Ish-rivali i Blushit për kreun e partisë largohet nga LIBRA: I vetmi qëllim i kësaj partie, është të nxjerrë Blushin deputet

6 Qershor 2017, 09:25Politika TEMA

Prej nëntorit të vitit të kaluar kur LIBRA u prezantua si parti politike në Shqipëri, ai ka qenë një nga më aktivët brenda kësaj force politike, duke qenë se kandidoi edhe për kryetar të saj disa muaj më parë.

Por Neritan Seferkolli, nuk arriti të fitojë në zgjedhjet e brendshme për kryetar përballë Ben Blushit, pasi ky i fundit fitoi me mbi 95% të votave nga anëtarësia.

Tashmë që mbeten 20 ditë nga dita e zgjedhjeve, Seferkolli e ka braktisur LIBRA-n dhe ka zgjedhur një rrugë tjetër, pasi nuk e ka gjetur veten brenda kësaj force politike.

Për Blitz.al, Seferkolli ka treguar arsyet e largimit nga kjo parti, si dhe mosfunksionimin e shumë hallkave brenda saj.

“U shkel statuti në çdo pikë. Gjithashtu vendosja e njerëzve të paaftë në role drejtuese të cilat nuk i parashikon statuti si pozicione.

Çdokush në atë parti është i detyruar të dëgjojë dhe respektojë se kështu do kryetari.

Këta njerëz hiqen si gjithologë dhe kanë përkrahje të kryetarit dhe nënkryetares.

Unë s’mund të isha kurrë pjesë e një partie ku i vetmi qëllim është nxjerrja e kryetarit dhe nënkryetares si deputetë.

Ndërkohë që për të tjerët s’mendon askush”, tha Seferkolli për Blitz.al.

Pas largimit nga LIBRA, ai ka krijuar një forcë të re politike, e cila në pamje të parë është ironizuese dhe krijon humor me realitetin politik shqiptar.

Seferkolli tregon se partia quhet me emrin ngacmues TQRP ose për së gjati “Triumfi Qytetar i Rinisë Progresiste”.

Duke qenë se është në modë krijimi i një partie nga të gjithë ata që humbasin në zgjedhjet për kryetar, unë s’mund të isha një politikan më i vogël dhe as pa eksperiencë si të tjerët. Unë krijova partinë time, e cila është një parodi ndaj sistemit politik shqiptar.

Është një tallje e vazhdueshme ndaj të gjithëve. Pra, e thënë troç, ashtu si realisht funksionojnë gjërat. Madje në këtë mënyrë do të nxjerrim dhe propozime konkrete.

Kjo partia ime që i gëzon shqiptarët me tallje nuk ka asnjë ndryshim nga partia Zgjidhja, sepse as ata nuk janë të regjistruar në gjykatë. Partia ime s’ka asnjë ndryshim nga partia PSV91 dhe as nga Partia Agrare apo Aleanca Kuq e Zi”,– përfundoi Seferkolli.

7 komente në “Ish-rivali i Blushit për kreun e partisë largohet nga LIBRA: I vetmi qëllim i kësaj partie, është të nxjerrë Blushin deputet”

  1. vlonjatet says:

    Blushi ne Vlore eshte perfaqesuar nga Budallenj qe as grate e tyre nuk i votojne.Sa poshte ke rene o Blush,si nuk e kupton,apo e kupton e ske cte besh se ste vjen njeri nga mbrapa.Me vjen keq me Mimoza hafizin ku e con mushka ,me mire largohu nga politika me nder se te rrish ne krah te Blush genjeshtarit ,hipokritit, interesaxhiut qe vetem libra ka shkruar per sa kohe ka qene deputet.e tani i ra nder mend per hallet e ketij populli.Ik ore qelbesire

    1. babo says:

      Kjo partia TQRP qenka interesante

  2. Lennard says:

    Mire e kane .Do te dale se nuk ben Deputet.E Meriton

  3. tfgs1 says:

    teper normale qe nje ”sefer” te dale i pabese,pune korrakesh sunite kshq vari kkkkkkkkk………………

  4. "BOHOTINA" says:

    Partite i kane si licenca. Si te rrinte pa licence Seferi?

  5. Toni80 says:

    Po pse e kane te sigurte Blushi dhe Hafizi se do dalin deputet ? Po u votuan do behen deputet ose fjala e sakte te zgjedhur te popullit. Kjo levizje ka kandidate ne cdo qytet e fshat dhe eshte mire qe ka konkuruar. Shume mire ka bere dhe levizja sfida qe po konkuron denjesisht. Te dyja kane program dhe flasin me njerezit ne cso takim per programin e tyre dhe num merren se ca vesh kryeministri apo si e nxorri tjetrin nga cadra. Kurajo ketyre levizjeve se mendimet ndryshe duhen dhe bejne mire qe te mos kemi vetem propagande.

  6. kombi says:

    HAHAHA Sefa do te behet si Pepe Grilo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje