Lulzim Basha: Rama e pranoi ‘Republikën e Re’. LSI ju mashtron me triskat e bukës, por kthehuni te PD se tani jemi të fortë

5 Qershor 2017, 19:32Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë nga Kamza se pas 25 qershorit, pushtetin do ta ketë nën kontroll populli.

Sipas Bashës, me Kushtetutën e re, do të jenë qytetarët ata që do të vendosin për të shkarkuar politikanët dhe deputetët nga detyra.

“Nëse nuk japin llogari për premtimet që kanë bërë, populli ka të drejtë t’i shkarkojë, dhe nuk do të ndodhë që politikanët të kontrollojnë popullin. Më 18 maj republika e vjetër kapitulloi. Rama u përpoq të kafshonte republikën e re, por me sa duket e ka kuptuar atë fjalën popullore: ‘Kur nuk e kafshon, dot, puthe’”, tha Basha.

Ai sulmoi sërish edhe LSI-në e Ilir Metës:

“Iku dhe SHPK-ja, s’ka më pazar, s’ka më matrapazllëqe, që iu mashtroi me triskat e bukës, me teserat e LSI-së për një vend pune, ndaj ua flakni triskat në fytyrë.

Kthehuni në shtëpinë tuaj, te PD-ja, që është më e fortë se kurrë.

Se edhe ne jemi detyruar të bëjmë kompromise të veçanta.

Ka marrë fund, nuk do ketë më pazare të tilla, mos u bëni ‘baftjarë’ të republikës së re, bashkohuni me qytetarët e lirë të republikës së re”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje