Lideri i Parisë Socialiste Edi Rama, në vijim të fushatës së tij elektorale, është ndalur në qytetin e Tropojës.
Rama ka thënë se vota për kreun e PD-së Lulzim Basha do të jetë një votë e humbur kot pasi ai është një politikan që gënjen masivisht.
Madje Rama ka ironizuar kryedemokratin duke thënë se ai gënjen deri në atë pikë sa premton se do të ngrerë të vdekurit nga varri.
“Kush ka nevojë Luli premton që mund të ngjallë nënën e babën tuaj. Po votuat Lulin do t’ja u ngrerë nga varri të afërmit e larguar dhe do përqafojë Republikën e Re.
Ju mashtroi nga tramvain deri tek ora e dorës.
Lulin e njoha, nuk është djalë i keq. Por artist si Luli për të treguar përralla sa hapet kamera, nuk ka. Gjumë me sy hapur, ora 12 dhe nuk do të dijë fare,” shprehet Rama.
SOT ESHTE NJE TURP I MADH TE VOTOSH PD , NE VECANTI LULEZIMEN , QE NUK JA THOTE PER PUNE , KUDO QE KA SHKELUR VETEM ZULLUME KA LENE .
NGA VERIU DERI NE JUG TE GJITHE SHQIPETARE DUHET TE VOTOJNE PARTINE SOCIALISTE , QE KA DHENE PROVAT QE DI TE QEVERISI , QE MENDON ME SHQIPTARIZEM PER VENDIN TONE .
RROFTE PS.