Nami! Kandidati 27 vjeçar i PS sulmon Nard Ndokën dhe Genc Pollon dhe i nxjerr sekretin Gramoz Ruçit

5 Qershor 2017, 21:57Politika TEMA

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun Fier, Ermal Petushi, gjate një takimi ditën e djeshme me të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist shqiptar në Divjakë, tregoi se jo të gjithë të rinjtë e listave përsërisin refrene dhe himne të mësuara përmendësh pa guxuar më tej. 27-vjeçari nuk foli as për reformën në drejtësi, as për vettingun, por tregoi historinë e tij që nga koha kur kryeministri prezantonte platformën e FRESSH Voice e deri sot ku kandidon për deputet të Partisë Socialiste për Qarkun Fier.

Ajo që bëri përshtypje ishte guximi për të sulmuar hapur veteranë në politikë si Deputeti i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe Genc Pollon mbi diplomat dhe sistemin e maturës shtetërore, duke i quajtur praktikisht injorantë dhe duke bërë thirrje për t’i ndëshkuar…me votë.

“Arritëm brenda mandatit të parë të shkulnim dipllomoret, këto kioska me vitrina të kristalizuara që shisnin e jepnin diploma edhe personazheve si Nard Ndoka e shumë të tjerë.

Kemi bërë maturën shtetërore, mesa mbaj mend unë në kohën time ka qenë një burrë i gjatë, me flokë të kuq, ministër arsimi, emri i tij ishte Genc Pollo, i cili shpiku një sistem prototip ku testonte dijet e nxënësve me short, me bingo, ku mund të fitoje degën e parë, por mund të fitoje edhe degën e fundit. Sot ai sistem është ndryshuar për mirë. Meqë ra fjala Gencin e kemi kandidat të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit dhe unë ftoj çdo të ri që me 25 qershor të shkojë tek kutia e votimit dhe ta ndëshkojë Gencin përmes votës”, u shpreh Petushi duke e mbyllur fjalimin me një shprehje të Gramoz Ruçit të cilin nuk e dinim qe e mbajne si “ekspert i çështjeve të zemrës”.

“Për ta mbyllur me një shprehje të shef Gramozit i cili është ekspert i çështjeve të zemrës, më 25 qershor mbyllini sytë kur bëni dashuri, por hapini po aq mirë tek kutia e votimit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje