Kodheli feston me të rinjtë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës: Universitet në Kukës dhe shkolla profesionale për çdo bashki

5 Qershor 2017, 19:24Politika TEMA

Të rinjtë socialistë nga Kukësi, Tropoja dhe Hasi kanë zhvilluar një aktivitet festiv, ku prezentë ishin dhe kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun Kukësit Mimi Kodheli, kandidatët për deputetë Safet Gjici, Valbona Doçi, Agron Geca si dhe krytari i Bashkisë Has Adem Lala.

Nën atmosferën e ndezur, Kodheli u dha disa këshilla të rinjve të FRESSH për të pasur një të ardhme më të mirë. Kodheli u shpreh se vetëm shkollimi është shpëtimi i brezit të ri dhe Shqipërisë. Në këtë kuadër, ajo tha se po shihet e nevojshme ringritja e një Universiteti dhe në Kukës, në mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga qyteti i tyre, por të shkollohen pranë familjeve.

“Unë besoj që në projektet tona të përbashkëta me Kukësin, ne do të mbërrijmë ta ringrejmë këtë institucion, sepse Kukësi ka nevojë që ta ketë arsimin e lartë jo larg, por te shtëpia”, u shpreh Kodheli.

Kryesuesja e listës së kandidatëve të PS për qarkun Kukës theksoi se Shqipëria ka nevojë për profesionistë, të cilët për fat të keq po humbasin. “Do ta fillojmë besoj, me një shkollë të lartë në nivelin e kolegjeve, në nivelin profesional për të cilin duhet punuar. I cili nuk është i pamundur, përkundrazi është oferta që unë ju bëj sot: Shkolla profesionale në çdo Bashki”, garantoi Kodheli.

Por Kodheli nuk la pa përmendur edhe projektin ambicioz malor të vendit, i cili do të prezantohet me datë 6 qershor në qarkun e Kukësit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ftoi të gjithë të rinjtë të jenë prezentë.

Në fund Kodheli u bëri thirrje të rinjve të qëndronin përherë bashkë, pasi vetëm bashkë ata mund të ngrenë një shoqëri, për të cilën mund të ishin krenarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje