Kërkojnë vota kundrejt premtimit për vende pune, policia nis procedim penal për drejtorin e spitalit dhe deputetin e LSI-së

5 Qershor 2017, 20:54Politika TEMA

Policia e Shtetit ka nisur një procedim penal për drejtorin e spitalit të Beratit, Idlir Frashëri dhe deputetin e LSI-së, Gledion Rehovica.

Kjo, pasi ata akuzohen se kanë premtuar vende pune, në këmbim të votave për LSI-në.

“Sot në datë 05.06.2017, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi bazën e një denoncimi, filloi procedimin penal për shtetasin I.F, pasi duke qenë në funksion publik të drejtorit Rajonal të Spitalit Berat, në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe deputetin e zonës G.R., kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe  “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të  Kodit Penal.

Materialet procedurale  i kaluan për kompetencë  Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe  “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të  Kodit Penal”, bën me dije Policia e Shtetit.

1 komente në “Kërkojnë vota kundrejt premtimit për vende pune, policia nis procedim penal për drejtorin e spitalit dhe deputetin e LSI-së”

  1. jam pa leke se mi mori LSI says:

    Keshtu bejne ne gjithe Republiken keto horrat e LSI-se.
    I ropen njerezit nga leket.
    Po te ishte SHISH dhe Krimi Kkonomik ne pozita pune, eksponentet e LSI-se do perfundonin ne vendin e duhur vrenda qershorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje