U padit se mori pjesë në fushatë, reagon kreu i Arsimit në Lezhë: Të jesh socialist s’është krim

6 Qershor 2017, 10:58Politika TEMA

Pas padisë që Ministria e Arsimit i bëri me pretendimin se kishte marrë pjesë në fushatë zgjedhore, reagon drejtori i Arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj.

Ky i fundit pohoi se lajmin e kishte marrë vesh nga mediat, ndërsa i cilësoi këto akuza politike.

Ai theksoi se fakti që ai ishte socialist nuk përbënte krim, pasi gjatë tri viteve në këtë detyrë ai ka zbatuar orarin.

“U informova për këto akuza nga media. Janë akuza politike, nuk kam marrë pjese në fushatën zgjedhore.

Unë jam socialist por kjo nuk përbën asnjë krim pasi për tre vite qe jam ne krye të këtij institucioni e nis punën ne oren 8:00 dhe e mbyll në orën 16:00”, tha Pulaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje