EMRAT/ Paditen penalisht 4 drejtues të lartë arsimi, u përfshinë në fushatë

5 Qershor 2017, 21:12Politika TEMA

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka evidentuar raste të punonjësve që mbajnë pozicione drejtuese, të cilët në kundërshtim me ligjin, janë angazhuar në aktivitete të fushatës zgjedhore.

Ministria bën me dije se për të gjithë rastet ka fakte të dokumentuara dhe ka bërë kallëzim pranë organit të prokurorisë në rrethet përkatëse.

Konkretisht bëhet fjalë për: përgjegjësja e Zyrës Arsimore në Librazhd, Fatbardha Qatja; përgjegjësi i Zyrës Arsimore Gramsh, Xhevit Dyrmishi; ajo e Bulqizës, Bedrie Manjani; dhe drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, Bardhok Pula.

Ministria e Arsimit dhe Sportit shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me organet kompetente, duke vlerësuar çdo provë të depozituar në trajtimin me profesionalizëm të gjitha rasteve të përfshirjes së paligjshme të administratës shtetërore në fushatën zgjedhore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje