Gafat gjuhësore të kandidatëve të PD duket se do të dominojnë këtë fushatë.
Veç pjesëmarrjes së paktë të njerëzve në takime e tubime, kandidatët e PD-së nga jugu në veri kanë dhe probleme me artikulimin drejtshkrimor të premtimeve elektorale.
Nuk e dimë se sa mund t’i besojnë njerëzit këta kandidatë, kur ata as emrin nuk ua shkruajnë dot saktë halleve e problemeve të popullit.
Gafat e fundit i ka bërë Tritan Shehu, i cili kryeson listën e PD-së në Gjirokastër i cili flet për “Pa punesi, e blektori”
Kur Tritani as fjalën blegtori nuk e shkruan dot saktë, si do mundet vallë pastaj të kuptoj qartë hallet qëi kanë qarë blegtorët.
Blegerin dy a tre here…edhe iken e merr dhene….
Sa per gabime drejtshkrimore se pari duhet te rregulloni veten tuaj, gazetaret tuaj qe bejne gabime “me thes”. Mendohet se gazetaret, qe jane diplomuar ne gazetari, kane bere ndopak edhe gjuhe shqipe, ndersa disa deputete e politikane (si p.sh. doktori T. Shehu) nuk kane bere aspak gjuhe shqipe ne fakultet. Bile nuk do ta konsideroja gabim te rende “blektori” ne vend te “blegtori”. Ju kam shkruar shpesh e shikoni sidomos perdorimin e peremrit pyetes “Kush?” qe gazetaret (jo vetem tuajt) nuk dine fare ta perdorin. E jo vetem gazetaret, por edhe folesit e radios e televizionit etj. Keshtuqe per lajme “sensacionale” gjeni gabime te tjera e jo vetem nga e djathta.
E mo mire se nuk u be qameti,nuk di fjalen blegtori por fjalen presh nuk e harron kurre.
Tritani eshte i pasionuar pas preshit prandaj njeh vetem fjalen bujqesi.
Politikanet e sotem ne Shqiperi dijne mire vetem fjalet: BREK & LEK