Listat e PD-së, Basha: Hera e fundit që i hartoj, se bëj më. Do marr vendime të vështira

5 Qershor 2017, 23:02Politika TEMA

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se nuk do të hartojë më listat e partisë. Basha shprehet se kjo ka qenë hera e fundit që ai ka vendosur lidhur me kandidaturat për garën elektorale.

“Partia Demokratike është në një moment deciziv të saj. Hyri në një proces reflektimi.

Ne duamë t’i japim fund një shteti fasadë. Mua më është dashur të marr vendime të vështira.

Thirrja për ndryshim është e pashmangshme.

Lista ka ndërthurje të brezave. Nuk merrem me emrat konkretë.
Ka njerëz kritikë që nuk i kam hequr dhe i kam ende.

Lista është mirëpritur nga antarësia.
Për mua është hera e fundit që kryetari zgjedh listat. Herë tjetër do t’i zgjedhin qytetarët,”
nënvizon Basha në emisionin “Opinion”.

5 komente në “Listat e PD-së, Basha: Hera e fundit që i hartoj, se bëj më. Do marr vendime të vështira”

  1. ktij duhet me i then dikush ,
    qe ky e nigjo ; Zgjohu nga endrat lol !
    Ke marr drogen e gabuar . tunde njiher ate qypin qe mban mbi shpatulla fort ,
    dhe shikohu ne pasqyr .
    Ti s’je me shume se nji RROT KARI .

  2. Niku says:

    Sa e shite nje vend per deputet? Listat e tregojne me se miri kete gje. E ke perseritur te njejten gje edhe me kandidaturat e PD per zgjedhjet lokale.

  3. Zigur Qarri says:

    Jo llafe,konkretizim.Percaktoje ne Statutin e PD sa me shpejt,tani para zgjedhjeve(nje aneks afer Nenit 1),
    Neni 1a”,Listen e Partise nuk e zgjedh Kryetari,por qytetaret”.
    Po nuk reformove Partine,s’te beson kush se reformon Qeverine.

  4. Panajotis says:

    Pse sa kater vjecare do ta mbash PD ? Monark.
    Do te behesh?

  5. lili says:

    Po ti ke falimentuar qe moti.Prit tash si kane me te ndeshkuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje