Basti i Edi Ramës: Nëse Petriti del forcë e parë, unë do iki nga politika

5 Qershor 2017, 22:05Politika TEMA

Kryeministri Rama tha sot në “Top Story” me Sokol Ballën se ai do të largohet nga politika nëse PS nuk del forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nëse PS nuk del forcë e parë, unë iki nga politika fare.

Pra nëse na del Petriti forcë e parë unë iki, kaq e thjeshtë është”, tha Rama, duke ironizuar pretendimet e LSI-së.

Ai tha se PS do dalë forcë e parë, por duhet që të kapë 71 deputetë.

4 komente në “Basti i Edi Ramës: Nëse Petriti del forcë e parë, unë do iki nga politika”

  1. Redi says:

    Dhe ky e mban llafin…e pate si i beri zgjedhjet ne PS?

  2. jani says:

    Ne p.dh te sateme shko vetem mendo pak per njerzit qe besojne ke ty. Qe nxjerrin fytyren ne foto dhe ikin per lesh nga ministrja teknike nga ai ligj qe miratove.

  3. Posejdon.al says:

    Jo i dashur kryeminister Edi Rama, ti duhet te dorehiqesh dhe te zhdukesh nga skena politike e te majtes shqiptare nese Partia Socialiste nuk vjen ne pushtet pas 25 Qershorit dhe jo nese kjo parti, dmth Partia Socialiste, nuk del e para ne zgjedhje.
    Vendin e pare ne zgjedhje Partia Socialiste e ka te sigurte nga elektorati i saj tradicional i palekundur dhe nuk eshte merite e asnje krytari ne fuqi, apo kryesie apo keshilli drejtues aktual te saj.
    Edhe nje zog gomari te vesh ne krye Partise Socialiste dhe me cfardo liste deputetesh te kandidoje kjo parti, nese nuk vidhen votat, ajo del ne vendin e pare.
    Prandaj basti yt, zoti kryeminister eshte basti i nje batakciu dhe mashtuesi, eshte bast me qarin e sigurte.
    Edhe debili me i fundit ne politike e di mire se “LSI-ja force e pare” eshte thjesht nje sllogan elektoral i saj per te maksimalizuar votat dhe nxitur antaresimin dhe se kjo parti, jo vetem ne keto zgjedhje, por kurre-ama kurre-nuk do te jete force e pare ne zgjedhje apo ne parlament. Brenda numrit standart te te punesuarve ne administraten shteterore e lokale, LSI-ja e ka arritur apogjeun e saj dhe tani do te filloje zbritjen.
    Prandaj, zoti kryeminister, ta vesh bast per doreheqje nese LSI del force e pare, eshte maskarallek e tallje.
    Ti e kishe shansin ne dore per kater vjet ne qeverisje, te ndeshkoje krimin e oborrit te PD-se dhe Berishes, te reduktoje ne maksimum numrat e Pd-se ne zgjedhjet e radhes si dhe te beje per vete elektoratin gri, dmth elektoratin asnjeanes apo indiferent, qe ti bashkohej te majtes ne shansin historik per te bere reforma shtetformuese, me moton kryesore te ndeshkueshmerise se krimit dhe korrupsionit te cdo ngjyre ne vend.
    Nese, ne kete mision, do te te pengonte Nishani apo Llalla, apo qofte edhe kupola e mafies se togave te zeza, ti i kishe votat ne Parlament, t’i shkarkoje dhe t’i shkaterroje ata per te ndertuar institucionet, te tilla qe te kishin vullnetin e reformave shtetformuese dhe te dhenjes fund te pandeshkueshmerise ne Shqiperi.
    Nese LSI-ja e Metes nuk do te donte t’i bashkohej ketij revolucioni, ti do te duhej te kishe shpallur me kohe zgjedhjet e parakoheshme dhe te udhehiqje Partine Socialiste ne sigurimin e nje shumice ne pushtet, me aleate te tjere dhe pa LSI-ine, per te vazhduar reformat dhe ndeshkimin e krimit dhe korrupsionit.
    Por ty, zoti Rama, per kater vjet, ishte Ilir Meta dhe LSI-ja qe te terhoqi zvarre e rreshqanthi, qe te telendisi dhe te peshtyu ne surrat, edhe pse ti i dhe asaj gjysmen e administrates shteterore qe kishte mbetur pa u zene nga militatntet dhe votuesit e flakte te PD-se, shumica e te cileve i ruajten vendet e tyre te punes ne kete administrate edhe pas fitores se te majtes ne vitin 2013.
    Se ti zoti Rama, je shume i lezetshem, dmth shume parimor per administraten shteterore dhe nepunesit civile, por nuk te dhimbsen fare as ministrat dhe zevendesministrat e tu, as drejtoret e institucioneve apo te policise apolitike qe ke pretenduar, as deri Ministria e Arsimit, Aluizmi e ku e di une se cfare te kerkoi Basha me ultimatum dhe ti i flake dhe ja hodhe ne preher atij sikur t’i kishe mallin e babait, si fisha bixhozi, por ama vetem karriken tende nuk e leshoje dot. Ishe gati, per cfardo qeverie teknike, mjafton ti te mbeteshe kryeminister.
    Dhe, per cfare po e beje kete? Gjoja per Vetingun!
    Vetingu ka falimentuar tashme, zoti Rama.
    Ti e shite Vetingun tek Berisha, tek Basha dhe tek Ilir Meta.
    Kupola e krimit dhe e korrupsionit eshte pale ne firmosjen e Vetingut, dmth, apriori e amnistuar prej Vetingut!
    Dhe, duke qene kupola e amnistuar prej Vetingut, automatikisht jane te amnistuar nga Vetingu e gjithe zuzareria dhe ushunjat e togave te zeza apo te bardha qe i kane sherbyer kesaj kupole dhe qe jane majmur prej saj.
    Dhe kjo eshte vepra jote zoti Edi Rama! Dhe ti e bere kete sepse je nje burracak dhe zbytharak i lindur!
    Ti zoti Rama, jo vetem qe e humbe shansin 4 vjecar ne pushtet qe te dhane 1 milion votat si mandat per te ndeshkuar krimin e qeverisjes 8 vjecare te oborrit te Berishes, por ti e humbe edhe shansin e paimagjinueshem qe te dha nje debil politik i lindur si Lulzim Basha, pikerisht ne fund te mandatit tend 4 vjecar.
    A e kupton valle se cfare ke bere me Marreveshjen e 18 Majit?
    Lulzim Basha e nxorri PD–ne politikisht jashte loje me braktisjen e Parlamentit dhe bojkotin idiot te zgjedhjeve.
    Perendimi, BE dhe USA, u rreshtuan me ty dhe, per cudi, haptazi dhe pa ekuivoke, deklaruan se do ti njihnin zgjedhjet si te rregullta edhe nese PD-ja nuk merrte pjese ne keto zgjedhje.
    Prape per cudi, pas shume vicklave dhe nen miklimin e postit presidencial per Meten, edhe LSI u regjistrua per te marre pjese ne zgjedhje.
    As ne enderr nuk do ti kishe pare keto kushte per te realizuar, brenda vitit 2018, gjithe reformat shtetformuese qe do te kishe enderruar.
    Le te t’i spjegoj fare thjesht dhe fare shkurt cfare ke humbur:
    – Ne 18 Qershor PS do ishte force e pare me mandat te forte qeverises prej mbi 87 deputete.
    -LSI do te ishte force e dyte dhe kishte dy opsione per te
    a) Ti bashkohej qeverise tende dhe te behej pjese e reformave me nje shumice kushtetuese;
    b) Ose te behej, vetem ose me parti te tjera me te vogla ne Parlament, opozite parlamentare;
    -PD-ja me satelitet e saj, do mbetej jashte parlamenti, do drobitej dhe rrudhej dhe do zvarritej rrugeve ne
    protesta pa vlere si opozite jashteparlamentare.
    -Dhe PS-ja ne Parlament, bashke me LSI-ne do miratonte Vetingun, do zgjidhte nje Kryeprokuror te ri qe te
    ishte pro reformes dhe pro vetingut, nje kryeta te ri te SHIK-ut si edhe drejtues te rinj te institucioneve te tjera kushtetuese, drejtues qe te mos fusnin shkopinj ne rrotat e reformave.
    -Dhe pas ketyre hapave, te shpallje zgjedhjet e parakoheshme ne fund te vitit 2018 apo ne Pranveren e 2019,
    zgjedhje ne te cilat PD-ja, e rraskapitur, do te hynte me bisht ne shale, e rrudhur ne elektorat dhe humbese.
    Ja, keto ke humbur ti zoti Rama, nga qe je nje burracak, dhe jo nje burre shteti!
    Tani, me degjo dhe llafin e fundit, zoti Rama.
    Sido qe te dalin zgjedhjet e 25 qershorit, PS do te jete ne opozite dhe ti nuk do te jesh me kryeminister.
    Cfardo qe te ndodhe ne zgjedhje, do te jete aleanca paszgjedhore PD-LSI ne pushtet.
    Pas gjithe ketyre hatave qe ti zoti Rama u ke bere socialisteve, duke i lene te shullohen ne diell xhepashpuar per te pare se si ngrefosen neper punet e administrates shteterore PD-istet dhe LSI-stet, pikerisht nga ato pune e poste nga te cilat u perzune me ceremoni nga Berisha & CO tamam se pse ishin socialiste.
    Pas gjithe impotences tende per te zbatuar mandatin e dhene nga 1 milion votues per ndeshkimin e ukubeteve te pushtetit 8 vjecar te Berishes dhe paturesise tende per te harruar ndeshkimin e premtuar per 21 Janarin.
    Pas turperimit publik qe te ka bere Berisha ne Parlament per 4 vjet, ku te ka futur dhe nxjerre ne hale` pas haleje, pas poshterimit dhe gelboqeve qe te hodhi Lulzim Basha nga cadra per gati 3 muaj duke te quajtur trafikant droge, kriminel e mafioz, duke bere thirrje per te terhequr zvarre dhe per te te thyer turrinjte dhe per te cilen ti, si shperblim, nuk i cove prokurorin te dera, por i fale ne tepsi kokat e ministrave dhe drejtoreve te tu me te mire si dhe, gati-gati, te gjithe qeverine.
    E pra, pas gjithe ketyre zbytherirave, ti zoti Rama kurre,ama kurre, nuk do te marresh ne 25 Qershor me shume se 63-65 mandate.
    Po, po, Partia Socialiste, vec jo nga Edi Rama, do te jete partia e pare ne parlament, por jo shumice qeverirese.
    Partia Socialiste do te kaloje ne opozite, ti nuk do te jesh me kryeminister, ne pushtet do te jene perseri horrat e PD-se dhe zuzaret e LSI-se dhe ti Edi Rama, duhet te dorehiqesh, te shkosh ne shtepi dhe te kujdesesh per Zahon e vogel.
    Leri te qete socialistet, pas kesaj, te merren me hallet e tyre dhe te zgjedhin nje kryetar, jo nje lamash.

  4. Posejdon.al says:

    I dashur moderator i komenteve,
    E di qe jeni teper te zene me fushaten elektorale, por komenti im ka te beje pikerisht me fushaten, e kam shkruar dhe derguar perpara 5-6 oresh dhe eshte nje veshtrim realist mbi menaxhimin qe Edi Rama i ka bere zhvillimeve
    politike ne vend dhe nje projeksion mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit.
    Por shoh se ju ende nuk e keni cfaqur komentin tim(edhe dy te tjera), edhe pse lajmin qe ne komentojme per bastin e Edi Rames per te lene politiken nese LSI del force e pare ne zgjedhje, e keni nxjerre tashme pas kuintave dhe veshtire se ka per ta lexuar kush.
    Nese nuk do ta cfaqni kete koment, sepse ndoshta bie ndesh me pozicionimin tuaj elektoral, a mundeni te ma dergoni mbrapsht me e-mail sepse, gabimisht , nuk e kam ruajtur ne dosjen time te komenteve?
    Faleminderit paraprakisht nese do te keni miresine te ma ktheni,p dhe “good luck” me bastin tuaj ne keto zgjedhje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje