (PR)

Ligoraq Karamelo (Minoriteti)

Kosta Barka (Minoriteti)”  

8 komente në ““Dita”: Ja njerëzit e Ramës në listat e Lulzim Bashës”

  1. Populli says:

    Po si ka mundësi që i referoheni një kokboshi si Lefter Koka ore?

    1. skrapari says:

      Po nuk e ka bosh o POPULL, e ka me argjile, nga ai qe rreshkiti ne kodrat e Currilave pasi hengri 1.3 miljon euro. Lum si ne e lum si ti. Shqiperi…

  2. Florenca says:

    Pirdh o Lefter te cfryhesh ,ti shiko e leshoju ujen qytetareve te tu te Duresit e mja i torturove ne pik te gushtit duke ujitur vreshtat e kantines tende…ate bej.

  3. Lpl. says:

    Gjithçka mund te ndolle , por e thene para votimeve eshte me shume diversjon , nuk perjashtohen individet me lart neqoftese i duhet ndonjeri patjeter qe ka per ti marre Rama kjo dihet .Keshtu i mori edhe Betisha socjalistet .Duka eshte socjalist kjo dihet se ben pjese me familjen Koka .Kokajt jane mafja me e madhe ne Dhqiperi ku drejtojne te gjitha fondet e Bashkise Durres fhe me gjere , plus edhe trafiqet e kontrabanden .Keshtu qe Koka i njeh disa prej tyre dhe nuk flet kote , por jo kaq shume sa thote ai .

  4. joel shkodra says:

    Po llogarine e kundert a ka mundesi ta beni? Sa deputete te PS jane qe mund “ta dredhin” e t’i bashkohen PD? Raste te tilla kane ndodhur e do te ndodhin nga te dy krahet, derisa te dale ndonje ligj qe t’i ndaloje te nderrojne parti mbasi te zgjidhen.

  5. Gazeta Dita eshte e Mutës says:

    hahahahaha ca konspiracioni prej kalamajsh kopshti. keta te dites kane kohe qe nuk jane esell…… ama me diten merreni ju…. gazeta dita kane dy vite qe jane ne sherbim te mutes.

  6. kleptofagos says:

    Po pse, nga Lefter Koka prisni ju qe te na tregoje se mielli qe ha populli shqiptar, ka kohe qe shitet i perzier me 95 % krunde ???&!!!

  7. sali says:

    Gazeta Dita eshte kthyer ne nje fletushke te LSI,Si duket do kene gelltitur nanje luge corbe te tharte dikur!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje